Gazeta Shqiptare

“Dil kërko borxh te komshinjtë!” Të sapomartua­r, burri rreh 23-vjeçaren derisa humb ndjenjat

-

TIRANË - Ajo refuzoi që t’u bindej urdhrave të tij. Por urdhri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një çift normal. Ai i kërkoi që gruaja të dilte të kërkonte lekë borxh tek komshinjtë, pasi i kishte xhepat bosh dhe i duheshin paratë. Kur e reja është përmendur, ka parë që partneri kishte dalë nga banesa për t’u larguar në drejtim të paditur. Policia e Kamzës thotë se për dhunën në familje shpalli në kërkim burrin dhunues, që është një 30-vjeçar, me inicialet D.D. Referuar kallëzimit të gruas së gjakosur, ai dyshohet se masakroi bashkëshor­ten me grushta derisa ajo nga dhimbja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Burime policore treguan se e reja është gjendur nën sulmin e partnerit në prani të vjehrrit dhe vjehrrës, që më pas janë munduar ta ndihmojnë të renë dhe, të frikësuar prej tij, i janë lutur që të mos merrej me të. Por duket se 23-vjeçarja gjendet nën dhunë sistematik­e nga partneri prej kohësh. Si ajo, edhe prindërit e bashkëshor­tit. Në kallëzim ajo thotë se i shoqi me siguri është një person i përkëdhelu­r që kërkon t’i plotësohen të gjitha kërkesat. “Dhuna u bë sistematik­e, është bërë e padurueshm­e. Në darkë rreth orës 20.30 pa asnjë motiv, më gjuajti, me grushte në fytyrë, më tërhoqi për flokësh gjersa u rrëzova. Në mëngjes, më kërkoi të dilja te komshinjtë dhe të kërkoja lekë borxh për të, mbasi ai nuk kishte lekë në xhep. Kur unë e kundërshto­va, sepse nuk mund ta bëja diçka të tillë, më gjuajti në kokë. Ndjej dhimbje në buzën e poshtme dhe në kokë nga pas”, ka deponuar e reja. Policia konfirmon se e kërkoi të riun në disa lokale që D.D. i frekuenton zakonisht, por pasi nuk e gjeti askund, e shpalli në kërkim policor. Denoncuesj­a shprehet para agjentëve të policisë se pas këtij sulmi, i shoqi doli i nevrikosur nga banesa: “Nuk e di se ku ka shkuar. Ai doli duke fyer dhe ofenduar dhe telefonin nuk e mori, kurse unë humba ndjenjat”, përgjigjet e reja, e cila për shkak të martesës me shkuesi është kujdesur që ta mbajë sekret dhunën sistematik­e dhe po ashtu të mbajë larg kësaj situate prindërit e saj. “Marrë nga Gazeta Si)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania