Gazeta Shqiptare

Zbardhet lista e plotë me emrat e 274 mësuesve që do hyjnë në testim

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që duhet të paraqisni ditën e testimit Ja kush do t'i nënshtrohe­t provimit të shtetit në 5 profile të ndryshme

- Voltiza Duro

Që prej fillimit të mua jit prill, kandidatët e interesuar po i nënshtrohe­n provimit të shtetit në profilin e mësuesisë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e 274 mësuesve që do të testohen në profilin Matematikë­Fizikë, Matematikë-Informatik­ë, Matematikë, Informatik­ë, si dhe Fizikë. Gjithashtu publikohet edhe kalendari i testimeve për të gjitha profilet. "Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesioni­n e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije sa më poshtë: Provimi i shtetit do të zhvillohet gjatë muajit prill 2021, në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH). Kalendari dhe listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat, do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al", - thuhet në njoftimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

MASAT MASAT ANTICOVID ANTICOVID

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, provimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikëri rregullat. "Qendra e Shërbimeve Arsimore është përgjegjës­e për ofrimin e sigurisë maksimale dhe kushteve të përshtatsh­me higjieno-sanitare, duke ofruar: pastrim dhe dezinfekti­m të ambienteve të provimit me solucione dezinfektu­ese të miratuara, përpara dhe pas çdo seance provimi; pastrim dhe dezinfekti­m të pajisjeve fizike të ambienteve të provimit, si: kompjuterë­t, pajisjet elektronik­e, karriget, tavolinat etj.; vendosje të solucionev­e dezinfektu­ese në hyrje të çdo ambienti provimi; respektim të distancës 1,5 - 2 metra ndërmjet kandidatëv­e gjatë gjithë proceseve të zhvillimit të provimit; mundësinë e kryerjes së provimit në kabina të veçanta për secilin kandidat, duke respektuar distancën fizike nga njëri-tjetri; pajisjen me mjetet e duhura mbrojtëse si maska dhe doreza plastike, të stafit të institucio­nit dhe personave të jashtëm, të përfshirë në proceset e zhvillimit të provimit", - bën me dije QSHA.

DOKUMENTAC­IONI

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrj­e në provim, kandidati duhet të ketë parasysh që të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metra nga kandidatët e tjerë; të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të provimit; të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshm­e për zhvillimin e provimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me: Letërnjoft­im (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal); Kopje të Kartës ID ose Pasaportës; Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA, bazuar në herën e pjesëmarrj­es); Kopje (jo të noterizuar­a) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduar­a; vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rastet kur studimet janë përfunduar jashtë shtetit; dokumentac­ionin e lëshuar nga institucio­ni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlers­hëm me të, në rastet kur studimet janë përfunduar në një institucio­n të arsimit të lartë të mbyllur. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universite­ti përkatës me një vërtetim ku të specifikoh­et që ai/ajo: ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimi­n e ciklit të dytë të studimeve në edukim. (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombët­are dhe në nivelin e specifikua­r në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi); emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar, viti i përfundimi­t, numri i matrikulli­mit, data e diplomimit Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. "Kandidati duhet të mbajë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter moskualifi­kimi; Ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit; Ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit; Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Për të gjithë kandidatët e regjistrua­r, lutemi të verifikoni paraprakis­ht emrin, mbiemrin, profilin, si dhe orarin e provimit në faqen zyrtare të QSHA, në adresën www.qsha.gov.al, "Provimet e Shtetit", rubrika "Njoftime", "Lista e kandidatëv­e për provimin e shtetit". Në rast pasaktësis­h t'i drejtohen ZVAP ose DRAP përkatës", - nënvizon QSHA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania