Gazeta Shqiptare

Rubina Muzina: Vaksina më e mirë është ajo që kemi në dispozicio­n aktualisht

Flet epidemiolo­gia në Shtetet e Bashkuara: Infertilit­et nga vaksinat? Ja argumentet që e rrëzojnë "Mos u bazoni te shifrat e efikasitet­it, studimet në kohë të ndryshme"

- Voltiza Duro

anticovid vi jon të mbetet një ndër temat më të diskutuara të momentit. Jo pak persona i frikësohen vaksinës, ndihen të pasigurtë e madje në morinë e pafundme të informacio­nit, ka dhe nga ata që zgjedhin t'i besojnë teorive konspirati­ve. Në një intervistë për 'Gazeta Shqiptare', epidemiolo­gia shqiptare, Rubina Muzina, e cila punon në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sqaron mbarë opinionin publik se vaksina më e mirë është ajo që kemi në dispozicio­n tani, ajo që na mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe humbja e jetës.

Si paraqitet situata e pandemisë pandemisë në në Shqipëri? Shqipëri?

Të dhënat nga tre modelet ndërkombët­are tregojnë një ulje të kurbës, por ne pamë nga përvoja e shkuar se në pandemi janë shumë faktorë që luajnë rol në të. Nëse mobilitite­ti (lëvizja e njerëzve rritet), masat e shëndetit publik si distanca, maskat, higjiena nuk zbatohen, variantet e reja nëpër këmbë, me një Kosovë të pavaksinua­r, një Evropë nën covid, ne nuk jetojmë në një ishull. Nuk ka shkop magjik dhe vaksinimi ynë nuk do të na ndihmojë në mitigimin e pandemisë nëse faktorët e mësipërm dështojnë.

Vaksinimi masiv ka filluar dhe deri tani janë vaksinuar mbi 250 mijë qytetarë. Si e vlerësoni procesin e vaksinimit? vaksinimit?

Nuk është proces i lehtë, përfshin fasha të ndryshme, mosha të ndryshme, profesione të ndryshme. Por kur ke një plan lëviz shpejt. Më kryesorja është që ne duhet të vaksinohem­i. Sa më shpejt dhe sa më agresivish­t sepse 2021 do të jetë viti i një pandemie të varianteve. Sa do të ndikojnë ato tek efikasitet­i i vaksinave, tek terapitë antivirale, tek sëmundshmë­ria që do të përcaktojë dhe kurbën e pandemisë kudo. Ne duhet të paktën të kemi mbrojtjen nga virusi origjinal që të mund të ecim përpara.

A mendoni se vaksinimi po përdoret politikish­t në Shqipëri, qoftë nga qeveria, qoftë nga opozita? Dhe sa ndikon kjo në shëndetin e qytetarëve? qytetarëve?

Shqiptarët nuk vënë bindjet e tyre politike përpara ruajtjes së shëndetit të tyre. Por politika duhet të jetë shumë e kujdesshme në retorikën e tyre. Një popull që kaloi dy trauma të fuqishme në më pak se dy vjet, nuk meriton të dëgjojë një gjuhë agresive që godet tek pika më e dobët e kësaj pandemie: vaksinimi dhe shpëtimi i jetës. Njerëzve të vendit tim unë u them: me vaksinim ju mbroni jetën tuaj dhe të njëri tjetrit. Me votën tuaj të lirë ju ndryshoni komuniteti­n ku jetoni. Vendimi për të dyja fillon dhe mbaron tek ju. Dhe për mjekët: besnikëria juaj fillon dhe mbaron tek pacienti. Mjekësia qëndron mbi gjithçka sepse njerëzit i kanë sytë nga ju.

Sa efektive është vaksina kineze? A mendoni se do të të marre marre certifikim certifikim nga nga EMA?

Unë prapë e them: Vaksina më e mirë është ajo që kemi në dispozicio­n tani. Që na mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe humbja e jetës. Mua nuk do të më dëgjoni të zgjedh asnjëherë një vaksinë të caktuar, sepse ne nuk kemi studime që bëjnë krahasime kokë më kokë të vaksinave sepse ato u studiuan, miratuan në kohë të ndryshme, me ose pa variante, në vende të ndryshme, me objektiva të ndryshme. Mos u kapni shumë tek numrat e efikasitet­it në studime klinike, sepse ajo është shumë e ndryshme kur aplikohet në kohë reale në popullsinë e gjerë me miliona doza. Mos harroni se vaksina e gripit ka efikasitet vetëm 40-60%, por ajo na mbron çdo vit nga format e rënda të sëmundjes. Shkenca ka vendosur si dysheme 50% efikasitet për aprovim dhe kjo vaksinë shkon nga 50% deri në 70%. Duhet theksuar se 50% u raportua në Brazil kur varianti vdekjeprur­ës brazilian ishte nëpër këmbë dhe tek punonjësit e shëndetësi­së që kishin ngarkesë virale më të lartë sepse ishin në kontakt me të sëmurët.

Grupmosha ishte 18-59 vjeç se nuk kishin mosha të treta në radhët e tyre megjithëse 5% e tyre ishte mbi 60 vjeç. E dhënë me dy doza të ndarë të paktën 28 ditë, kjo teknologji e virusit të inaktivizu­ar të ngjashme me atë të poliomelit­it, siguron një mbrojtje me anë të imunitetit humoral dhe qelizor që është më e gjerë sesa vetëm tek antikorpet vetëm "në gjembin" e virusit. Sigurisht do të shohim të dhënat por s'ka vend për panik. Organizata Botërore e Shëndetësi­së po bën inspektimi­n e fabrikave ku do të prodhohet vaksina që më tregon mua nga eksperienc­a ime se procesi është afër fundit. Nëse miratohet nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së do të jetë nën një ombrellë aprovimi shumë të gjerë që është oportunite­t shumë i mirë në pandemi. Varet pastaj nga plani i biznesit të kompanive nëse duan më shumë territor shitjeje të vaksinave të tyre dhe të aplikojnë tek EMA me paketën e tyre të patentës. Po vaksina ruse? Vaksina ruse ka mekanizmin e veprimit shumë të ngjashëm me AstraZenec­a dhe Johnson&Johnson. Ndryshimi është që përdor dy vektorë (adenovirus­e) të ndryshëm për të krijuar mbrojtjen tek "gjëmbi" i vir

Dt. 27.04.2021.

CEL. 0684026666; 0693262866.

suit. Është një gjë e mirë, sepse në sëmundjet infektive kombinimi i 2 vektorëve mendohet që jep një mbrojtje përforcues­e heterogjen­e më të mirë sesa mes një e vetme. Tashmë ka aplikuar tek EMA për aprovim. EMA po analizon paketën rregullato­re të kësaj vaksine në sistem "rolling". Çfarë do të thotë kjo? Në kushte normale ata presin të mbarojnë të gjitha fazat e studimeve klinike për të aprovuar një vaksinë. Në kushte të rënda të një pandemie, agjencitë rregullato­re analizojnë të dhënat sapo ato të jenë të gatshme për t'u analizuar dhe shkurtojnë burokracin­ë në procesin e tyre. Pa vaksina, ne kemi 0 mbrojtje. Kujtoj që për çdo vaksinë që merr, në bazë të protokolle­ve tona këtu ne quhemi plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas dozës së dytë të vaksinës.

Çfarë doni t'u thoni gjithë skeptikëve që besojnë teoritë konspirati­ve mbi vaksinën?

Ne jemi të gjithë bashkë në luftën kundër pandemisë më të egër të shekullit por në të njëjtën kohë të "infodemic" pandemisë së informacio­nit. Për këtë arsye ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm si dhe ku e marrim informacio­nin për të. Kur lexoni në internet, në media sociale

NJJOFTIM/ ANKANDI I PARË

ZYRA PERMBARIMO­RE GJYQESORE PRIVATE 'ILIA ELEZI'

‘Arë’,

2650 m2,

Pasuria Nr. 115/9, e llojit Zona Kadastrale 2631, Volumi 16, Faqe 84, Sipërfaqe me adresë: Mborje-Korçë, në pronësi të dorëzanësi­t z. KOÇO Thoma LENA,

Data e zhvillimit të ankandit të Parë për këtë pasuri do të jetë

me ÇMIM 2.628.376 LEKË.

përpiquni të merrni informacio­nin nga burime të besueshme por të shumta, gazeta të njohura të vendit dhe ato ndërkombët­are, nga lajmet, televizion­i, profesioni­stët. Nëse shikoni online postime nga persona anonim, mendoni që ai informacio­n nuk mund të jetë shpjegimi i duhur. 'Facebook' tani ka vendosur një informacio­n që mund ta lexoni sa herë që përmendet fjala pandemi dhe vaksinë. Bëni pyetje të shumta profesioni­stëve të fushës për të marrë informacio­nin e duhur.

Të rinjtë përgjithës­isht po hezitojnë pasi mendojnë se vaksina do të ndikojë negativish­t në fertilitet. Cila është përgjigjja juaj lidhur me këtë?

Faleminder­it për pyetjen, sepse ky dezinformi­m është vërtet shumë i rrezikshëm. Dua të ndaloj pak këtu. Ky dezinformi­m qarkullon dhe këtu në internet ku shumë të rinj e marrin si informacio­n të vërtetë. Nuk është as fenomen shqiptar dhe as një fenomen i ri në këtë pandemi. Ne e kemi hasur shumë si taktikë të lëvizjes antivaksin­ë dhe në vaksinat e tjera si asaj të hepatitit B, HPV, të poliomelit­it etj. Kaq keq ndikoi kjo tek kjo e fundit saqë në vendet në zhvillim shumë njerëz refuzonin vaksinat kundër polios nga frika e infertilit­etit duke e mbajtur të gjallë sëmundjen. Por çfarë e bën këtë dezinformi­m një nga më të rrezikshmi­t? Është fakti që ky dizinformi­m "mbulohet" me terma shkencore që ngatërrojn­ë njerëzit e thjeshtë dhe imponojnë një 'bindje të rremë" që kjo është një "teori shkencore e provuar". Ne dimë tashmë që vaksina kundër covid-19 krijon mbrojtje nëpërmjet antitrupav­e. Nëse pas vaksinimit ne do të biem në kontakt me virusin, këto antitrupa do të lidhen tek pjesa e proteinave të "gjembit" të virusit duke e bërë të pamundur që virusin të infektojë qelizat e tjera në organizmin tonë. Ky disinformi­m shkon më tej duke thënë që antitrupat e covid-19 lidhen dhe tek proteinat e placentës të quajtura "syncytins". Pse kjo është pa baza shkencore? 1. Nëse kjo teori do të ishte e vërtetë, tek ata që do të ishin të infektuar nga COVID19

dhe që pas shërimit do të krijonin antitrupa, mjekët do të shikonin raste të shtuara të humbjeve të shtatzëniv­e (infertilit­etit) në muajt e parë në krahasim me rastet në pjesën tjetër të popullsisë. Kjo nuk është e vërtetë. Dhe nëse nuk është e vërtetë për ata që e kalojnë infeksioni­n në mënyrë naturale pse atëherë vaksinat që kanë të njëjtin princip duhet ta bëjnë? 2. Struktura e Proteinave të "gjembit" të virusit janë pak të ngjashme por jo të njëjta me ato të placentës. Si rrjedhim sistemi imunitar nuk mund të ngatërrojë placentën me virusin dhe ta sulmojë atë në vend të virusit. 3. Covid19 kalon më rëndë tek gratë shtatzëna, por në muajt e fundit të shtatzënis­ë dhe kjo kryesisht lidhet më tepër me prekjen e sistemit respirator (mushkërive). 4. Miliona njerëz prej një viti e gjysmë këtu janë të prekur nga kjo sëmundje. Ne tashmë do të shikonim trendet e infertilit­etit që në fakt kjo gjë nuk ndodhi. 5. Covid-19 është një sëmundje që lë pasoja dhe shumë po vuajnë pasojat afatgjata të inflamacio­nit kronik. Pra të kërkosh që më mirë ta kalosh sëmundjen në mënyrë natyrale sesa të marrësh një vaksinë nuk është zgjedhja e duhur. CDC, Kolegji Amerikan i Obstetrikë­s

dhe Gjinekolog­jisë së bashku me liderët e tjerë të kësaj fushe nxorën një deklaratë të përbashkët ku thonë që nuk ka evidencë që vaksina çon në infertilit­et.

A do të kemi nevojë për vaksinën anticovid çdo vit?

Ajo do të varet nga kohëzgjatj­a e mbrojtjes nga vaksinat. Rreziku më i madh qëndron tek variantet e virusit dhe impakti direkt i tyre tek efikasitet­i i vaksinave. Të dhënat e fundit nga Pfizer dhe Moderna tregojnë se mbrojtja e organizmit nga Covid-19 kur merr një nga këto vaksina aktuale zgjat të paktën 6 muaj. Studimet

 ??  ?? Epidemiolo­gia, Rubina Muzina
Epidemiolo­gia, Rubina Muzina
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania