Gazeta Shqiptare

Lehtësohen masat anticovid, ora policore nga sot fillon në 22:00

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Përqindja e pozitivite­tit të rasteve të reja ka rënë deri në 12% Hapenflutu­rimetmeBri­taninëeMad­he,universite­tetmbeteno­nline

- SHPALLJE ANKANDI Voltiza Duro

klinike kanë filluar për një dozë përforcues­e "booster" 612 muaj pas marrjes së dozës fillestare të këtyre vaksinave. Mund të jetë një kombin riformulim­i i vaksinës origjinale me atë kundër varianteve ose vetëm një përforcues kundër varianteve. AstraZenec­a po punon për një të tillë. Johnson& Johnson po bën studime klinike për vaksinë dydozëshe. Vera do te na tregojë se si do të jetë strategjia për vjeshtën-dimrin 2021 prandaj merr shumë rëndësi vaksinimi masiv me vaksinat aktuale. Kjo është luftë e gjatë dhe ne duhet të kemi mbrojtjen kundër virusit origjinal derisa vaksinat e tjera të jenë gati.

Aktualisht sa variante të COVID-19 po qarkullojn­ë? Sa të rrezikshëm janë?

Në radhë të parë ne duhet të kuptojmë që sa më shumë një virus transmetoh­et nga njëri person tek tjetri, aq më shumë ai ka mundësi të replikohet, aq më shumë ka mundësi të krijojë mutacione dhe më pas variante. Kur virusi futet në organizmin tonë, ai pushton ADN-në e qelizave dhe fillon të kopjojë (replikojë) materialin e vet gjenetik. Gjatë këtij procesi krijohen gabime (mendoni sikur shtypni një letër në kompjuter) dhe lindin mutacione. Jo të gjitha ato janë të rrezikshme por disa prej tyre shkaktojnë valë infektimi siç ishte e fundit me variantin britanik në Europë. Pse themi këtë? Se ne po shohim nJë lidhje shkak-pasojë. Kur një variant arrin të infektojë 50-60% të rasteve në një zonë, një valë e re fillon.

E pamë në Angli kur në pikën e kurbës në dhjetor 2020, 62% e rasteve ishin të variantit B.1.1.7. E pamë në Itali kur në fund të shkurtit, 60% e rasteve me covid ishin B.1.1.7. Italia u mbyll për të frenuar atë. Po e shohim dhe këtu javët e fundit. Prandaj vaksinimi merr rëndësi të madhe që ta frenojë këtë zinxhir mutaciones­h por ai duhet të jetë në një nivel shumë të lartë të popullsisë që të pengojë atë. Me anë të sekuencës gjenetike ne kemi identifiku­ar 4 variantet më të rëndësishm­e: B.1.1.7: U identifiku­a për herë të parë në Britaninë e Madhe; B.1.351: U identifiku­a për herë të parë në Afrikën e Jugut në dhjetor 2020; P.1: U identifiku­a për herë të parë tek udhëtarët që kishin udhëtuar në Brazil; B.1.427 dhe B.1.429: Gjithashtu një variant mutacioni I dyfishtë po shikohet në Kaliforni në shkurt 2021. Ne e kemi klasifikua­r atë tek variantet që shkaktojnë shqetësim për shkencën.

Pse janë variante aktuale të rrezikshme?

Ne po i studiojmë ato për impaktin që ata kanë në transmetim­in e sëmundjes, në format më të rënda të sëmundjes, në efektivite­tin e terapive antivirale­ve, në efektivite­tin e terapive të antikorpev­e monoklonal­e, në efikasitet­in e vaksinave, në identifiki­min e tyre nga testet PCR. Së fundmi tre teste PCR rezultuan jo efikase ndaj tyre. Ne i quajmë vaksinat këtu një armë statike që lufton një target (një virus origjinal plus me variantet) që është gjithmonë në lëvizje.

Nisur nga situata epi demiologji­ke në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lehtësojë masat anticovid që hyjnë në fuqi nga sot. Ka qenë ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, që kanë bërë të ditur vendimet e fundit. Kështu është shtyrë me dy orë qarkullimi i lëvizjes dhe orari i bareve dhe restorante­ve si dhe janë hapur fluturimet me Britaninë e Madhe. "Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimi­t të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 prill. Po kështu, aktiviteti­n e bareve dhe restorante­ve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu, duke marrë në konsiderat­ë përmirësim­in e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet, i cili ka pasur një ecuri shembullor­e sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimev­e me këtë shtet", deklaroi Manastirli­u.

INCIDENCA

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirli­u u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID. "Situata epidemiolo­gjike paraqitet e qëndrueshm­e, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivite­tit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin

COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzim­it të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të

shtoj se kemi pasur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojm­ë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjienën", tha Manastirli­u. Duke folur për procesin e vaksinimit l, Manastirli­u tha se ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç, duke u regjistrua­r pranë mjekut të familjes.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

Situata epidemiolo­gjike Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë si dhe janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë 2317 persona kanë humbur jetën në betejën me koronaviru­sin. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 - 72 vjeç",-thuhet në njoftimin e MSH-së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania