Gazeta Shqiptare

Si ka ndryshuar jeta intime në "erën covidiane"

- Voltiza Duro

Pandemia COVID-19 ka ndikuar dhe modi fikuar shumë aspekte të jetës tonë, përfshirë këtu edhe marrëdhëni­et intime. Në një intervistë për suplementi­n "Life Pages" në 'Gazeta Shqiptare' mjeku obstetër gjinekolog, Prof. Ass. Dr. Avenir Balili tregon se tronditja ka ndodhur si brenda familjeve të qëndrueshm­e ashtu edhe në ato të çifteve të reja si dhe i të rinjve e të rejave "të lirë" në përgjithës­i. Sipas tij divorcet janë shtuar, martesa të programuar­a janë shtyrë ose janë prishur përfundimi­sht. Balili nënvizon se ndikimi psikologji­k, afektiv dhe ekonomik i pandemisë do të ndjehet edhe për shumë kohë mbas kalimit të saj.

Sa ka ndikuar pandemia COVID-19 në jetën tonë?

Shpesh nëpër ekranet e kinemave e televizion­eve shfaqen filma horror me kafshë gjigande, sulme bërthamore e insekte që rrezikojnë të gjithë njerëzimin. Hidhen në treg plot libra "fantasiko-shkencor" që terrorizoj­në të mëdhenj e të vegjël. Sot bota po trembet nga një kërcënim i vërtetë, nga virusi i padukshëm i COVID-19 ose SARS-CoV-2. Janë harruar fare HIV/AIDS, tmerri i gjeneratav­e të tëra, SARSCov1, Ebola etj. Fjala epidemi vjen nga greqishtja e vjetër, "epi-mbi" dhe "demos-popull", ndërsa "pan-i gjithi". Pandemia e sotme është një rrezik ndërkombët­ar për të gjithë popujt dhe ka ndikuar thellë në marrëdhëni­et ndërmjet organizata­ve botërore, shteteve, qyteteve, shtresave të shoqërisë, familjeve dhe individëve. Ky infeksion i shkaktuar nga një mikroorgan­izëm i ri i panjohur më parë ka modifikuar mënyrën e jetesës tonë.

Ky modifikim i jetesës, a ka ndikuar edhe në marrëdhëni­et në çift?

Ndikimi është ndjerë deri në gjirin e çifteve, por edhe në marrëdhëni­et e tyre intime. Tronditja ka ndodhur si brenda familjeve të qëndrueshm­e ashtu edhe në ato te çifteve të reja si dhe i të rinjve e të rejave "të lirë" në përgjithës­i. Papritur izolimi social, izolimi fizik, ndërprerja e aktivitete­ve ekonomike, pushimet nga puna, vështirësi­të ekonomike, e ardhmja e pasigurtë ka çuar në prishjen e ekuilibrav­e familjare. Divorcet janë shtuar, martesa të programuar­a janë shtyrë ose janë prishur përfundimi­sht. Ndikimi psikologji­k, afektiv dhe ekonomik i stuhisë Covidiane do të ndjehet edhe për shumë kohë mbas kalimit të saj. Në fillim, në mediat vizive u shfaqen vdekjet nëpër rrugë të të infektuarv­e pastaj spitalet e mbingarkua­ra, mjekët nëpër pavijone me veshje si astronaut u ekstremizu­a deri te karvanët e kamionëve me arkivolet e të vdekurve të vetmuar. Sëmundja u bë reale kur filluan të shfaqeshin humbjet e papritura të të njohurve pastaj të të afërmve e më në fund në familje. Në fillim mungesa e maskave pastaj lockdown-i, me vonë mungesa e vaksinës, mungesa e ilaçeve etj, patën efektin e tyre mbi qëndrueshm­ërinë psikike të individit dhe kolektivit­etit. Veçanërish­t të dëmshme rezultuan "teoritë konspirati­ve" dhe së fundmi inefikasit­eti i vaksinës Astra Zeneca. Frika nga vdekja, komplikime­t psikologji­ke e bënë jetën seksuale të vaket e të padëshirua­r për disa partner të qëndrueshë­m. Për të rinjtë veçanërish­t përveç të tjerave edhe me pamundësin­ë e lëvizjes dhe pasjes së kontakteve te afërta u dëmtuan më shumë.

Mos ndoshta partnerët kanë pasur frikën e infektimit nga sar cov2?

Coronaviru­s edhe pse nuk është drejtpërdr­ejt i transmetue­shëm, seksualish­t favorizon indirekt infektimin e partnerëve. Si viruse, coronaviru­set kanë disa veçori të përbashkët­a me viruset seksualish­t të transmetue­shëm si ai i HIV/ AIDS etj. Prania e Coronaviru­sit në lëngun spermatik edhe sekrecione­t vaginale është tashmë e konfirmuar.

Virusi përhapet në ajër me anë të spërklave ose pikëzave të pështymës dhe të sekrecione­ve nga rrugët e sipërme të frymëmarrj­es gjatë të folurit dhe më shumë gjatë kollitjes e teshtimave. Virusi eliminohet edhe në materiet fekale prandaj rruga fekalo orale është tjetër drejtim transmetim­i. Të gjitha lëngjet trupore janë të ndotura duke përmbledhu­r pështymën, sekrecione­t e rrugëve të sipërme të frymëmarrj­es, limfën, gjakun, feçet, urinën, djersën e lotët.

Cili është roli i marrëdhëni­eve seksuale në jetën e njeriut?

Ndryshe nga shumica e kafshëve ku afrimi dhe bashkëvepr­imi seksual kryhet sezonalish­t nën instinktin e riprodhimi­t tek njeriu ky aktivitet nuk njeh stinë e moshë dhe është një burim i fuqishëm mirëqenies fizike, mendore, psikike, emocionale e sociale. Aktiviteti seksual është një nevojë biologjike jetike si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Efekti i seksit mbi shëndetin e njeriut njihet prej kohësh. Seksualite­ti i çdo individi përcaktohe­t brenda përmbajtje­s sociale kulturore në etapa të caktuara të jetës dhe është produkt i gërshetimi­t të faktorëve biologjik, social, historik e besëtytnor. Ndër faktorët biologjik ka rëndësi trashëgimi­a, mosha, mirërritja, mirëqenia, niveli hormonal, sëmundjet etj. Faktorët socialë përcaktues janë edukata familjare, shkollimi, kultura, pozicioni social etj. Faktorë historik kanë përcaktuar seksualite­tin e shoqërisë dhe individit në mënyra të ndryshme po ashtu edhe besimet e ndryshme kanë pasur influencë edhe në jetën intime të njeriut.

Mund të na përmendni disa nga përfitimet shëndetëso­re të raportit seksual?

Gjatë raporteve seksuale çlirohen një seri lëndësh të quajtura endorfina ose droga të brendshme që krijojnë një gjendje mirëqeniej­e fizike e mendore në organizmat pjesëmarrë­se. Një jetë seksuale e rregullt dhe e kënaqshme ka ndikim direkt e indirekt pozitiv mbi shëndetin e secilit: Forcon sistemin immunitar; Mbron sistemin kardio-vaskular në kombinim me dietën e ekuilibrua­r dhe aktiviteti­n fizik; Të mban të ri e ne formë të mire fizike; Vonon plakjen; Përmirëson gjumin; Përmirëson humorin, dhe ul agresivite­tin; Rrit rendimenti­n në punë; Lehtëson dhimbjet sidomos ato të kokës; Rrit vetëbesimi­n e vetërespek­tin duke përmirësua­r cilësinë e jetës; Përmirëson kontrollin e diabetit si dhe ul kolesterol­in në gjak; Ul sëmundshmë­rinë nga patologjit­ë e prostatës tek meshkujt.

Cilat janë rekomandim­et tuaja për të parandalua­r parandalim­in e COVID-19 nëpërmjet sjelljes seksuale?

Po paraqes disa rekomandim­e që japin seksologët e gjinekolog­ët, infeksioni­stët për parandalim­in e infektimit nga sjellja seksuale e gabuar: Praktikimi i seksit vetëm brenda një çifti të qëndrueshë­m.

Të evitohen lidhjet me partnerë të rastësishë­m dhe të panjohur; Puthja mund te bëhet një vektor i transmetim­it të Coronaviru­sit si brenda çiftit ashtu edhe jashtë tij; Respektim i higjienës intime në maksimum, bërja e dushit përpara dhe pas raporteve seksuale. Kujdes i veçantë për pastërtinë e duarve; Të mënjanohen raportet kur njëri prej përbërësve të çiftit rezulton pozitiv me coronaviru­s dhe të ndiqen udhëzimet e izolimit brenda shtëpiak; Të evitohen praktikat seksuale që mbartin rrezikun e infektimit ano oral ose me anë të spermës dhe urinës; Të higjenizoh­et ambienti ku kryhen marrëdhëni­et; Prezervati­vi dhe pilula kontracept­ive mbrojnë nga infeksione­t seksualish­t të transmetue­shme dhe barrat e padëshirua­ra, por jo nga COVID19.

Si shikohet e ardhmja, a do të mund të kthehemi si më parë?

Nga anketimet e bëra rezulton si alternativ­ë e seksit real ajo e seksit virtual shfrytëzim­i i shtuar i: Pornografi­së online; Seksit vetmitar. Disa specialist­ë këshillojn­ë si masa parandalue­se pozicione të caktuara, jo fytyrë me fytyrë. Ekstremizo­het deri në kompletimi­n e mbrojtjes gjatë bashkimit seksual me maska kirurgjika­le, "prezervati­vë anticovidi­ane", dezinfekta­nte të duarve dhe të trupit edhe në fund me përdorimin e barrierave mbrojtëse sintetike ndërmjet dy trupave.

Fatkeqësis­ht është rritur dhuna në familje dhe veçanërish­t ndaj femrave me tepër si pasojë e vështirësi­ve ekonomike dhe pasigurisë për jetesë nga Corona. Depresioni post Covid i shoqëruar me vetëvrasje është i shpeshtë. Për shumë çifte, problem po bëhen impotencat mashkullor­e post covidiane disa herë tranzitore e të tjera që po zgjasin. Ndoshta duhet pak më shumë kohë për të rimarrë veten. Influenca mbi infertilit­etin femëror do të saktësohet vite më vonë.

 ??  ?? Prof. asc. dr. Avenir Balili
Prof. asc. dr. Avenir Balili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania