Gazeta Shqiptare

YLLIMERJA: Propolisi i bletës, shëruesi natyral i sëmundjeve të shumta

Përdoreni edhe si plotësues shumë të mirë në dietën ushqimore të përditshme

- Voltiza Duro

Propolisi i bletës është një an tibiotik i çmuar natyral, an tiviral, antiflamat­or, antimykoti­k, antibakter­ial, antioksida­nt, imunostimu­lant, antiskepti­k e antiparazi­tar. Ky produkt i bletës është një nga medikament­et më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi. Propolis është një përzierje substancas­h regjëse, gome e balsamike që bletët e mbledhin në sythet apo në lëkurën e disa bimëve, duke e transformu­ar, me anë të sekrecione­ve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterikë, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propolisi më të rëndësishm­et janë flavonet, ku në 50 që janë zbuluar te ky medikament, 19 prej tyre janë bioaktive që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e këtij të fundit, janë gjetur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini, ndërsa ndër vitaminat numërohen vitamina B1, PP, provitamin­a A.

Efektet kurative

Propolisi rekomandoh­et të përdoret kundër diabetit; ftohjes; kisteve; alergjive; infeksione­ve të gojës, veshkave apo tëmthit. Gjithashtu, luan një rol të rëndësishë­m në kurimin e kolitit, ulçerës, mykut dhe krimbave të zorrëve, por gjen përdorim edhe në trajtimin e hazmatikës së fytyrës dhe reumatizmë­s. Ky medikament ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve të tjera si astma, spondiliar­troza, parkinsoni apo hernia diskale. Propolisi është një kombinim komponentë­sh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancas­h të shumëllojs­hme mes tyre. E veçanta e këtij medikament­i qëndron në pasurinë e madhe të flavonoide­ve, falë të cilave porpolisi siguron veçorinë antimikrob­ike. Sipas disa studimeve, rreth 1/3 e fraksionev­e të propolisit të tretshëm në alkol etilik, ka natyrë flavonoide, mes të cilave është identifiku­ar galangina dhe pinocembri­na. Këto të fundit kanë efekte shumë të mira bakteriost­atike që përfaqëson veprimin antihelmue­s.

Vetitë bakteriost­atike

dhe baktericid­e

Eksperimen­te të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdr­ejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkolike me përqindje 1020% vepron në mënyrë efikase për të ndihmuar në ndalimin e zhvillimit të baktereve të ndryshme.

Veçoritë fungicide

e antivirale

Praparatet me bazë propolisin, kanë rezultuar veçanërish­t aktive kundër infeksione­ve candida, tricolli dhe microspori, të cilët janë në gjendje të provokojnë sëmundje të shumta parazitare mbi njeriun apo dhe kafshën. Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembri­nës dhe benzip-cumarolo. Gjithashtu, propolisi paraqet një veprimtari parandalue­se në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksione­ve të ndryshme. Vlen të theksohet fakti, se ky medikament është përdorur gjithmonë edhe për rigjenerim­in e indeve në rast plagosjeje. Në rastet kur përdoret ky medikament, është fuqizuar njëkohësis­ht edhe veprimtari­a e vaksinave, si ato kundër tifos.

Mbi plagën e porsakriju­ar, hidhet propolis 4-5 herë brenda një ore, e më tej çdo 3-4 orë hidhen 10-12 pika. Ky propolis krijon një shtresë të hollë mbrojtëse midis plagës dhe mikrobeve të ambientit. Pas kësaj periudhe, propolisi shfaq vetinë cikatrizue­se, pra mbyll plagën dhe rigjeneron lëkurën. Kur plaga ka filluar të mbyllet mirë, atëherë ai hidhet mbi plagë 2-3 herë në ditë pas çdo pastrimi. Ndërsa për qetësimin e kollës, acarimit të bajameve apo kundër mykut, propolisi pihet 3-4 herë në ditë nga 5-6 pika për fëmijët deri në 7-8 vjeç dhe 10-12 pika për të rriturit. Po kështu përdoret propolisi edhe nga njerëzit e zakonshëm, dhe mund të quhet me të drejtë si një plotësues shumë i mirë në dietën ushqimore të përditshme.

 ??  ??
 ??  ?? Ylli Merja
Ylli Merja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania