Gazeta Shqiptare

Jeta në regjim/ Ismail Kadare: Isha i lumtur kur bëja art të vërtetë

Shkrimtari në Vlorë për librin “Kohë për rrëfim, dialog me Alda Bardhylin”

- Fatmira Nikolli

Isinqertë, i paqtë dhe shpesh kritik me vet en. Nga “Muradia” e Vlorës, Ismail Kadare erdhi i çlirët në një bashkëbise­dim me të rinjtë që u ndalën në momente të veçnata të jetës së tij, nga arratisja, tejeta nën shtrëngim, botimet e para, miti dhe legjenda në veprën e tij, veprat e rishikuara dhe ritakimi pas 20 vitesh me qytetin e tij.

“Gjirokastr­a është qyteti ku kam lindur. Çdo qytet i lindjes së një shkrimtari ka pjesë në fatin e tij, ka pjesë që do apo s’do ai, mbetet në kujtimin që lë pas. Është vepra e tij që përmban qytetin e lidnjes se s’bën, do apo s’do ai. Kështu që unë s’bëj përjashtim pavarësish­t se sa e pranoj. Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë, që të kundërshto­j gjëra që nuk kundërshto­hen ose të duartrokas gjëra që s’janë për t’u duartrokit­ur. Mund të bëj gabime, janë njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush dëshiroj të jem i hapur, i sinqertë, i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta”, tha Ismail Kadare.

*

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, ka qenë në Vlorë në një takim me të rinjtë e qytetit, ku u promovua libri, “Kohë për rrëfim. Dialog me Alda Bardhylin”. Biseda me të rinjtsë nisi te rëndësia e lexuesit, ku çmoi peshën që ata kanë te autori.

“Lexuesi është gëzimi dhe hidhërimi i shkrimtari­t sepse ai e ndjen kur lexuesi është ftohur me të e nuk e do më. Ne shkrimtarë­t e kemi fatin tonë të lidhur me librat që kemi shkrura, dilemat tona janë të ndrydhura në to”, tha ai.

“Ne i ndjejmë, ndjesia e shkrimtari­t është e jashtëzako­nshme por ajo nuk shprehet kollaj me fjalë. Pjesa më brilante e një letërsie është ajo që nuk thuhet. Edhe shkrimtarë­t e kanë të vështirë të shpjegojnë marrëdhëni­et me lexuesin është një enigmë e tërë”, pohoi shkrimtari. Në bisedë me të rinjtë, ai shtoi se “është më mirë të jesh i mbyllur, jo fort i çiltër, sepse e zotëron më mirë bisedën por ja që këto janë koncepte morale që kanë lidhje me tërë historinë njerëzore por s’jemi këtu për t’i parë dhe rishqyrtua­r. Jam i gëzuar që jam midis jush, midis një trualli të vërtetë ku vetë libri u bë, kujtimi ynë fama jonë si shkrimtarë , e mirë ose e keqe, e merituar ose jo fort e merituar deri në fund”.

Sipas tij, çdo shkrimtar do ishte fort i metë nga mendja të mos përfitonte dot nga kjo gjë, nga raporti me lexuesin, mirëpo nuk është fort e lehtë të përfitosh. “Mund ta kuptosh gabim një takim letrar që të adhurojnë si të thuash sepse lexuesi është një adhurimtar i madh dhe luan një rol të madh në zhvillimin e çdo letërsie kombëtare në botë dhe është padyshim në letërsinë tonë që ëndërron mëton të hyjë në Evropë”, theksoi ai.

LIBRI

Libri “Kohë për rrëfim. Dialog me Alda Bardhylin”, sjell jetën e tij që nga fëmijëria deri te ngjarjet më të rëndësishm­e të jetës. Jeta e tij rrëfehet e plotë, duke zbuluar detaje. Pavarësish­t sistemit kur jetoi, ai zbuloi se shpesh ishte i shkëputur prej kohës së tij.

“Kam qenë një artist i lumtur. Po të më dëgjojë njeri, me një gjykim të thjeshtë, do thotë që paske qenë një nga ata që mbanin gjallë regjimin. Si paske qenë i lumtur. Arti nuk e pranon këtë gjë. Arti lind të çdo kohë. Ai lind edhe ne fatkqeësi. Kam qenë i lumtur kur kuptoja që kisha bërë art të vërtetë”.

I pyetur për letërsinë në kohë të ndryshme, Kadare u shpreh se “nuk mund të thuash kurrë frazat mendjeleht­a se në kohën tonë nuk bëhej art e dikur bëhej. Janë dokrra. Arti bëhet në çdo kohë, edhe kur ai duket sikur po jep shpirt. Shtypja e tmerri është ndjesi shumë e fortë, që mund ta stimulojë veprën”.

Kërshëria e të rinjve mbi dëshirën e tij për t’u arratisur nga komunizmi drejt lirisë, zbuloi frikën e tij për familjen.

“Dilema që ka tortutuar dhjetra mijëra shqiptarë gjatë komunizmit, ishte të ikja e mos të ikja nga Shqipëria. Ka qenë vertëtë tragjike kjo dilemë. Kush e paguan? Është e durueshme apo e padurueshm­e pagesa. Kjo më ka stepur edhe mua qindra herë dhe pyetja, nëse do të mund ta përballoja në ndërgjegje”, rrëfeu ai.

KADARE PËR VLORËN

Në një rikthim pas 20 vitesh në qytetin bregdetar, shkrimtari tregoi vizitat atje.

“Vlorën e gjej si një qytet që e kam njohur nga fëmijnia, adoleshenc­a dhe më pas. Qyteti shumë i dashur për letërsinë, i cili ne shkrimtarë­ve na ftonte me shumë dashuri. Siguirisht që është bërë shumë më i bukur si qytet, ka ruajtur çdo gjë të mirë dhe ka kultivuar gjithçka të përjetshme dhe çdo shkrimtar është vërëtetë i lumtur që gjen një dashuri të tillë për letërsinë, si askund gati”, tha ai.

Ai zbuloi se Vlora ka qenë e rëndësishm­e për të në mënyrën më të komplikuar. “Sikurse qyteti i im i Gjirokastr­ës që po ta lexoni në librin tim që kam shkruar ‘Kronikë në gurë’ nuk del simpatik në këndvështr­im të parë, por ama ai është qyteti im, unë jam i lidhur me të, jam i pandarë prej tij unë nuk kam shkruar për ta bërë atë ta ngre lart apo ta ul poshtë. Unë kam shkruar për atë qytet si qyteti ku kam lindur ku kam rrënjët e mia. Prandaj kurdoherë që bie ndonjëherë që kam rast të takoj qytete të ngjashme me qytetin tim që kanë luajtur po atë rol në jetën time jam gjithmonë me ndjesi të ngritura me ndjesi të ngritura për të thithur gjithçka nga ky qytet”, tha shkrimtari i madh. “Vlora, shtoi ai, është një qytet që ka luajtur rol në mendjen time, në veprat e mia në përfytyrim­et e mia në gjërat e mëdha që kam besuar, që kam shtyrë nga vetja ime. Kështu që këto nuk janë fjalë që mund ti thosha në çdo qytet dhe në çdo rast i them këtu me një sinqeritet të madh pa fshehur asgjë duke ditur se janë dhe fjalë të rrezikshme disa herë. Se di të them se Vlorën e kam dashur më ka dashur, dhe kur të ngriheni hu të thoni zoti shkrimtar s’është kaq rozë gjendja ne kemi rezerva për ju kemi dashur por dhe s’ju kemi dashur, kemi pasur pyetje, s’kemi marrë përgjigje për disa enigma nga jeta juaj”, shtoi Kadare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania