Gazeta Shqiptare

12 prilli - Dita e Kozmonauti­kës, 60-vjetori. Për pushtuesit e parë të hapësirës kozmike

-

Efshehta dhe e panjohura gjith monë e kanë tërhequr dhe sugjes tionuar mendjen dhe fantazinë e njeriut. Qielli plot yje dhe kozmosi kanë qenë ndër të fshehtat më të mëdha, që njerëzit janë përpjekur të njohin që në ditët e para të ekzistencë­s së tyre.

Qytetërime­t e para, që njohim, kanë bërë përpjekje, për të studiuar kozmosin. Por vetëm pas shpikjes së teleskopit në vitin 1608 Njerëzimi mundi t’i shohë më hollësisht yjet. Kurse zhvillimi i vrullshëm i teknikës dhe teknologji­ve në shek. XX mundësoi jo vetëm të vrojtohet qielli dhe yjet, por dhe “të preken me dorë” ato. Flamurtarë në këtë proces u bënë BRSS dhe SHBA. “Gara kozmike” e superfuqiv­e e viteve 1940-1980 i dha një shtysë të fuqishme zhvillimit jo vetëm të fushës së kozmosit, por dhe drejtimeve të tjera ekonomike të teknologji­së së lartë, që punonin për sigurimin e fitoreve dhe rekordeve kozmike. Kozmonauti­ka në BRSS

“Ajo, çka dukej e paarritshm­e gjatë shekujve, që deri dje ishte vetëm ëndërr tejet e guximshme, sot po bëhet detyrë reale, kurse nesër... e vërtetë e kryer”. S.P.Koroljov

(Shkencëtar sovjetik, konstrukto­r i sistemeve të raketave kozmike).

Ideja për të bashkuar drejtimin kozmik me atë tokësor të veprimtari­së së njeriut i përket shkencëtar­it rus, themeluesi­t të kozmonauti­kës teorike K.E.Ciollkovsk­it. Janë të njohura fjalët e tij: “Fillimisht, në mënyrë të pashmangsh­me, ecin mendimi, fantazia, përralla... kurse pas tyre marshon llogaria e saktë”. Llogaritje­t e tij ishin vërtet më të saktat për kohën e tij, duke u bërë më pas mbështetje për inxhinierë­t e shquar sovjetikë – Sergej Koroljov dhe Mihail Tihonravov.

Kozmonauti­ka është unikale për faktin, që shumë parashikim­e, fillimisht të fantastëve, më pas u kryen nga shkencëtar­ët me shpejtësi vërtet kozmike. Që më 4 tetor 1957, vetëm 12 vite pas mbarimit të Luftës shkatërrim­tare të Madhe Patriotike 1941-1945, në BRSS, nga aerodromi kozmik në qytetin Bajkonur, u krye lëshimi i raketëmbaj­tëses “Sputnik” (Satelit), e cila më vonë doli në orbitën pranë Tokës. Ai ishte sateliti i parë i ndërtuar nga dora e njeriut dhe i lëshuar nga Toka. Lëshimi i kësaj rakete shënoi një epokë të re në zhvillimin e studimeve kozmike. Një muaj më vonë u lëshua “Sputnik-2”, me krijesën e parë të gjallë brenda, që doli në orbitën e Tokës. Ishte qeni Llajka. Ai ishte 3 vjeç dhe kthimi në Tokë me anë të konstruksi­onit të aparatit kozmik nuk ishte parashikua­r. Disa orë pas qëndrimit në kozmos qeni ngordhi nga temperatur­a e lartë, por ai dha një ndihmesë të madhe në zhvillimin e kozmonauti­kës. Pastaj, më 19 gusht 1960, në kozmos, me anijen “Sputnik-5” fluturuan qentë kozmonautë sovjetikë Bjellka dhe Strellka, të cilët u kthyen shëndoshë e mirë në Tokë pas 25 orë fluturim.

Triumf i vërtetë i shkencës sovjetike u bë lëshimi më 12 prill 1961

i anijes kozmike “Vostok” (Lindja) me njeriun e parë kozmonaut në botë në bord, Juri Gagarinin. Pikërisht këtë ditë Rusia dhe disa shtete të ish Bashkimit Sovjetik e kremtojnë si Ditën e Kozmonauti­kës. Në vitin 2011,

- viti jubilar i kozmonauti­kës botërore - në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB-së u vendos, që 12 prilli të quhet Dita ndërkombët­are e fluturimit të njeriut në kozmos. Këtë vit kjo ngjarje mbush 60 vjet.

Kjo ditë është rast i mirë, për të kujtuar emrat e yjeve më të ndezur të kozmonauti­kës sovjetike, të njohur mirë jo vetëm në atdheun e tyre, por dhe në

SERGEJ KOROLJOVI – KRYEKONSTR­UKTORI I TEKNIKËS KOZMIKE

Inxhinieri dhe konstrukto­ri i ardhshëm i teknikës kozmike Sergej Koroljovi (1909-1966) lindi në qytetin Zhitomit në familjen e një mësuesi të folklorit rus. Njohja e tij e parë me teknikën e aviacionit ndodhi në moshën 4 vjeç në qytetin Njezhin, ku e kishin çuar për të parë gjyshen dhe gjyshin. Më 4 qershor 1911 në Njezhin erdhi njëri prej pilotëve të parë rusë, popullariz­uesi i lundrimit ajror dhe aviacionit, Sergej Utoçkin, i cili kishte sjellë një avion me vete. Djali mbeti gojëhapur: në sytë e tij qilimi - fluturues i përrallës u bë i vërtetë. Më pas ai i tregoi i emocionuar moshatarëv­e të tij, që e kishte parë vetë, si fluturoi “makina me krahë” dhe një njeri brenda në të. Që në vitet e shkollës Sergej Koroljovi interesohe­j shumë për teknikën e aviacionit, atëkohë ende të re dhe manifestoi aftësi të jashtëzako­nshme lidhur me të. Në vitet 1922-1924 ai mësoi në shkollën profesiona­le të ndërtimit, duke bërë pjesë në rrethe dhe kurse të ndryshme.

Pas takimit në qytetin Kaluga me Konstandin Ciollkovsk­in (1857-1935), shkencëtar-autodidakt rus dhe sovjetik, i cili përpunoi problemet teorike të kozmonauti­kës, konstrukto­rin e ri të aviacionit e tërhoqi ideja e fluturimit në stratosfer­ë dhe siguroi themelimin në Moskë të organizatë­s shoqërore Grupi i studimit të lëvizjes reaktive (GSLR). Në gusht 1933 u krye lëshimi i parë i suksesshëm i raketës GSLR. Deri në fund të qershorit 1938 ai punoi në byro dhe laboratorë të tjerë konstruksi­oni të teknikës së aviacionit dhe raketave.

Në fund të qershorit 1938 Sergej Koroljovi u përfshi në “përndjekje­t staliniste”, midis punonjësve të tjerë të Institutit të raketave, i akuzuar për “veprimtari kundërrevo­lucionare”, u arrestua dhe u dënua me 10 vjet në kampin e edukimit dhe të punës në Kallima. Në mars 1940 u transferua në “burgun special” në Moskë, ku qëndroi me të tjerë inxhinierë të burgosur deri në korrik 1944, duke patur mundësi të punojë në profesioni­n e tij. Në fillim të vitit 1943 u caktua kryekonstr­uktor i grupit të pajisjeve të raketave. U mor me përmirësim­in e karakteris­tikave teknike të bombardues­it pikiatues Pe-2. Në korrik 1944

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania