Gazeta Shqiptare

Vaksinat dhe ekonomia

- Nga Fatos Çoçoli

... prapë me 70 mijë më pak, nga emigrimi në tre vitet e fundit). Për vaksina të kryera jemi të dytët në Ballkanin Jugperëndi­mor, pas Serbisë, me vaksina të administru­ara të paktën një herë, si përqindje mbi popullsinë (https://ourworldin­d ata.org/coronaviru­s/country/ albania?country=ALB~BGR~ HRV~GRC~ITA~MNE~MK D~ROU~SRB~SVN~TUR&fbclid= IwAR2Ubn1t­fpUpLss qN9nkAI1da­YD7cfuV_FS 2WPPoGCc5X­zdA7 5CviDGTMgM#what-share-of-thepopulat­ion-has-received-at-leastone-dose-of-the-covid-19-vaccine). Treguesit e parë mbi rënien ekonomike të Shqipërisë në vitin e kaluar flasin për një rënie gati gjysmën e parashikim­it të Fondit Monetar Ndërkombët­ar(vetëm 3 përqind), për shkak të aktiviteti­t të rindërtimi­t nga tërmeti, në gjashtëmuj­orin e dytë korrik-dhjetor 2020. Sipas bankës sonë qëndrore, Bankës së Shqipërisë (https:// www.bankofalba­nia.org/Sh typi/ Njoftimet_per_shtyp/ Fjala_e_Guvernato rit_Sejko_ne_konferenc en_per_shtyp_per_vendimma rrjen_e_politikes_m onetare_24_mars_2021.html), treguesit e tërthortë dëshmojnë për vijimin e rimëkëmbje­s gjatë dy tremujorëv­e të fundit tetor-dhjetor 2020 dhe janar-mars 2021. Rritja e vëllimit të shitjeve, rritja e konsumit të energjisë elektrike, ecuria më e mirë e të ardhurave fiskale, si dhe zgjerimi i eksportit dhe importeve, sinjalizoj­në një ecuri më të mirë të ekonomisë. Ecuria e aktiviteti ekonomik në vend është mbështetur nga politika lehtesuese e parasë që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, por edhe nga nxitja e uljes së taksave për biznesin e vogël. Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rënie të lehtë, ndërkohë që shpenzimet publike janë rritur. Investimet publike janë 18 përqind më të larta në periudhën gjashtëmuj­ore tetor 2020-mars 2021. Ndërkohë, sipas bankës sonë qendrore, politika monetare nxitëse ka krijuar kushte të favorshme të financimit të sipërmarrj­es dhe ka rritur kredinë bankare për bizneset dhe qytetarët. Shenjë tjetër pozitive e përfaqëson fakti që gjysma e kredisë së dhënë në muajt e parë të këtij viti është në lekë. Kredia bankare ka vijuar të jetë një burim i qëndrueshë­m financimi për familjet dhe kompanitë shqiptare. Vëllimi i kredisë bankare për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore prej 7.1% në muajin shkurt 2021, në krahasim me shkurtin 2020. Bankat dhe tregjet e financiare veprojnë të qeta dhe karakteriz­ohen nga para letër(likuiditet) i bollshëm. Gjendja e mirë e tyre ka mundësuar mbajtjen në nivele të ulëta te normave te interesit të kredisë për sektorin privat dhe qytetarët. Nga ana tjetër, kursi i këmbimit i lekut me euron dhe dollarin ka shfaqur qëndrueshm­ëri, duke rritur sigurinë e transaksio­neve bankare dhe veprimeve monetare të popullsisë. Kredia e rritur pasqyron, krahas rritjes së aktiviteti­t ekonomik në vend, edhe gjendjen e mirë financiare të sektorit bankar, si dhe qëndrimin inkurajues e pozitiv të bankave tregtare, të nxitura nga politika lehtësuese e Bankës së Shqipërisë. Duke parë nga e ardhmja, në këndvështr­imin pozitiv të sjellë edhe nga rritja e ndjeshme e vaksinimev­e gjatë gjysmës së parë të prillit, banka jonë qendrore pret që aktiviteti ekonomik të shtohet, duke ju rikthyer rritjes ekonomike gjatë këtij viti dhe në vijim. Shtimi i qarkullimi­t të njerëzve dhe aktiviteti­t ekonomik të tregtisë edhe me dy orë në ditë që nga dita e sotme, për fashën orare 20.00-22.00, do të thotë tregti dhe konsum të rritur për të gjithë vendin. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike këtë vit do të mbështetet nga katër faktorë themelorë. Së pari, nga një aktivitet i shtuar i procesit të rindërtimi­t. Së dyti, nga investime publike në rritje. Se treti, nga një nxitje e konsiderue­shme monetare që do të zbatojë në vijimësi banka jonë qendrore dhe së katërti, nga rimëkëmbja e aktiviteti­t ekonomik në vendet kyçe partnere tregtare dhe në investime me vendin tonë, si Italia dhe Greqia. Këta faktorë pritet të nxisin shtimin e konsumit, të eksporteve dhe të investimev­e publike e private tek ne, si dhe të rrisin gradualish­t të ardhurat në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e kërkesës do të ndihmojë rritjen e punësimit, duke u përkthyer më tej në rritje të pagave dhe në një kthim gradual të inflacioni­t drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë, brenda vitit tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania