Gazeta Shqiptare

“Na duhet kjo dekadë”, Rama: Shqipërinë e bëjmë gur të rëndë në vendin e vet

“Si recetat e Sudes”, kryeminist­ri: Opozita, me premtime boshe dhe të parealizue­shme “5 mijë euro për çdo emigrant që investon në agroturizë­m”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dje qytetarëve në Gramsh, Cërrik e Belsh që të vendosin në peshore premtimet e opozitës, që sipas tij janë boshe dhe të fryra e aspak të realizuesh­me, me punët e premtuara e të përfunduar­a të qeverisë së tij. Ai kërkoi që projektet e nisura duhet të vijojnë me votën e tyre dhe ta mbajnë në pushtet PS-në edhe për një dekadë, me qëllim që të çojë në rrugë të drejtë Shqipërinë. Edi Rama shprehu bindjen se vetëm PS-ja mund të ndalë emigracion­in dhe ta bëjë Shqipërinë të ardhmen. “Ne nuk kemi nevojë për shekuj, nuk kemi nevojë për dekada, sepse bota sot ka ndryshuar, teknologji­a, shpejtësia e lëvizjes janë rritur në mënyrë marramendë­se. Neve na duhet vetëm kjo dekadë ku kemi hyrë dhe na duhet vetëm që të mos kthehemi mbrapa e të mos bëjmë atë gabim që kemi bërë disa herë në historinë tonë e pastaj të pendohemi e të rifillojmë nga e para, si me gurin e Sizifit, ngjite e ngjite dhe bie poshtë dhe fillo ngjite prapë. E nuk mbaron historia. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vet, në këtë rajon, e ne do ta bëjmë të gjithë së bashku. Për këtë, është shumë e rëndësishm­e ta kuptojnë të gjithë, që vota në 25 prill nuk është thjesht çështje personale, nuk është thjesht çështja ‘jam i mërzitur, i pakënaqur’, por është shumë më tepër se kaq. Është çështje e një gjykimi me peshë të madhe, njësoj si ato gjykatat amerikane ku merren njerëz me short nga populli për të vendosur për një çështje me rëndësi të drejtësisë”, - deklaroi z.Rama. Për kundërshta­rët politikë, kreu i mazhorancë­s deklaroi se e duan Shqipërinë vetëm për pushtetin dhe për ta rimarrë atë, dhe se janë gati të bëjnë çdo gjë. “Këto shqiptarët i kanë dëgjuar më parë, i kanë provuar më parë dhe do të ishte kulmi që t’i provonin përsëri, duke shkuar vetë me këmbët e tyre si cjapi te kasa

DEKLARATA

“Ata që komentojnë nga Belgjika, Austria, nuk duhet të harrojnë se atje nuk vidheshin dritat para disa vitesh, nuk ishin të bllokuara kanalet vaditëse, nuk vidhej uji, nuk ishin gjykatës e prokurorë shitës të drejtësisë. Ato janë bërë me dekada. Ne nuk kemi nevojë për shekuj; sot teknologji­a, shpejtësia e lëvizjes është ndryshuar. Neve na duhet vetëm kjo dekadë ku kemi hyrë dhe të mos kthehemi pas dhe të pendohemi. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vet, prandaj 25 prilli nuk është vetëm çështje personale, por shumë më tepër se kaq”, - tha Rama.

JORIDA JORIDA TABAKU TABAKU

“Për të ndërtuar një vend më të mirë, na duhet një qeverisje që mendon për qytetarët. Rama nuk ka menduar në asnjë ditë për shqiptarët dhe familjet e tyre. Në çdo derë që kam trokitur, kam dëgjuar qytetarë që refuzojnë t’i hapin derën Ramës, që refuzojnë për të dëgjuar gënjeshtrë­n e tij. Qytetarët kanë për të vendosur jo mes Ramës apo Bashës, por mes një njeriu që gënjen dhe një njeriu që ka marrë angazhime. Të gjithë e dimë se si Shqipëria mund të ndryshojë, duke votuar PD-në dhe numrin 9. Voto PD! Voto 9!” - tha Tabaku.

pi. E unë prandaj jam i bindur që nuk do të ndodhë kështu. Njëkohësis­ht që, jo vetëm të mos ndodhë kështu, por që ne të rimarrim një mandat të fortë për të vazhduar të ngjitemi lart e për ta çuar Shqipërinë në majën ku Shqipëria meriton, duhet të mobilizohe­mi gjatë gjithë këtyre ditëve, të bashkohemi gjatë gjithë këtyre ditëve, t’i harrojmë të tjerat, sepse vota për numrin 12 në fletën e votimit nuk është një votë për një parti, është një votë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ata e duan Shqipërinë vetëm për pushtetin. Kur nuk kanë pushtetin, nuk lënë gjë pa i bërë Shqipërinë. Nuk lënë

dy gurë bashkë për ta bërë Shqipërinë rrëmujë. Janë gati edhe ta djegin për pushtetin e tyre, ashtu sikundër nuk lënë fjalë të ulët, nuk lënë poshtërsi, pabesi pa bërë kur flasin me të huajt për Shqipërinë”, - theksoi kryeminist­ri. Për Edi Ramën që kërkon një mandat të tretë qeverisës, zgjedhjet e 25 prillit janë një sprovë karakteri për socialistë­t dhe për të gjithë shqiptarët për të mos e kthyer pas Shqipërinë. Zgjedhësve, përtej përkatësiv­e politike, i kërkoi të bashkohen, pasi me planin ekonomik të PD-së, përveç dështimit nuk vjen asgjë tjetër. “Data 25 prill është

sprovë karakteri për shqiptarët, ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica, apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahe­n lumë. Nuk mund të besojmë te recetat e Sudes. Asgjë nuk ngrihet nga toka përveçse me djersë dhe sakrifica. Ato vende që janë ngritur janë ngritur nga puna dhe sakrifica. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëv­e. Nuk ka sukses të lehtë. Ne nuk jemi më në kohën kur kemi luksin të përçahemi përsëri, ikin ca e vijnë ca dhe vazhdon historia si më parë. Ne sot duhet të bashkohemi që të ndajmë

shumë qartë rrugët mes punës dhe pastaj qokave, klienteliz­mit, tanët dhe të tyreve, të ndarë më dysh”, - theksoi Rama. Në Belsh, kryeminist­ri theksoi rëndësinë e mbështetje­s financiare të gjithë atyre shqiptarëv­e që rikthehen në atdhe për të zhvilluar një prej elementëve të turizmit, atë agro. “Ne kemi

vendosur që gjatë mandatit të tretë t’i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve, babës, dhe po ashtu mundësinë e sjelljes së parave këtu në bankat e Shqipërisë pa i kërkuar llogari, përveçse ato të mos jenë para të krimit”, u shpreh Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania