Gazeta Shqiptare

Mediu me banorët e Rrogozhinë­s: Shqiptarët meritojnë një kryeminist­ër dinjitoz

-

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, gjatë një takimi elektoral me banorët e Rrogozhinë­s u bëri thirrje qytetarëve që të mos e nënvlerëso­jnë 25 prillin, por të shkojnë e të votojnë për të ruajtur dinjitetin dhe vlerat kombëtare. Përmes votës, sipas tij, qytetarit nuk do t’i japin fund vetëm korrupsion­it, por gjithashtu do të ndalojnë Ramën që të shkatërroj­ë dhe shpopulloj­ë vendin, duke zgjedhur një kryeminist­ër dinjitoz dhe vizionar. “Aferat korruptive të kryeminist­rit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin çdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëv­e për të braktisur vendin dhe planin shpopullue­s të Edi Ramës. Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeminist­ër dinjitoz, vizionar, që punon për interesat kombëtare dhe jo ato personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët”. Si përfaqësue­s i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht për të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare, e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri. “Duke i thënë të gjitha këto, unë mendoj që gjithsecil­i, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se çfarë nuk shkon në këtë vend. Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqenien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti. Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërroj­ë këto mundësi të jashtëzako­nshme që ne i kemi fituar”, - tha Mediu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania