Gazeta Shqiptare

“Do anulojmë fiskalizim­in”, Basha: S’do të ketë më inspektime dhe gjoba

Kreu i PD-së fton Ramën në debat: Hajde! Je një frikacak që fryhesh nëpër ekrane! “Taksa të ulëta në mënyrë që biznesi të rrisë pagat”

- Valentina Madani

EDI RAMA

“Jam kryeminist­ri që kam ndërtuar një sistem të tërë, atë platformën e bashkëqeve­risjes, apo e-albania-n që njerëzit t’i kapërcejnë hallkat e burokracis­ë, t’i shmangin ata që iu dalin përpara në emër të shtetit dhe i pengojnë dhe ta marrin shërbimin dhe ta gjejnë të drejtën. Sa janë ata që falë kontaktit direkt me shtetin kanë marrë shërbimin? Unë dua që e gjithë marrëdhëni­a e qytetarit me shtetit të bëhet përmes telefonit. Ne nuk i përdorim telefonat për t’u nxirë jetën juve, me kë je, hajde voto për ne. Por duam që çdo telefon të funksionoj­ë që ne, shteti t’u zgjidhim juve problemet”,- tha Rama.

Lideri demokrat Lul zim Basha gjatë një takimi dje me gratë sipërmarrë­se në Elbasan paralajmër­oi anulimin e fiskalizim­it, duke e cilësuar atë një proces korruptiv. Ai i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si më vendimtare­t pas ndryshimit të sistemit ndërkohë që ka komentuar edhe sjelljen e kryeminist­rit ndaj tij gjatë fushatës elektorale. Basha tha se Rama do që të tregojë se zgjedhjet janë duel personal mes të dyve, por sipas kryeopozit­arit kjo nuk është e vërtetë. Basha vuri në dukje se Rama nuk del në debat pasi nuk ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij. “Jeni mbajtur këto 8 vite. Kemi qenë në krahun tuaj këto 8 vite. Mbahuni dhe këto 2 javë, mos u dorëzoni sepse do vija dita më 25 prill që të përcillni këtë keqqeveris­je dhe të ndryshojmë gjithçka, në veçanti të ndryshojmë sjelljen e qeverisë me biznesin e vogël. Tani ju për 8 vite me radhë jeni heroina që keni përballuar këtë ngarkesë. Në një anë kriza ekonomike, rënia e konsumit. Nga ana tjetër, një qeveri që është sjellë armike me ju. 8 vite me radhë jeni heroina që e keni përballuar këtë situatë. Dy javë na ndajnë nga momenti i ndryshimit. Prandaj them që është moment vendimtar. Është një nga zgjedhjet më vendimtare­t që do bëjnë shqiptarët, ndoshta më vendimtarj­a pas ndryshimit të sistemit. Prandaj beteja elektorale ka degjenerua­r në një kryeminist­ër që vjen vërdallë për ta treguar këtë si një duel me mua. S’është me mua. Është duel se çfarë ke bërë këto 8 vite. Vetëm kësaj pyetjeje nuk i jep përgjigje. Prandaj nuk vjen në debat se dueli i vërtetë i politikanë­ve është debati. Në debat të vijë

KONKURRENC­A

Lulzim Basha renditi si dështime të qeverisë konkurrenc­ën dhe transparen­cën që sipas tij do të vendosen në themel të qeverisjes së re. “A e mbajti këtë zotim? Përgjigjja, jo. DASH thekson se mungesa e transparen­cës, konkurrenc­a e padrejtë dhe korrupsion­i në çdo hallkë të shoqërisë janë problemet kryesore të Shqipërisë. Garantim i transparen­cës institucio­nale me qëllim rritjen e shkallës së disponibil­itetit të të dhënave për qytetarit sipas modelit qeverisës “Open data”,- tha Basha.

TAKIMI

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte dje në Njësinë nr.7 në Tiranë, ku u prit me entuziazëm nga simpatizan­tët. “Faleminder­it për këtë pritje të jashtëzako­nshme! Si përherë më bëni të ndihem ashtu siç jam në shtëpinë time. Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj”.

jo për mua, por për t’u thënë qytetarëve çfarë bëri me premtimet këto 8 vite”,theksoi Lulzim Basha. Ftesën për debat për kryeminist­rin Edi Rama, ai e përsëriti edhe në takimin me fermerët e Baldushkut. “Besimin ne do t’jua shpërblejm­ë me punë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa zhurmë, por pa i kuptuar nuk zgjidhen dot. Mos harroni, 25 prilli është ditë bilanci për kryeminist­rin. Atë ditë kryeminist­ri në një vend normal vjen dhe jep llogari. Kryeminist­ri refuzon debatin. Shqiptarët kanë një traditë debati. Ky debatin e ka detyrim para jush jo para meje. Pse i fshihet debatit, ku është trimi i madh i debatit? E kam ftuar ditë për ditë e ftoj edhe sot para jush. Hajde e ke për detyrë! Çdo drejtues e ka për detyrë të bëjë debat para

qytetarëve, ka akoma kohë por nuk besoj se do t’i dali frika. Sado që fryhet nëpër ekrane, në thelb është një frikacak që po i ikën debatit. Ra pandemia dhe i dolën ‘petët lakrorit’, e pamë se në çfarë niveli ishte shëndetësi­a. Trego për kë ke punuar këto tetë vite, shqiptarët dhe Shqipëria është më e varfër. Unë do ta mat suksesin tim me sa lekë do të keni në xhepat tuaj”, - tha Basha. Kreu i PD-së deklaroi se me planin e PD-së për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milionë lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës. Basha u takua edhe me gra profesioni­ste të fushave të ndryshme, përpara të

cilave u zotua se do të sjellë një qeverisje konservato­re me dimension njerëzor, që do të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëzgjedhje­t e 25 prillit kreu i opozitës shkon me një plan ekonomik, që ka në themel taksat e ulëta. Ndaj votën për ndryshimin ia kërkoi edhe banorëve të Qesarakës në Tiranë, ku vijoi turin e takimeve elektorale. Bizneset iu ankuan për rënie të fuqisë blerëse, por Lulzim Basha u premtoi se qeveria e tij pas 25 Prillit do t’i ketë partnerë. Përpara të rinjve u zotua për të përmbushur një tjetër angazhim. Fytyra njerëzore që thotë se do të ketë qeveria e tij, ka parashikua­r mbështetje edhe për familjet që u prekën nga COVID-19. Rritja e pagave ishte një tjetër zotim që ndau me gratë e njësisë së Dajtit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania