Gazeta Shqiptare

PD padi në SPAK për blerjen e votave: PS, rrjet kriminal për mbledhjen e kartave ID

Dosja e plotë, PD thirrje SPAK: Procedim penal për personat e përfshirë në shkelje të ligjit Akuzat, Bardhi çon për hetim Ballën dhe 42 persona të tjerë

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e dorëzoi dje një kallë zim penal në SPAK për 43 emra, mes të cilëve edhe Taulant Balla, të akuzuar për blerje votash. PD denoncoi mbledhjen e kartave të identiteti­t të qytetarëve dhe blerjen e votave në Elbasan. Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Elbasan, Gazment Bardhi, akuzoi Taulant Ballën e PS-së se ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identiteti­t dhe blerjen e votave. Bardhi tha se për këtë çështje kanë hartuar një dosje të cilën e kanë depozituar në SPAK. Janë 43 persona të total të paditur me në krye Ballën, të cilët PD-ja i akuzon për veprat penale “Grup i strukturua­r kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsion­i aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumentev­e të identifiki­mit”, dhe “Shpërdorim­i i autoriteti­t policor”. Drejtuesi Politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, teksa renditi emrat në një deklaratë për mediat, tha se këto përpjekje bëhen sepse PS-ja e ka kuptuar se do të humbë më 25 prill. “Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ua keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identiteti­t dhe blerjen e votave”, - deklaroi Bardhi. Duke numëruar ditët që na ndajnë nga data e zgjedhjeve, Bardhi premtoi rikthimin e qetësisë pas 25 prillit dhe llogaridhë­nie për ata që tentojnë të blejnë votat. “Mos kini asnjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të

HETIMI

Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. Ne e nxisim organin e akuzës të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë. Po sot kam një mesazh për secilin prej tyre. Nuk ka krim elektoral, sado në errësirë e në fshehtësi të kryhet, që të mos zbulohet dhe ndëshkohet. Cilido prej tyre do të përgjigjet”, - tha Bardhi.

shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetëm privilegje­t e paligjshme, por edhe lirinë. Askush dhe asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, me shumicën e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit. Keqbërësit, banditët, drejtorët dhe servilët e Taulant Ballës, do të jenë më 26 prill në minorancë. Në Elbasan do të ketë drejtësi, do të ketë rend, dhe ligji do të bjerë mbi këdo që e ka sfiduar deri tani, dhe që po e sfidon edhe këto pak ditë që kanë ngelur deri në vendimin që do të marrin qytetarët. Pas 13 ditëve Elbasani do t’i kthehet qetësisë, qytetarët do të kenë mundësi për punë e mirëqenie, pa pasur frikë nga asnjë bandit apo pushtetar i lidhur me ta”, - theksoi z.Bardhi. Thirrja e PD-së për SPAK është që të reagojë dhe të kryejë punën me paanësi, duke proceduar penalisht emrat e përfshirë në skemën e blerjes së votave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania