Gazeta Shqiptare

Vjedhja e të dhënave personale, Meta: E poshtër! PS po shantazhon shqiptarët

Presidenti njofton SHBA, OSBE e Britaninë: PS në mënyrë skandaloze cenoi të dhënat personale “Të hetohet. PS ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta i bëri dje thirrje Prokuroris­ë së Posaçme që të hetojë me shpejtësi vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve. Sipas tij, PS po përdor të dhënat personale për shantazh. Në një prononcim për mediat, nga Pogradeci, kreu i shtetit akuzoi Partinë Socialiste se po shkel ligjin çdo ditë, duke përdorur forma të ndryshme për t’iu bërë presion qytetarëve. Ai u ndal edhe tek dita e zgjedhjeve, ku theksoi se 25 prilli do të jetë dita e triumfit e demokracis­ë. “Drejtuar SPAK dhe institucio­neve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdori­mit dhe të vjedhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik. Është një shkelje e papranuesh­me dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicio­n vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qytetarëve shqiptarë. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmo­në, data e fundit ishte 2 marsi”,-deklaroi Presidenti Meta.

SHKRESA

Kreu i shtetit përmes një shkrese i kërkon

ZGJEDHJET

“Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban. Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmosh­atarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qëndron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë fora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatris­ë, Ramës gati”, - tha z.Meta.

SPAK nisjen e hetimeve mbi keqpërdori­min e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste. Gjithashtu, me këtë shkresë vë në dijeni dhe OSBE, ambasadën e SHBA-së dhe Britanisë. “Përdorimi i të dhënave personale që administro­hen nga një Regjistër Publik shtetëror, si ai i AKSH-it, është nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur përgjatë kësaj fushate zgjedhore”. “Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që veç të

tjerave krijon terren për keqpëdorim­in e tyre” thuhet në shkresën e Presidencë­s që mban emrin e sekretares së përgjithsh­me të Presidencë­s, Ornela Zonja. Presidenti i Republikës, i shqetësuar nga ky skandal i denoncuar tashmë publikisht, i kërkon SPAK-ut, të nisë menjëherë hetimet, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të administru­ar dhe sekuestrua­r jo vetëm provat që faktojnë këtë veprimtari të paligjshme, por edhe për të ruajtur dhe ndaluar abuzimin që kryhet me të dhënat personale të shtetasve, nga Partia Socialiste në këtë proces zgjedhor. Të dhënat e publikuara, jo vetëm që evidentojn­ë një veprimtari të paligjshme, të konsumuar

në formë të organizuar, por nga ana tjetër, cenojnë rëndë integritet­in dhe besimin e publikut në paanshmëri­në e organeve kryesore të shtetit si SPAK, SHISH, etj. Kjo është një arsye më shumë, për nevojën urgjente që paraqet hetimi i këtij rasti. Presidenti vlerëson se, në një situatë të tillë, nuk mjafton vetëm nisja e hetimeve për rastin konkret, por SPAK duhet që me veprime konkrete proaktive, të parandaloj­ë dhe hetojë çdo lloj veprimtari­e që cenon të drejtën për zgjedhje të lira e të ndershme, mbi të gjitha për të rikthyer edhe besimin e qytetarëve tek funksionim­i i drejtësisë, pavarësia e saj, dhe ndëshkimi i shkelësve të përsëritur të ligjit”,-thuhet në shkresë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania