Gazeta Shqiptare

30-vjeçarja humb jetën gjatë lindjes në maternitet­in e Fierit, shpëton fëmija

Familjarët: Mjekët na thanë se pësoi trombozë, pastaj atak

-

FIER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tri ditë më parë në maternitet­in e Fierit, ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë pak momente para se të futej në operacion. Bëhet fjalë për 30vjeçaren Elisabeta Lamaj nga fshati Vlosht dhe e martuar në Drenovë të re në Ballsh. Mësohet se e reja ka humbur jetën të shtunën në maternitet ku kishte shkuar për të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ngjarja e rëndë është bërë publike ditën e djeshme. Lamaj është paraqitur në maternitet­in e Fierit bashkë me familjarët e saj dhe ka bërë spinalen, (gjilpëra për të përgatitur gruan

KALLËZIMI I FAMILJARËV­E

Familjarët e 30-vjeçares Elisabeta Lamaj që ndërroi jetë në sallën e lindjes ditën e shtunë kanë deklaruar se mjekët iu kanë dhënë dy versione. Pas kallëzimit që kanë bërë në polici për neglizhenc­ën e mjekëve, ata u shprehën se bluzat e bardha në maternitet­in e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Lamaj ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak. “Mjekët na kanë dhënë dy versione. Mjekët thanë në fillim se pësoi trombozë dhe më pas thanë se pësoi atak,” – janë shprehur prindërit e Lamajt dhe bashkëshor­ti i saj, i cili punon si gardian në burgun e Fierit.

para lindjes). Sapo ka bërë spinalen, gruaja është ndjerë

keq, dhe mjekët kanë parë gjendjen e rëndë të saj. Ata e futën në sallën e operacioni­t dhe aty 30-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa mjekët më pas u përqendrua­n për të shpëtuar jetën e foshnjës. Ndërsa, trupi i 30-vjeçares i është nënshtruar autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj. Ndërkohë, familjarët e saj kanë bërë akuza të forta ndaj mjekëve, për neglizhenc­ë në detyrë. Ata pretendojn­ë se mjekët nuk janë kujdesur mjaftueshë­m për të renë, dhe se për këtë arsye ajo ka ndërruar jetë.

Familjarët kanë bërë edhe kallëzim në polici për bluzat e bardha. Pas kallëzimit që kanë bërë në polici për neglizhenc­ën e mjekëve, familjarët u shprehën se bluzat e bardha në maternitet­in e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Lamaj ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak. Detaje të tjera për ngjarjen nuk bëhen ende me dije, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të familjarëv­e. Fatmirësis­ht foshnja e që ajo solli në jetë gëzon shëndet të plotë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet zyrtare të vdekjes së të resë, nënë edhe e një fëmijë tjetër 5 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania