Gazeta Shqiptare

Raporti i Europol nxin Shqipërinë: Burim kryesor droge drejt BE-së, rajoni “portë hyrëse” për heroinën

Rrjetet kriminale shqiptare janë shumë të organizuar­a, funksionoj­në me parimin e hierarkisë Presidenti Meta nuk kursehet, gjen fajtorin: Përgjegjës­e “Rilindja”!

-

Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor trafikuar në Bashkimin Europian pasuar nga Maroku, Afganistan­i, Libani dhe Siria.

Në këtë përfundim arrin Europol në raportin e publikuar dje “Vlerësimi i kërcënimit nga krimet e rënda dhe të organizuar­a” i Policisë Europiane. Në rreth 108 faqe të raportit, përmendet goditja e bërë nga Policia spanjolle ndaj grupit shqiptar që kultivonte kanabis në disa zona të qeta në periferi të Barcelonës, ndërsa nuk munguan as kapjet e bëra në kamionët që kishin si destinacio­n Holandën.

Sipas raportit “SOCTA2021”, rrjetet kriminale merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuar­a. “Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike të strukturua­r me role dhe nivele të përcaktuar­a mirë përreth drejtuesve ose relativish­t të organizuar fort por e pastruktur­uar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Një pjesë e madhe e rasteve raportuar në Europol duke shfaqur dhunë fatale dhe serioze kanë të bëjnë me drogë, në veçanti me tregtinë e kanabisit”, thekson raporti.

Përveç Shqipëria, shqiptarët duket se kanë shtrirë gjerësisht veprimtari­në e tyre në fushën e kanabisit edhe në Spanjë. Europol bën

RAPORTI “SOCTA2021”

Sipas raportit “SOCTA2021”, të publikuar nga Europol, Shqipëria është “kampione” në trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht të kanabisit. Ndërkohë që theksohet se së fundmi, Ballkani është kthyer në portë hyrëse për heroinën që vjen nga vendet e Amerikës Latine. “Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor trafikuar në BE. Rrjetet kriminale merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuar­a. Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike strukturua­r me role dhe nivele të përcaktuar­a mirë. Një pjesë e madhe e rasteve të raportuara në Europol kanë shfaqur dhunë fatale dhe serioze janë të lidhura me drogën, në veçanti me tregtinë e kanabisit”,-shkruhet në raport

me dije se grupet kriminale kryesisht nga shtetas shqiptarë, kanë krijuar fabrika të prodhimit në shkallë të gjerë të kanabisit me trekatër korrje në vit në zonat e qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë. Duke vjedhur energjinë elektrike, ata kanë shkaktuar humbje në rrjet prej mbi 1.5 mln euro. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Holandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë. “Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimi­t”, thekson

TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Europol ku thuhet se Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor trafikuar në Bashkimin Evropian. Pasi ka shpërndarë një link ku edhe sqarohej përmbajtja e raportit, Meta drejtoi gishtin nga Partia Socialiste, duke u shprehur se 25 prilli duhet të konsideroh­et nga qytetarët si referendum. “Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjës­e “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës,”-shkruan Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania