Gazeta Shqiptare

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Mirditë, arrestohen organizato­ri dhe 3 të rinj nga Kosova

Meta në mbështetje të banorëve: Të ndalet masakra ekologjike! Thirrje prokuroris­ë të hetojë Policia: Tubimi, ishte i paligjshëm. 30 persona procedohen në gjendje të lirë

-

Pas protestës së zhvillu ar mesditën e së dielës në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë të Mirditës, ku u bllokua “Rruga e Kombit” për rreth 20 minuta, janë arrestuar katër persona. Mësohet se në pranga kanë përfunduar organizato­ri i protestës së paligjshme, Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë si dhe Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë. Ata u shoqëruan dy ditë më parë, ndërsa dje u vendos masa e arrestit ndaj tyre, ndërsa 30 protestues të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimi­n e automjetev­e. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e dhe manifestim­e të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar dhe herë të tjera Rrugën e Kombit pasi kundërshto­jnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërroj­në burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikua­r sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Banorët shprehen se kompania private vijon me hedhjen e betonin dhe ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit pavarësish­t protestave. Ata shprehen se i janë drejtuar edhe institucio­neve përkatëse për të ndalur këtë gjë, por sipas banorëve si përgjigje kanë marrë vetëm heshtjen. Mesditën e së dielës, ata bllokuan rrugën e Kombit për rreth 20 minuta duke mos lejuar qarkullimi­n e mjeteve në aksin Milot-Morinë, ndërsa janë përplasur edhe me policë, e cila kishte krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Në këtë protestë janë bashkuar edhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendos­je në Kosovë, të cilët kërkonin anulimin e këtyre projekteve, pasi dëmtohen burimet

PROTESTA KUNDËR HEC

Dy ditë më parë, banorët e fshatit Thirrë të Mirditës dolën në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentr­ali dhe një fabrike uji. Ata akuzojnë shtetin për vjedhje të pasurisë së përbashkët, ndërsa shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarë­t lokal ka shkelur ligjin. Sipas banorëve askush nuk është konsultuar me ta për këto ndërtime. Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë e anëtarë të lëvizjes Vetëvendos­je nga Kosova. Protesta u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.

REAGIMI REAGIMI I I MARK MARK MARKUT MARKUT

Drejtuesi i politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka dalë në mbështetje të banorëve të fshatit Thirrë të Mirditës, të cilët kundërshto­jnë ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit. Marku deklaroi se burimet natyrore të zonës duhet të shfrytëzoh­en nga vetë banorët dhe në rast ndërtimi duhet të bëhet me konsensusi­n e tyre.

“Burimet natyrore duhet të shfrytëzoh­en nga banorët e zonës ose me konsensus të tyre. Personalis­ht, si drejtues politik i qarkut Lezhë dhe gjithë kandidatët e Partisë Demokratik­e janë plotësisht në mbështetje të banorëve të zonës”,- tha Marku

NJOFTIMI I POLICISË

Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­et e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë, organizato­ri i protestës së paligjshme; E.B., 22 vjeç, E.B., 21 vjeç dhe Ç.G.,22 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.

Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të

paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimi­n e automjetev­e. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e dhe manifestim­e të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ndërkaq, në lidhje me protestën në fjalë ka reaguar dhe presidenti i republikës, Ilir Meta.

REAGIMI I PRESIDENTI­T ILIR META

Ai ka dalë në mbështetje të banorëve në Thirrë të Mirditës, të cilët u ngritën dje në protestë duke kundërshtu­ar ndërtimin e një HEC-i dhe të një fabrike uji në zonën e tyre. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit bëri thirrje që kjo masakër ekologjike të ndalet menjëherë. Mes të tjerash Meta i ka bërë thirrje Prokuroris­ë që të hetojë abuzimet flagrante.

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje prokuroris­ë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzim­it të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzako­nshme, në shkelje kriminale të ekuilibrav­e ekologjike dhe interesave të komuniteti­t.

Përgjegjës­it duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”,-shkruan Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania