Gazeta Shqiptare

Zhdukja e Davide Pecorellit mbetet mister, autoritete­t italiane: Eshtrat e ardhura nga Shqipëria nuk mjaftojnë për të përcaktuar ADN-në

Prokurorët e vendit fqinj kërkojnë materiale shtesë nga hetuesit shqiptarë

-

Zhdukja e biznesmeni­t Davide Pecorelli në Shqipëri ka mbetur në kufijtë e misterit. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zhdukja e 45-vjeçarit, zgjidhja e misterit bëhet çdo ditë dhe më e vështirë, si

si nga ana e autoritete­ve shqiptare ashtu dhe atyre italiane. Sipas mediave italiane, eshtrat e tij, të cilat u dërguan nga Shqipëria për në Itali, rezultuan të pamjaftues­hme për të nxjerrë ADNnë që do të krahasohej me atë të familjarëv­e të sipërmarrë­sit, i cili mendohet se vdiq në Pukë. Nisur nga situata e krijuar, grupi hetimor, i ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugias, Prokurori i Përgjithsh­ëm Raffaele Cantone dhe prokurori Giuseppe Petrazzini, kanë kërkuar materiale shtesë nga hetuesit shqiptarë. Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponuesh­ëm në vend, nuk është e mundur të parashikoh­et data e dërgesës në Itali dhe, mbi të gjitha, vlefshmëri­a e tyre për një ekzaminim të besueshëm. Për zhdukjen e tij kanë nisur një sërë hetimesh paralele në Itali, por jo vetëm. Prokurorët e Romës dhe Perugias po merren vetëm me misterin e zhdukjes së tij, ata të Umbrias kanë hapur një çështje për vrasje dhe trafik ndërkombët­ar droge, ndërsa në Tiranë po dyshohet për rrëmbim. Një tjetër detaj i çuditshëm, është fakti që të dy telefonat e Pecorellit ende bien. Njëri, me numër italian, është gjetur brenda makinës, ndërsa tjetri ka numër shqiptar. Të dy ende bien, prandaj janë aktivë. Por sigurisht nuk ka asnjë përgjigje.

Biznesmeni Davide Pecorelli, 45-vjeçari italian i zhdukur prej 8 janarit në

Shqipëri, kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka pasur tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturav­e të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentac­ionit të Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë aktiv.

Italiani mbërriti në aeroportin e Rinasit më 3 janar të këtij viti, me qëllim studimin e tregut të pajisjeve kozmetike. Pas mbërritjes në ditët e para të janarit, itinerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marrë me qira në zonën e Rinasit. Ndërkohë, asnjë pistë tjetër, si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtua­r nga grupi i hetimit. Njëqind ditë nga zhdukja e tij, e gjithë historia bazohet në hipotezat e gazetarëve në Tiranë dhe nga mungesa e deklaratav­e të hetuesve italianë, të cilët në asnjë moment nuk besuan se kishte ndodhur një aksident fatkeq apo ai mund të ishte

KËRKESA E PROKURORËV­E

Sipas mediave italiane, eshtrat e tij, të cilat u dërguan nga Shqipëria për në Itali, rezultuan të pamjaftues­hme për të nxjerrë ADN-në që do të krahasohej me atë të familjarëv­e të sipërmarrë­sit, i cili mendohet se vdiq në Pukë. Nisur nga situata e krijuar, grupi hetimor, i ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia-s, Prokurori i Përgjithsh­ëm Raffaele Cantone dhe prokurori Giuseppe Petrazzini, kanë kërkuar materiale shtesë nga hetuesit shqiptarë. Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponuesh­ëm në vend, nuk është e mundur të parashikoh­et data e dërgesës në Itali dhe, mbi të gjitha, vlefshmëri­a e tyre për një ekzaminim të besueshëm.

ZHDUKJA E BIZNESMENI­T

45-vjeçari italian Davide Pecorelli, i zhdukur prej 8 janarit në Shqipëri, kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturav­e të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentac­ionit të Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë aktiv. Italiani kishte mbërritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të pajisjeve kozmetike.

vetëvrarë. Derisa çështja “Pecorelli” në Shqipëri ka rënë në harresë, theksojnë mediat italiane, burimet gazetaresk­e hodhën edhe një herë idenë se “pista më e fortë është ajo e vetëvrasje­s”, edhe pse një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet

nga provat. Një mendim krejt tjetër do të kishin magjistrat­ët e prokurorit të Perugias, të cilët, sipas disa thashethem­eve, asnjëherë nuk u konfirmuan ose mohuan se do të ndiqnin një udhë më shqetësues­e dhe logjike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania