Gazeta Shqiptare

I vendosën tritol në derë të banesës, pronari Artan Xhelili ishte në “Arrest shtëpie” për trafik droge

-

VLORË – Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur pasditen e djeshme Orikumin. Mësohet se sasia e lëndës plasëse, e llojit tritol, është vendosur në apartament­in e shtetasit Artan Xhelili, person me precedent penal në të kaluarën. Aktualisht, Xhelili është i dënuar me “Arrest shtëpie” për trafikim të lëndëve narkotike, pasi kishte përfunduar dënimin me burg për të njëjtat akuza. Menjëherë pas sinjalizim­it për shpërthimi­n, blutë kanë shkuar në vendlatit, ngjarje, ku kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave si dhe identifiki­min e kapjen e autorit. Ndërkohë, policia raportoi se nga shpërthimi me eksploziv nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. “Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet

PANIKU

Shpërthimi me tritol ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërkohë që pronari i banesës nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes. Ndërkohë, blutë e Vlorës kanë marrë në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.

në njoftimin zyrtar të policisë. Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pal

të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërkohë që pronari i banesës nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, blutë e Vlorës kanë marrë në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.

53-vjeçari Artan Xhelili, është arrestuar nga policia e Vlorës në korrik të vitit 2020. Xhelili, banues në

Dukat të Vlorës, përfundoi në pranga, pasi merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronik­e. Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia i gjeti dhe sekuestroi 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania