Gazeta Shqiptare

Tre kushërinj grabisin pikën e karburanti­t në Fushë-Krujë, përfundojn­ë në pranga dy prej tyre

Shpallet në kërkim i treti, hynë të kamufluar dhe me pistoletë

-

Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fushë-Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Gjolës, ku persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë 120 mijë lekë të vjetra. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia arriti të zbardhte ngjarjen, duke vënë në pranga dy persona si dhe shpallur në kërkim një tjetër. Shtetasit e arrestuar janë Skënder Çangu, 30 vjeç dhe Zenun Çangu, 17 vjeç. Ndërsa, po punohet për kapjen e 17-vjeçarit Amarildo Çangu. Sipas bluve, tre grabitësit janë nga fshati Verjon i Krujës, kushërinj me njëritjetr­in. Ndërkaq, mësohet se gjatë operacioni­t të koduar “Gjola”, policia sekuestroi një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Armëmbajtj­a pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Gjola”. Zbardhet dhe dokumentoh­et me prova ligjore

OPERACIONI OPERACIONI “GJOLA” “GJOLA”

Burime policore dje bënë me dije se gjatë operacioni­t të koduar “Gjola”, u arrestuan shtetasit Skënder Çangu, 30 vjeç dhe Zenun Çangu, 17 vjeç. Ndërsa, po punohet për kapjen e 17-vjeçarit Amarildo Çangu. Sipas bluve, tre grabitësit janë nga fshati Verjon i Krujës, kushërinj me njëri-tjetrin. Ndërkaq, mësohet se blutë sekuestrua­n një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.

vjedhja me armë në një pikë karburanti në Krujë. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim bashkëpunë­tori i tyre.

Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, mjeti dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, FushëKrujë, persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë

marrë një sasi vlere monetare në një pikë karburanti dhe janë larguar.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesiona­le operative dhe hetimore, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Krujë, u bë i mundur sigurimi i informacio­neve dhe provave, të cilat kanë çuar në zbardhjen dhe dokumentim­in me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, specialist­ët

për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Krujë, bënë të mundur finalizimi­n me sukses të operacioni­t policor “Gjola”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: S.Ç., 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Z.Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë (kushërinj me njëri-tjetrin). Gjatë operacioni­t,

shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin

e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Armëmbajtj­a pa leje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania