Gazeta Shqiptare

Bie ndjeshëm kurba e COVID-19, 125 raste të reja pozitive brenda 24 orësh

MSH: 204 pacientë të shtruar, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar 4 persona humbin jetën, shkon në 2321 numri total i viktimave

- Voltiza Duro

Kurba e COVID-19 ka pësuar ulje të ndjeshme në 24 orët e fundit duke regjistrua­r 125 raste të reja pozitive si dhe 4 humbje jete. "Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec",-theksoi Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

TË TË SHTRUAR SHTRUAR DHE DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastr­a, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 - 82 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital",-bëri me dije MSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania