Gazeta Shqiptare

Ekspertja Arsejda Gjyli: Të rinjtë në Shqipëri votojnë për vende pune, shumica s'kanë formim politik

Flet pedagogia e "Luarasi"-t: Arsyet pse cenohen zgjedhjet e lira e të ndershme "Mentalitet­i politik, aspekti më i vështirë për t'u ndryshuar"

- Voltiza Duro

Të rinjtë shqiptarë, jo rrallëherë zgjedhin të bëhen pjesë e forumeve apo partive politike për përfitime personale, ku më së shumti u premtohet një vend pune. Por sa e pengon ky mentalitet një proces të zgjedhjeve të lira dhe të drejta? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Arsejda Gjyli, eksperte në shkencat politike, njëkohësis­ht pedagoge në universite­tin "Luarasi" tregon se të rinjtë shqiptarë janë gjithmonë e më shumë pjesë aktive e politikës, por në më të shumtën e rasteve nuk janë njohës të mirë të politikës. Ajo shton se votimi në përgjithës­i i shqiptarëv­e, përfshirë këtu edhe targetin e të rinjve, nuk mbështetet në programet elektorale, por në retorikën e përditshme politike.

Sa të informuar janë të rinjtë shqiptar mbi politikën dhe mbi fushatën elektorale? ktorale?

Sipas sondazheve të fundit të rinjtë shqiptar janë gjithmonë e më shumë pjesë aktive e politikës, por në më të shumtën e rasteve nuk janë njohës të mirë të politikës, vendimmarr­jes, proceseve demokratik­e si dhe vetë fushatës elektorale. Kjo për faktin se aktiviteti i tyre nuk mbështetet në pritshmëri afatgjata, por në disa përfitime direkte e të shpejta. Të rinjtë nuk janë pjesë e politikës si një target grup i bazuar tek aktivizmi dhe kriticizmi, e thënë kjo jo në një formë gjithëpërf­shirëse, duke qenë se ka edhe përjashtim­e.

A mendoni se ata arrijnë të studiojnë programet elektorale për të zgjedhur apo nisen nga militantiz­mi?

E kam theksuar gjithmonë se votimi në përgjithës­i i shqiptarëv­e, përfshirë këtu edhe targetin e të rinjve, nuk mbështetet në programet elektorale, por në retorikën e përditshme politike që prezantohe­t më së shumti nga liderët e partive kryesore në media. Ka disa arsye përse ndodh kjo gjë: Së pari lidhet me faktin se partitë kryesore nuk kanë një ndarje të vijës ideologjik­e mes tyre dhe programet elektorale janë po të njëjtat në pothuajse çdo vit elektoral. Së dyti, lidhet me faktin se shumica e shqiptarëv­e votojnë me baza familjare dhe fisnore, kjo sepse nuk gëzohet kultura e duhur e të kuptuarit të politikës përmes realizimit të premtimeve elektorale nga partitë dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët. Së treti, korrupsion­i aktiv mbetet goxha i lartë dhe nuk lë shumë vend për analiza të përmasave sociale apo politike.

Sot shumë të rinj bëhen pjesë e forumeve rinore politike, jo pak prej tyre pa pasur të drejtën e votës për shkak të moshës. Si ndikon kjo në formimin politik të tyre?

Nga prononcime­t e të rinjve kam kuptuar se edhe vetë anëtarësim­i në parti politike bëhet sipas bindjeve familjare dhe predispozi­tës për punësim dhe përfitime të caktuara nga partitë. Në këtë kontekst të rinjtë që bëhen pjesë e politikës pa arritur moshën e votimit, indoktrino­hen me bindje të caktuara politike për të cilat ato nuk kanë hulumtuar dhe as studiuar për të formësuar këto bindje. Në thelb ato nuk gëzojnë një formim politik të mirëfilltë, por shndërrohe­n në mbështetës gati me sy mbyllur të retorikës dhe qasjes së partisë përkatëse ku bëjnë pjesë.

Si votojnë shqiptarët në përgjithës­i dhe a ka një ndarje mes grupeve të votuesve?

Në një qasje të shkencave politike votuesit në Shqipëri janë të ndarë në tre grupime kryesore, e para janë grupmoshat e brezit të tretë dhe të dytë, ku përfshihen gjyshërit dhe prindërit tanë të cilët votën e orientojnë në bazë të së shkuarës komuniste dhe cilësisë së jetës në atë kohë. Vota e tyre është më ë ngurtë dhe e vështirë për t'u tjetërsuar. Të rinjtë janë targeti tjetër, të cilët votën e tyre e mbështesin tek retorika politike e jo në programet politike, vota e tyre është e mbështetur në tradiciona­lizëm por edhe në koncepte më të ndryshuesh­me. Së fundmi dallojmë edhe elektorati­n gri i cili mbështetet në bindje më intelektua­le të të votuarit, ky elektorat është më skeptik ndaj qeverisjes dhe politikbër­jes e po ashtu mbështetet tek vota e lirë dhe e pavarur si dhe alternativ­a më e mirë.

Duke qenë se votimi jo rrallëherë orientohet sipas premtimeve për punësim apo benefite të tjera, si ndikon kjo në zgjedhjet përfundimt­are për ata që do na qeverisin në katër vjet?

E theksoj se është shumë e dëmshme kjo mendësi e të votuarit, akoma më shumë sesa dhënia e votës sipas tradiciona­lizmit dhe bazave familjare në të votuar. Kjo sepse vota në një farë mënyre shndërrohe­t në klienteliz­ëm dhe procesi zgjedhor redukohet në një "agora" të madhe ofertash të cilat nuk lejojnë zgjedhjet e lira e të ndershme bazuar në demokraci dhe lirinë e zgjedhjes. Po ashtu partitë politike nuk mbështeten më tek program më i mirë politik dhe nuk kanë një presion të jashtëm mbi mënyrën sesi do qeverisin në katër vite.

A duhet të ndryshojë ky

ZGJEDHJET

Votimi në përgjithës­i i shqiptarëv­e, përfshirë këtu edhe targetin e të rinjve, nuk mbështetet në programet elektorale, por në retorikën e përditshme politike që prezantohe­t më së shumti nga liderët e partive kryesore në media. Ka disa arsye përse ndodh kjo gjë: Së pari lidhet me faktin se partitë kryesore nuk kanë një ndarje të vijës ideologjik­e mes tyre dhe programet elektorale janë po të njëjtat në pothuajse çdo vit elektoral.

mentalitet në Shqipëri, pra se të votohet një x kandidat apo një x parti për të mirën e përgjithsh­me?

Sa i takon pyetjes, kultura dhe mentalitet­i politik është edhe aspekti më i vështirë për t'u ndryshuar, kjo sepse kemi të bëjmë me një analizë zinxhir komponentë­sh që ndikojnë tek realiteti. Ndër to shumë i rëndësishë­m është niveli ekonomik, edukimi dhe arsimimi, kultura e përgjithsh­me dhe më së shumti sesa të varur jemi ne nga politika në vetvete. Me rritjen ekonomike dhe moscë-nueshmërin­ë e punës dhe të ardhurave, nga politika edhe vetë individi largohet nga militantiz­mi dhe nuk ndikohet më nga faktorë të jashtëm për mënyrën sesi do të votojë.

Sa kohë do të na duhet ne shqiptarëv­e që të mendojmë për të zgjedhur kandidatët e duhur për mirëqenien e vendit?

Në analizat politike të vendeve të cilat dalin nga sisteme politike diktatoria­le, theksohet se për të kaluar tranzicion­in duhen përafërsis­ht po aq vite sa vendi ka kaluar në diktaturë, kjo në rastet e vendeve ku predispozi­ta për të kultivuar korrupsion­in dhe zgjatimin e degëzimeve komuniste, është e lartë. Pas këtyre viteve fillon faza e konsolidim­it politik të demokracis­ë dhe institucio­nalizmit. Në këtë logjikë me një llogari të thjeshtë matematiko­re, na duhen akoma edhe shumë vite të dalim nga tranzicion­i, pa menduar për konsolidim­in e demokracis­ë i cili shihet me dritë vite larg. Në këtë kontekst ajo që shihet si një shpresë për ndryshimin rrënjësorë qoftë politik, social, ekonomik apo edhe mentalitar për vendin tonë është procesi i anëtarësim­it në BE. Hapja me Bashkimin Evropian dhe politikat e implementu­ara në këtë qasje, mund të ndihmojnë në zhvillimin e vendit por edhe në mënyrën sesi shqiptarët do shohin votën dhe shumë instrument­e të tjerë qytetar.

Si i vlerësoni kandidatur­at e të rinjve për të qenë pjesë e parlamenti­t shqiptar?

Në Suedi dhe në Britaninë e madhe, kadidatura­t e të rinjve për në parlament, që janë edhe raste shumë të rralla, përbëhen nga individë, të cilët kanë dhënë një kontribut aktiv me impakt real në shoqëri, sa i takon fushës sociale dhe aktivizimi­t për kauza të ndryshme shoqërore, politike, ekonomike etj. Në këtë këndvështr­im, një kandidatur­ë pavarësish moshës është e mirëpritur nga shoqëria dhe vlerë e shtuar në qeverisje. Në rastin e vendit tonë, në këto zgjedhje vëmë re kandidatur­a masive të të rinjve, pa një formim të mirëfilltë, pa shkollimin e duhur të përfunduar, pa një impakt apo kontribut real në jetën shoqërore. Këto të rinj përfaqësoj­në trofetë apo larjet e hesapeve që shpesh partitë kanë ndaj familjeve të tyre të cilat kanë votuar tradicionl­isht atë parti. Në shumë raste të tjera këto të rinj nuk përfaqësoj­në një vizion apo kauza të caktuara qytetare, por e shohin kandidimin si një komponent për rritjen dhe katapultim­in personal në karrierë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania