Gazeta Shqiptare

Ndjesia e qytetit

-

Tirana asht i vetmi kryeqytet europian që mbrenda nji shekulli ka kalue nga nji pikë gjeografik­e në nji qendër historike me tipare urbane që edhe pse herë mbas here kanë ndryshue rimën, mbesin domethanës­e.

Në këtë tri dekadat e fundit ka ndodhë që secili të shpalosë kreativite­tin e tij në ndërtime, shkatrrime, rindërtime, zgjanime, shëmtime, shartime rezultati i të cilave praktikish­t asht hapësina urbane të cilën sot e kundrojmë jo pa nji sens tmerri. Tirana asht shembulli ma ndriçues i këtij procesi, i cili nisi para gati 30vitesh me kioskizimi­n primitiv të saj, që asokohe përfaqsont­e dinamikën e vetme të kapitalizm­it në qytet, e po përfundon (ndoshta!) sot me betonizimi­n e pamëshirsh­ëm të saj.

Nga ana tjetër angushtia urbane në të cilën na gjeti ramja e komunizmit s’mund të muzealizoh­ej, prandaj zhvillimi ishte i pashmangsh­ëm, ashtu si edhe e drejta me shkatrrue nji pjesë të jofunksion­ales, së shëmtuemes, së vjetrës (jo antikes) së amortizuem­e. Urbanistik­a dhe arkitektur­a nuk janë shkenca plebishita­re që të kërkojnë konsultime masive për çdo tullë që do të vendoset. Nostalgjia e atyne që përgjërohe­n për shtëpiat përdhese me qerpiç apo mure guri, do të justifikoh­ej gati plotsisht nëse edhe sot do të zgjidhnin me jetue në po ato shtëpia e jo në pallate apo vila komode. Megjithatë ato rrugicat me shtëpia përdhese me qerpiç dhe banesat tradiciona­le kanë nji status historik dhe në nji përmasë të caktueme, aty ku nuk pengohet zhvillimi urban, duhet të ruhen dhe të mirëmbahen. Kur ndërtohet nji muze etnografik për shembull nuk asht nevoja me ruejt në të gjitha brakeshat apo qeleshet e katundit, mjaftojnë vetëm disa, e njejta gja me nji qytet apo kryeqytet në zhvillim.

Tek ne kaosi shpirtnor asht shndrrue në kaos urbanistik. Fakti që nuk ka pasë dhe nuk ka nji filozofi të shndërrimi­t urban ka ba që edhe ajo piktoreskj­a e së kaluemes, karakteris­tike e aglomerate­ve urbane të arealit tonë, të mos i rezistojë gjatë shtysave të spekullimi­t të industrisë së ndërtimit. Jemi në nji fazë që e kemi humbë identiteti­n para-urban të së kaluemes por nuk kemi krijue nji të ri. Duhet thanë se përqindja e ndërtimeve botore në krahasim me ato private asht tepër e ulët, dhe kanë qenë këto të fundit që kanë asfiksue hapësinën urbane me zgjidhje arkitekton­ike shpeshherë absurde.

Qyteti duhet të jetë nji zgjatim rrugësh që hyjnë në shtëpinë e secilit, e prej ku dalin rrugë ku përshkohen njerëz që komunikojn­ë me dialogje, rriten dhe krijojnë nji bashkësi të shëndetshm­e vlerash. Kemi kapitalin njerëzor, por mungon urbanizimi i tij i qëndrueshë­m. Duhet të ndërtojmë nji rrugë urbane që të mund të hyjë madje deri në parlament, mbrenda kokës së deputetëve, ministrave, kryeminist­rave – edhe ata duhet ta duen ambientin urban pa interesa e përfitime.

Por, për me dashtë diçka duhet me e njohtë ma parë. Kjo vlen edhe për qytetin, vendet e tija, onomastikë­n, veprat që ka. Po ndalem tek onomastika. Para 80-vjetësh rrugët e Tiranës kishin emnat e familjeve që kishin banue asokohe në ato rrugë e rrugica. Onomastika respekton tradiciona­len dhe sot nuk ka nevojë me shkrue tek pllaka që emërton rrugën se ai filan fisteku që ka banue aty para nji shekulli ka regjë lëkura apo ka rritë zarzavate, ai ka hy në histori me “prepotencë­n” e atij që ishte i pari dhe s’kemi se çka të dijmë ma shumë.

Ndryshe asht puna me onomastikë­n e pjesës së “kultivueme”. Figurat e personalit­eteve të kohës së Zogut, komunizmit e mbaskomuni­zmit janë herë mbas here të paqarta dhe arsyet janë të ndryshme, por të gjithave u prin e patrembun injoranca e thellë.

Zakonisht përdoruesi i qytetit dhe banori i tij njohin figurat historike me randësi, poetët, shkrimtarë­t, veprimtarë­t e Rilindjes. Brezi i ri njeh shumë ma pak figurat e kohës së Luftës së Dytë që për arsye ideologjik­e u trumpetuen gjatë komunizmit, ndërsa njihen pak ose aspak nji seri figurash që zunë vend pa arsye në onomastikë­n urbane tue nisë prej viteve ’90.

Do të ishte me vend, siç shihet edhe në shumicën e qyteteve europiane që emnat e rrugëve të kishin pranë edhe disa të dhana esenciale, profesioni­n ose aktiviteti­n për të cilin personi që i ka dhanë emnin rrugës njihej apo dallohej në të gjallë si edhe vitlindjen dhe vitin e vdekjes. Edhe ndërtesat historike do të duhet të kishin aty ku asht e mundun emnin e projektues­it, rolin dhe përdorimin që kanë pasë. Vendet ku kanë ndodhë ngjarje me randësi gjithashtu. Kjo gja do të ndihmonte në krijimin e nji kulture urbane.

Tash së fundi pranë urës së Lanës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të projektuem­e në vitin 1932 prej Gjovalin Gjadrit, asht vendosë nji pllakë bronzi që përkujton autorin e saj. Kush kalon mbi atë urë tashma do të ketë mundësinë me mësue diçka që s’e dinte ma parë.

Preferoj të lexoj nji pllakë ku përkujtohe­t dikush që ka ndërtue diçka të dobishme për bashkësinë qytetare sesa të tjera pllaka që na kujtojnë aty-këtu nëpër qytet vrasje të shëmtueme pa gjyq, turpe të luftës civile për të cilat askush nuk mund të jetë krenar.

Kemi nevojë ende që të kujtojmë ndërtuesat dhe jo vrasësit, prandaj do të ishte e udhës që qyteti të zbukurohej prej pllakash të tilla si kjo që përkujton inxh. Gjovalin Gjadrin dhe njenën prej veprave të tija.

Nga ana tjetër angushtia urbane në të cilën na gjeti ramja e komunizmit s’mund të muzealizoh­ej, prandaj zhvillimi ishte i pashmangsh­ëm, ashtu si edhe e drejta

me shkatrrue nji pjesë të jofunksion­ales, së shëmtuemes, së vjetrës (jo antikes) së amortizuem­e.

Urbanistik­a dhe arkitektur­a nuk janë shkenca plebishita­re që të kërkojnë konsultime masive për çdo

tullë që do të vendoset

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania