Gazeta Shqiptare

“Ne jemi për punë të vështira”, Rama: Programi i PD, si firmat piramidale

“Jemi këtu jo për të ikur, por për të vazhduar”, kryeminist­ri: Ne mbajmë premtimet “Lufta për reformën në drejtësi nuk do jetë e lehtë”

- Valentina Madani

Kreu i ekzekutivi­t, Edi Rama e konsideroi dje të vështirë vitin e fundit, i cili sipas tij nisi me tërmetin dhe u pasua me pandeminë. Rama tha se është kjo arsyeja se pse e ka të vështirë të qeshë dhe të duket i freskët, për shkak se i duhet të jetë në lëvizje. Para të rinjve të Librazhdit, Rama deklaroi: “Është momenti për të mbajtur para jush një fjalë më personale. U bënë ditë në fakt, javë ndoshta, që miq të ndryshëm më shkruajnë, ‘po qesh o burrë, qesh, mos dil kaq i ngrysur, se dukesh dhe i lodhur, punët janë mirë, ne do të fitojmë’. Sigurisht që më 25 prill, pa diskutim do të fitojmë. Por, më besoni, nuk është e lehtë të qeshësh, nuk është e lehtë të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë, sepse për mua u bë më shumë se 1 vit që ka qenë një kohë jashtëzako­nisht e vështirë”, - tha Rama. Kryeminist­ri rrëfeu se çfarë ka ndodhur gjatë takimit që ka pasur me kreun e Pfizer, kur shkoi në New York për të kërkuar vaksinat. “Po ju sjell rastin tjetër kur morëm rrugën në New York në mes të pandemisë për të takuar të parin e Pfizer. ‘Nuk ka’, tha. ‘Do ta konsideroj­më kërkesën tuaj, por s’ka’, tha, etj., etj. Nuk i dola nga zyra. Nuk i dola nga zyra deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë. Natyrisht që, kjo është ana e mirë e imja. Ka edhe një anë tjetër që ma vënë në dukje njerëzit: Arrogant. Mbase, por më shumë sesa arrogant, unë do thosha kokëfortë dhe këmbëngulë­s deri në pikën që hera-herës e teproj, me siguri e teproj. ‘Si mund të flasë kryeminist­ri kështu’, thonë disa kur hyj në ‘Facebook’ dhe komentoj. Në fakt, kryeminist­rat me të cilët jemi mësuar, jo në ‘Facebook’, por as në rrugë nuk ua kthejnë sytë njerëzve”, - theksoi z.Rama.

AKUZAT

Nga Librazhdi, kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj indirekt

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania