Gazeta Shqiptare

MONIKA KRYEMADHI

-

LULZIM LULZIM BASHA BASHA

“Ndryshimi i vërtetë është përgjegjës­ia juaj. Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksion­et e kësaj rruge dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja, që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milion njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç”, - deklaroi

Basha me të rinjtë në Kavajë.

kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me deklaratat për administra­tën publike. Rama tha se, nëse do të kthehemi pas, do të përjetojmë një uragan sulmi mbi zyrat dhe vendet e punës së infermierë­ve dhe mësuesve. “Pyetja është shumë e thjeshtë: Do vazhdojmë deri në fund ta bëjmë realitet në pak vite që kemi përpara, apo do kthehemi përsëri prapa dhe do të përjetojmë një tjetër uragan sulmi mbi zyrat, mbi vendet e punës? Mbi vendet e punës të mësuesve, mbi vendet e punës të infermierë­ve, që sot nuk merren më se njeh deputetin apo se je me këtë parti apo tjetrën. Sot merren përmes të njëjtit sistem që garanton meritën përmes konkurrenc­ës dhe bën transparen­cën. Bën që askush të mos parakalojë dikë tjetër me shtysën e mikut, politikani­t, partisë. Do përjetojmë një uragan tjetër mbi sistemin e hyrjes në universite­te. Sot,

Duke publikuar një video nga takimi elektoral në Kamzë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thekson se në këtë zonë do të ndërtohet një spital. Sipas saj,

Rilindja e ka diskriminu­ar Bashkinë e Kamzës. “Flamuri i kuq i LSI-së do të reflektohe­t në votë masive për vlerat dhe angazhimet tona. Në Kamzë do të ketë një spital që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të kësaj bashkie të diskriminu­ar nga Rilindja”, shkruan Kryemadhi.

falë sistemit që po ndërtojmë, çdokush shkon në universite­t sipas meritës dhe nuk ka asnjë dallim mes djalit të një çobani në mal, mes vajzës së një sanitareje, apo djalit dhe vajzës së një ministri”, - deklaroi kreu i PS-së. Rama para të rinjve të Librazhdit akuzoi dje kundërshta­rin politik, Lulzim Basha, si njeriun i cili nuk mbajti asnjë premtim kur ishte kryebashki­ak i Tiranës. “Ne jemi përpara një zgjedhjeje që është shumë e qartë. Luli, kur konkurroi për kryetar Bashkie i Tiranës, bëri shumë premtime dhe dy ishin më fantastike­t: tramvaji i Tiranës dhe ulja e çmimit të bukës. D.m.th. arriti

FLORIANA GARO

“Më 25 prill ne mund të zgjedhim mes Shqipërisë së vështirësi­së, pafuqisë, dëshpërimi­t, Shqipërisë me ekonomi në rrënim, Shqipërisë së arrogancës, Shqipërisë së Edi Ramës, dhe Shqipërisë me ndryshim dhe shpresë, Shqipërisë ku kushdo mund ta fitojë jetën me dinjitet, Shqipërisë e cila do të bëhet gradualish­t pjesë e komuniteti­t europian. Më 25 prill Shqipëria do të zgjedhë PD-në, me Lulzim Bashën dhe Aleancën për Ndryshim, për të risjellë shpresën.”

deri aty saqë premtoi uljen e çmimit të bukës, ashtu siç premtoi që do t’u hiqte të gjitha taksat të gjithë qytetarëve të Tiranës. Pasi hyri siç hyri në Bashkinë e Tiranës, por kjo është histori tjetër, fjeti gjumë 4 vjet. Çfarë zgjedhjeje është kjo, midis një rruge që po e hapim çdo ditë me shumë mund, me shumë sforco e shumë durim e ndërkohë që në mes të rrugës, papritur e pa kujtuar na janë futur dy mostra, tërmeti katastrofi­k dhe pandemia që gjunjëzoi botën dhe një rruge së cilës i dihet fundi”, - theksoi Rama. Reformat e propozuara në ekonomi të liderit të opozitës, që kërkon një mandat qeverisës, Edi Rama i përkufizoi si ëndrra me sy mbyllur. “Pavarësish­t se ne nuk jemi të rënë nga qielli, pavarësish­t se mes nesh ka lloj-lloj njerëzish dhe si në çdo pyll nuk mungojnë as derrat, ne jemi ndryshe. Ne jemi këtu jo për të ikur, por për të vazhduar. Duke vazhduar në çdo hap për t’i bërë gjithmonë e më shumë shqiptarët, sidomos më të rinjtë, që ta gjejnë këtu të ardhmen e tyre. Për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Është shumë e bukur për ta thënë, është shumë e vështirë për ta bërë. Ne jemi për gjërat e vështira. Ne jemi për punët e vështira. Ne jemi për të mos ua bërë rrafsh njerëzve ‘më jep 1 e merr 2’. Më jepni votën, se unë do t’ju jap 1000 euro çdo muaj të gjithë atyre që kanë dyqan. Më jepni votën, se unë do ju jap 5000 euro, do ju paguaj edhe kredinë e shtëpisë të gjithë juve kur të martoheni. Më jepni votën, se unë do ju mbaj në shtëpi derisa t’ju bëhet fëmija 6 vjeç. Më jepni votën, se sapo të dilni në pension, unë do jua bëj pensionin më të madh se rrogën. Më jepni votën, se pagën minimale do jua bëj maksimale dhe maksimalen unë do jua bëj stratosfer­ike. Më jep 1 të jap 2, dhe në fund të 2 gishtat mu në sy, që të mos mundësh ta marrësh veten me vite e vite të tëra”, - tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania