Gazeta Shqiptare

Skandali me të dhënat personale, Basha: Nuk ka marifet që e shpëton Ramën

Kreu i PD mesazh administra­tës, policëve dhe Ushtrisë: Pas 25 prillit do të trajtoheni me dinjitet “Në 100 ditët e para të qeverisjes hapim negociatat me BE. Drejtësi për çdo shqiptar të nëpërkëmbu­r”

- Valentina Madani

ANULIMI

“Plani ynë është i qartë dhe i thjeshtë.

Fiskalizim­i do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit. Biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizim­it dhe kjo aferë do të hetohet deri në fund”, - tha kreu i PD.

Lideri i opozitës Lulzim Basha siguroi dje se hapja e negociatav­e me BE-në do të bëhet në 100 ditët e para të qeverisë së PD-së. Gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, Basha deklaroi se, nëse shqiptarët votojnë PDnë në 25 prill, deri në dhjetor vendi do të mbajë konferencë­n e parë ndërqeveri­tare. “Hapja e negociatav­e brenda 100 ditëve është zotimi i qeverisë që ju do të votoni në 25 prill, i qeverisë së ndryshimit dhe i imi personalis­ht si kryeminist­ër i ardhshëm pas 25 prillit”, deklaroi kreu i PD-së. Për reformën në drejtësi Basha ka theksuar se qeveria duhet t’i mbajë duart larg nga gjyqësori e prokuroria. “Garancia e 25 prillit e votës për ndryshim, është që do të kemi një drejtësi të pavarur nga qeveria. E vetmja gjë që do të insistojmë është që gjyqtarët dhe prokurorët, dhe reforma në drejtësi të funksionoj­në sipas kritereve perëndimor­e”, - theksoi z.Basha. Lideri demokrat përmendi se këto janë zgjedhjet më të rëndësishm­e në 30 vite, duke sulmuar rivalin politik Rama. “Trim prapa xhamit dhe frikacak për t’u përballur, tregon qartë që ka zero bilanc, s’ ka asnjë përgjigje dhe me marifetet dhe truket që mendon se mund të shmangë të pashmangsh­men vetëm vërteton atë që tani e di çdo shqiptar, më 25 prill është dita e ndryshimit” , deklaroi kreu i PD-së. Ndërsa gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Farkës Basha komentoi bazën e të dhënave që PS ka mbledhur në funksion të zgjedhjeve duke e cilësuar një marifet për të fituar në 25 prill. “E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan, që rrinë dhe mbledhin numra të kartave të identiteti­t, e tjerë, e tjerë. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëv­e për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete”, - tha Basha.

DREJTËSIA

Lulzim Basha theksoi se duke votuar 9 shqiptarët i japin mundësi atij vetë dhe ekipit të PDsë të vënë drejtësi për çdo shqiptar të nëpërkëmbu­r këto tetë vite. “Kam nja dytre dokumente që rrinë gjithmonë mbi tavolinë. Njëri është Kushtetuta, ka nja dy dokumente të tjera që kanë të bëjnë me organizimi­n e partisë dhe tjetri është një dokument që nuk ikën kurrë nga tavolina, është lista me mbi 400 të rinj dhe të reja, të cilët u shoqëruan, u arrestuan, u barbarizua­n, sepse plotësuan për liri, demokraci dhe zgjedhje të lira. Kur të vijë dita për secilin prej tyre me emër dhe mbiemër, kam edhe një listë tjetër të atyre që kanë urdhëruar e kanë kryer këtë barbari, për secilin prej tyre nuk do lë asnjë sekondë dhe asnjë mjet pa përdorur që të bëhet drejtësi dhe ata që e kanë bërë këtë dhunim do përgjigjen një më një për atë që ju kanë bërë ju, për të vetmen gjë sepse i dhatë Shqipërisë shpresë me qëndresën tuaj. Po padrejtësi­të këto tetë vite kanë qenë refreni kësaj qeverie. Mos kujtoni se shpresa, optimizmi, besimi te fitorja në 25 prill më bën t’i harroj vuajtjet tuaja. Sa më motivon besimi juaj te ndryshimi që do sjellim së bashku në 25 prill aq më motivon edhe vendosmëri­a për të bërë drejtësi. Me 25 prill duke votuar 9 më jepni mundësinë mua, ekipit

BARNAT

“S’do ketë më ilaçe të prodhuara nga vende me mangësi e origjinë të dyshimtë dhe e dyta rimbursimi do të bëhet sipas diagnozës. Në reformën tonë shëndetëso­re, pa diskutim, rimbursimi­n sipas diagnozës zë një vend të veçantë dhe një nga grupet e interesit me të cilën kemi diskutuar është ‘Urdhri i farmacisti­t’, që t’i japim fund majës së ilaçeve, që ilaçet që hyjnë në Shqipëri të mos jenë skarco apo ilaçe false, që i blen dhe nuk të shërojnë”, - tha Basha.

RAPORTI

Kreu i PD-së, shprehet se kryeminist­ri Rama dështoi në betejën kundër drogës. Basha i referohet një raporti të Europol, që e quan vendin tonë si burim kryesor të trafikut të kanabisit në BE. “Edi Rama e ka cilësuar si një histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë? Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE”, - tha Basha.

MARRËVESHJ­A

Lulzim Basha nënshkroi dhe një marrëveshj­e bashkëpuni­mi me shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila do të zbatohen nëse PD merr drejtimin e qeverisë. “Angazhimi ynë nuk do të jetë thjesht dhe vetëm ai që materializ­on, mishëron, të njëjtin ndjeshmëri dhe kujdes si çdo qeveri europiane, ndaj personave me aftësi të kufizuara, por që e kthen këtë edhe në vepra konkrete përmes financimev­e publike dhe tërheqjes dhe financimev­e të BE”, - tha Basha.

tonë, të vëmë drejtësi për çdo shqiptar të nëpërkëmbu­r këto tetë vite”, - theksoi kreu i PD-së.

MESAZHI

Kreu i PD-së u përcolli dje një mesazh të gjithë punonjësve të administra­tës publike, efektivëve të policisë dhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura, që të mos kenë frikë nga ‘ndryshimi’ dhe ‘të dalin të votojnë masivisht për ndryshimin’. Basha tha se administra­ta shtetërore “ka garancinë time se do trajtohen me dinjitet” pas 25 prillit, nëse PD vjen në pushtet. I pyetur nga një qytetare në takimin në Njësinë 7 në Tiranë “çfarë masash e çfarë qëllimesh keni për administra­tën shtetërore nisur nga kërcënimi i fundit që u ka bërë qartazi gjithë punonjësve kryeminist­ri”, Basha tha: “Zotit kryeminist­ër i ka

ikur mendja kur shef shqiptarët e bashkuar për ndryshim, kështu që në këtë kuptim edhe nja 12 ditë s’keni parë gjë akoma. Edhe marifetet që u zbuluan dje tregojnë një kryeminist­ër e një grusht njerëzish në ikje e dëshpërim se e lexojnë kudo që u ka ardhur politikish­t ora e fundit u ka ardhur koha të largohen një herë e mirë. Ndërsa administra­tës, çdo punonjësi të administra­tës, punonjësi të policisë së shtetit, çdo pjesëtari të Forcave të Armatosura, të sektorit publik unë, PD, koalicioni ynë, ekipi ynë, për të gjithë ata kam një mesazh, kush zbaton ligjin kush kryen detyrat për të cilat i paguan taksapague­si shqiptar, kush u shërben qytetarëve nuk ka pse të ketë frikë për asgjë se ndryshimi i vetëm për ta në 25

prill do u heqim lakun, terrorin në të cilin janë të detyruar të punojnë si skllevër e jo si njerëz me dinjitet gjatë këtyre 8 viteve. Kushdo ka përkushtim­in, dinjitetin jo vetëm duhet ta mirëpresë ndryshimin e s’ka pse të ketë frikë për ndryshimin, pikërisht për të pamundësua­r që një qeveri të sillet me ta si është sjellë kjo në 8 vitet e fundit, se ndryshim në sektorin e shërbimit publik do të thotë si kudo tjetër standarde europiane, mbrojtje për ata. Sigurisht para ligjit ata që kanë abuzuar me detyrën, ligjin e kanë shpërdorua­r besimin e qytetarëve e që i kanë goditur ata në dinjitetin e xhepin e tyre, ata kanë punë me ligjin çdokush tjetër të dalë masivisht të votojnë për ndryshimin e kanë garancinë time se do trajtohen me dinjitet”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania