Gazeta Shqiptare

“100% financim të tarifave bachelor dhe master”, Basha me të rinjtë: Punësojmë 7000-9000 të rinj çdo vit

-

Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Farkë e vuri theksin te programi i PD-së për diplomimin, stazhin e paguar të studentëve dhe më pas sigurimi i një vendi pune të mirëpaguar. Teksa shpalosi planin e tij përpara studentëve Basha tha se qeveria e tij nëse vjen në pushtet pas 25 prillit, çdo vit do ketë 10 mijë stazhe të paguara me 300 mijë lekë në muaj ndërsa përmes arsimimit dual, sipas praktikës gjermane, projekti i tij tha Basha është për të punësuar 7000 deri në 9000 të rinj çdo vit. Kjo sa i takon programit të stazheve të paguara vjetore, që sipas përvojës në vendet e Ballkanit, 7090% e tyre mbahen në punë nga kompanitë përkatëse ku studentët kanë kryer stazhin. Ne do të synojmë që brenda një kohe të shkurtër gjysma e kohës së studimeve të jetë de facto, faktikisht, praktikë. Nuk ka rëndësi nëse po studion juridik apo ekonomi, shëndetësi apo inxhinieri, gjysma e kohës do të jetë praktikë dhe në fund të studimeve për 10 mijë më të mirët do të ketë një stazh 12 mujor me një pagesë minimale 30 mijë lekë të vjetra në muaj që të mundësojë që ju të shkoni nga auditori te tregu i punës me një udhërrëfim, me një hartë rruge, siç është stazhi, siç është praktika. Dhe ne e dimë se kur ndodhë kjo 9 në 10 studentë të sapo diplomuar gjejnë vendin e punës. Kam folur për këtë gjerësisht këtë mëngjes me më të mirët në botë që janë Gjermanët. Janë ata që futën praktikën e trajnimit DUAL i thonë, gjysmë teori, gjysmë praktikë dhe kam garancinë dhe mbështetje­n e një prej organizata­ve më të fuqishme që do të na mbështesin pas zgjedhjeve” – theksoi z. Basha. Kreu i PD-së përsëriti zotimin se çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do t’i paguaj 100% tarifën bachelor dhe master dhe 50% të tarifës për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania