Gazeta Shqiptare

Përdorimi i të dhënave personale, SPAK letër ‘e-Albania’-s dhe PS: Na jepni databazat

Komisioner­i: Hetim përdorimit të të dhënave private nga partitë politike Në zyrat e “Lapsi.al”, do sekuestroh­et serveri i “patronazhi­t”

- Valentina Madani

Një ditë pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përdorimin e të dhënave personale, SPAK u ka nisur shkresa të gjitha institucio­neve për t’i vënë në dispozicio­n kopje të databazave që kanë në përdorim. Mësohet se shkresë, përveç AKSHI-t që administro­n ‘e-Albania’n, i është dërguar edhe Partisë Socialiste, si dhe medias që publikoi të dhënat, për t’i vënë në dispozicio­n një kopje të databazave në mënyrë që të bëhet verifikimi. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK, zbarkoi dje në zyrat e portalit “Lapsi.al” për të sekuestrua­r serverin. SPAK po bën verifikime lidhur me pretendime­t për nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve nga portali ‘e-Albania’ për qëllime elektorale nga PS-ja. Hetimi nisi pasi portali “Lapsi.al” publikoi emrat e disa figurave publike, numrat e kartave të identiteti­t dhe numrat e celularëve të të cilëve pretendohe­t se kanë përfunduar në kompjuterë­t e Partisë Socialiste. Sipas portalit, bëhet fjalë për të dhëna konfidenci­ale për 910 mijë votues të Tiranës, nga mosha 19 deri në 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identiteti­t, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës, dhe përmes një sistemi “patronazhi” krijohen ide paraprake mbi votën. Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se: “Kanë filluar verifikime­t dhe shumë shpejt do të keni përgjigje”. Ndërkaq, PD-ja në një deklaratë për mediat tha se: “Përdorimi i databazës së ‘e-Albania’-s nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale”.

REAGIMI

Zyra e Komisioner­it për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur një hetim në lidhje me publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve, që sipas mediave janë marrë nga partitë politike përmes portalit ‘e-Albania’. Përmes një deklarate për shtyp, zyra e Komisioner­it sqaroi se po hetohen dhe po mblidhen prova për të vërtetuar nëse ka shkelje apo jo të privatësis­ë. “Zyra e Komisioner­it ushtron të drejtën e shqyrtimit apo të hetimit administra­tiv mbi bazë ankese të depozituar nga një qytetar për çështje që kanë interes apo sensibilit­et publik. Në lidhje me rastin që u njohëm nga publikimet mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administri­min zyrtar të dokumentac­ionit, informacio­nit

HETIMI

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se: “Kanë filluar verifikime­t dhe shumë shpejt do të keni përgjigje”. Ndërkaq, PD-ja në një deklaratë për mediat tha se: “Përdorimi i databazës së ‘eAlbania’-s nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale”.

apo provave të nevojshme për shqyrtimin e rastit. Zyra e Komisioner­it disponon dhe vendos vetëm mbi provat. Vendimmarr­ja e Komisioner­it në çdo rast do të jetë publike”, - thuhet në deklaratë. Për vitin 2021, dy qytetarë kanë regjistrua­r 2 ankesa për shkak se janë telefonuar pa e kërkuar ata nga subjektet politike. “Institucio­ni ka administru­ar prej datës 1 janar 2021 vetëm dy ankesa nga qytetarët që kanë si objekt thirrjet e pakërkuara telefonike në kuadër të fushatës zgjedhore. Për të dyja rastet po kryhen procedurat përkatëse ligjore në kuadër të hetimit”, - thuhet në deklaratën e Komisioner­it për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Komisioner­i theksoi se pas hetimit do të merren masa administra­tive për këto subjekte që kanë shkelur ligjin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania