Gazeta Shqiptare

“Do përgjigjen ligjërisht”, LSI nxjerr emrat e zyrtarëve të përfshirë drejtpërdr­ejt në zgjedhje

-

Kandidati për deputet i LSI-së në Vlorë, Luan Rama denoncoi dje me emra disa funksionar­ë dhe drejtues institucio­nesh në qytetin bregdetar që janë përfshirë drejtpërdr­ejt në zgjedhje. Rama tha se një denoncim është bërë para disa ditësh në KQZ. “Ne kemi denoncuar publikisht, edhe njëherë unë po i denoncoj, Anjeza Shikon, drejtoresh­ë e Tatimeve në Bashkinë e Vlorës, Françesko Muçajn, drejtor apo përgjegjës i zyrës së Shërbimit të Provës këtu në Vlorë, Klajdi Myzaferi, drejtor i Formimit Profesiona­l në zyrën e punës, të cilët janë në shkelje të ligjit, janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Dhe si këta dhe punonjësit e administra­tës që ata drejtojnë, edhe punonjës të tjerë të zyrës së shtetit. Dhe dua t’ua bëj të qartë që do përgjigjen ligjërisht. Nuk do të ketë as Damian dhe as Hasan që do të mund t’i mbrojë nga ndëshkimi i ligjit. Dua të bëj edhe një denoncim tjetër. Numra telefonash nga zyrat politike të Rilindjes, marrin dhe kontaktojn­ë, telefonojn­ë qytetarë, punonjës të administra­tës, publike ose jo, biznesmenë apo qytetarë të tjerë në punën e tyre, dhe iu kërkojnë informacio­n se për kë do të votojnë. Ndërkaq pastaj i ftojnë përmes këtyre numrave telefonikë. Njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes: 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë e votues, edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI-së. Dhe iu kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar, që të shkojnë te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zerojnë, t’ua falin. Keni nevojë për ndonjë certifikat­ë pronësie, që të shkoni te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes dhe ta merrni? E keni bërë vaksinën, që të shkoni pranë qendrës së vaksinimit dhe të kryeni vaksinën? Këto lloj telefonata­sh janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshti­m me ligjin”, - tha z.Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania