Gazeta Shqiptare

Yuri Kim: Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Nëse doni ndryshim, votoni ndryshim

Ambasadorj­a e SHBA: 25 prilli është momenti “Ju ka ardhur në majë të hundës nga korrupsion­i. Tregojeni me votë që e keni seriozisht”

-

mbasadorja e SHBAve në Tiranë, Yuri

e ftuar në emisionin “Përballë”, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, se nëse duan të votojnë ndryshimin, 25 prilli është momenti. Ajo tha se nëse shqiptarëv­e u ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament, duhet t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill.

“Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsion­i; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkue­shmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, - u shpreh Yuri Kim.

Ambasadorj­a e SHBAve, Yuri Kim e ka bërë të qartë që në tryezën e saj ekziston një plan masash, që do të ndërmerren ndaj personave që përpiqen të minojnë integritet­in e procesit zgjedhor të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, Kim theksoi se për SHBA-të ndërhyrja në zgjedhje është diçka shumë e rëndë, ndërsa shtoi se Amerika kërkon një aleate të fortë. Gjithashtu në fund ajo u shpreh se është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria.

“Kemi disa opsione, por nuk i diskutoj në publik. Mendoj që njerëzit e kuptojnë që për SHBA kjo është një diçka serioze. Mendoj që presidenti Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë shumë të qartë rëndësinë qendrore të sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsion­it dhe forcimit të demokracis­ë kudo në botë. Nuk e bëjmë sepse është diçka e këndshme, nuk është bamirësi, por se është në interesin kombëtar të SHBA që të ketë aleatë të fortë, të aftë dhe të begatë. Duam të sigurohemi që Shqipëria si aleate e NATO-s është e fortë, se ne besojmë te ju siç besoni ju te ne. Kjo është ajo që mendojmë ndërsa shohim këtë 30-vjetor dhe ndërsa ecim drejt zgjedhjeve; është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria”, - përfundoi ambasadorj­a Kim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania