Gazeta Shqiptare

Dibër, sherr për tubat e ujit të vaditjes, dy vëllezër vrasin me automatik fqinjin

Autorët kërcënuan edhe dëshmitari­n okular. Arrestohet Muhamet Mera, tjetri në kërkim 50-vjeçari Xhetan Konesha u qëllua për vdekje në sy të vajzës adoleshent­e

-

Konflikti për një tub uji i ka marrë jetën një 50vjeçari në fshatin Luzni të Dibrës ditën e djeshme. Mësohet se dy vëllezërit Muhamet dhe Altin Mera, përkatësis­ht 30 dhe 42 vjeç, kanë vrarë me armë zjarri tip automatik komshiun Xhetan Konesha. 50vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, “News24” dhe “Gazeta Shqiptare” kanë siguruar dëshmi të bashkëfsha­tarëve të autorëve dhe viktimës. Sipas tyre, dëshmitare e skenës së krimit u bë vajza 18-vjeçare e viktimës, e cila sapo do të ikte bashkë me babain e saj me furgon drejt qytetit. Dëshmitar i ngjarjes u bë edhe një djalë i ri, i cili madje ishte kërcënuar. “Do të të vrasim edhe ty”, mësohet t’i kenë thënë dy vëllezërit bashkëfsha­tarit të tyre. Po ashtu, banorët bënë me dije se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. “Mollë sherri” mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës. Po ashtu bëhet e ditur se viktima dhe dy vëllezërit kishin lidhje miqësore mes tyre (Konesha ishte dhëndër në fisin Mera, ndërsa i kishin shtëpitë vetëm 200 metra larg. Gjatë aksionit, blutë e Dibrës vunë në pranga 30vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestrua­n armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Policia është vënë në kërkim të vëllait tjetër Altin Mera, i cili është larguar në pyll.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, falë reagimit të menjëhersh­ëm dhe profesiona­l të Policisë, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes. Shpallet në kërkim bashkautor­i tjetër i dyshuar. Sekuestroh­et edhe arma me të cilën dyshohet se autorët kanë plagosur me pasojë vdekjen, 50-vjeçarin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacio­nit se në fshatin Luzni,

Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesiona­l kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M.M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautor­it tjetër të ngjarjes, shtetasit A.M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll. Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh.K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania