Gazeta Shqiptare

Të shtrirë në tokë, si u arrestuan grabitësit e vilave në Sauk, grupi kriminal vepronte edhe në Greqi e disa vende të BE

Grupi u kap pasi grabiti vilën pas qendrës tregtare, morën florinj e mijëra euro Mes 5 personave të prangosur edhe famëkeqi “Dorian”, i dënuar me burg përjetë në Greqi

-

Një ditë pas opera cionit të koduar “START & STOP”, që u zhvillua në Sauk, policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me shkatërrim­in e grupit kriminal që grabiste vilat në këtë zonë.

Dorjan Lamani (Hektor Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti, janë pesë personat e arrestuar të hënën, pasi ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Tiranës për vjedhjet e shumta që kryenin. Burime nga policia bënë me dije se pesë të arrestuari­t kanë qenë të dënuar më parë dhe autorë të disa vjedhjeve të banesave dhe vilave në kryeqytet, kryesisht në zonën e Saukut dhe Liqenit të Thatë. Ata fillimisht piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri dhe më pas organizoni­n vjedhjen e tyre. Mësohet se këta persona janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së një gruaje me inicialet B.S., te kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderue­shme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Të pestë rezultojnë të jenë pjesë e një grupi grabitësis­h dhe merreshin edhe me gjobëvënie e trafik droge e operonin në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarv­e, policia ka sekuestrua­r rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga një vilë që ka vjedhur grupi, si dhe një armë zjarri e një sasi të vogël droge. Ky grup dyshohet edhe për tentativa vrasjesh, grabitje makinash me armë, biznesesh dhe bastisje shtëpish, por në ditët në vijim pritet që të zbardhen detaje të tjera. Ndërkohë që bëhet me dije se ky grup kriminal e ka kryer aktiviteti­n kriminal në Greqi dhe në

GRUPI KRIMINAL

Burime nga policia bënë me dije se pesë të arrestuari­t kanë qenë të dënuar më parë dhe autorë të disa vjedhjeve të banesave dhe vilave në kryeqytet, kryesisht në zonën e Saukut dhe Liqenit të Thatë. Ata fillimisht piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri e më pas organizoni­n vjedhjen e tyre. Ky grup dyshohet edhe për tentativa vrasjesh, grabitje makinash me armë, biznesesh dhe bastisje shtëpish, por në ditët në vijim pritet që të zbardhen detaje të tjera. Ndërkohë që bëhet me dije se ky grup kriminal e ka kryer aktiviteti­n kriminal në Greqi dhe në disa vende të tjera të BE-së. disa vende të tjera të BEsë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t me sukses operacioni policor “START & STOP”. Goditet një grup i strukturua­r kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vihen në pranga 5 pjesëtarë të grupit kriminal, persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BEsë. Sekuestroh­en armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrësedhë­nëse si ato të Policisë, telefona celularë dhe prova të tjera materiale. Pas një pune policore dhe procedural­e të pandërprer­ë prej disa muajsh, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpuni­m me Sektorin e Forcës së Posaçme Operaciona­le në DVP Tiranë, me mbështetje­n e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar

“START & STOP”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, FushëKrujë, i dënuar më parë për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, FushëKrujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshti­mi i punonjësve të Policisë”;

Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzi­m krimi”, si dhe Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, në datën 12.04.2021, janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së shtetases B.S., te kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderue­shme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Nga grupi hetimor i ngritur posaçërish­t për hetimin e kësaj ngjarjeje janë sekuestrua­r prova materiale si armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrësedhë­nëse si ato të Policisë dhe telefona celularë, konkretish­t:

1 armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë; 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medaljone etj., 3 palë çelësa automjetes­h, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë vjedhur në banesën e shtetasit A.N., ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020 si dhe 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpuni­m edhe me shtetas të tjerë, janë autor të dyshuar dhe të vjedhjes së banesës së shtetasit A.N., në rrugën “Xhanfize Keko”, ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020, ku janë vjedhur 40.000 lekë dhe automjeti i tij. Gjithashtu nga hetimet e deritanish­me rezulton se këta shtetas, pasi siguronin informacio­ne dhe piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri, organizoni­n dhe kryenin vjedhjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokuroris­ë vijon puna për dokumentim­in dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë të përfshirë këta shtetas. Nëpërmjet Interpol Tiranës po bashkëpuno­het edhe me disa vende të BEsë, për të dokumentua­r aktiviteti­n kriminal të këtyre personave në Greqi dhe vende të tjera të BE-së.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i dërgohen Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpuni­m, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyes­e dhe e municionit” dhe “Grupi i strukturua­r kriminal”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania