Gazeta Shqiptare

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në burg dy administra­torët e kompanisë që porositën banane nga Ekuadori

-

DURRËS – Dy admin istratorët e kompanisë që kishte porositur banane nga Ekuadori, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti janë lënë dje në arrest me burg nga gjykata e Durrësit. Ata u paraqitën dje para gjykatës nën masa të rrepta sigurie, ndërsa akuzohen për trafik droge pasi në kontejneri­n ku kishte ngarkesë bananesh, u sekuestrua­n 143 kg kokainë.

Seanca gjyqësore për dy administra­torët e firmës pritëse në Shqipëri, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të pandemisë. Klajdi Xibraku, i veshur me xhup të kuq, u përfaqësua nga avokati Drilon Cani, ndërsa Erion Peti u përfaqësua nga avokati Elton Hyseni, ndërsa gjyqtare e çështjes ishte Eda Kaja. Ndërkohë që organi i akuzës kishte kërkuar arrest me burg për të dy administra­torët. Të dy janë me arsim të lartë dhe nuk rezultojnë të dënuar më parë. Xibraku është i fejuar, ndërsa Peti është i martuar dhe ka tre fëmijë. Gjatë seancës në fjalë, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me kokainën e fshehur në kontejneri­n me banane që do të shkarkohej në kompaninë e tyre, në Kombinat në Tiranë. Megjithatë, hetimet e kryera nga SPAK dhe prokuroria e Durrësit, çuan në arrestimin e kushërinjv­e, Xibraku dhe Peti. Policia ka pasur informacio­n më herët që në një kontejner që ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador, fshihej kokaina. Së bashku me autoritete­t doganore dhe portuale, e kaluan në kontroll të imtësishëm kontejneri­n dhe në tavanin e tij u gjetën rreth 200 pako të mbështjell­a ku në një pjesë prej tyre shkruhej “El mejor”, e përkthyer në shqip, “më e mira”. Kontejneri ishte ngarkuar në Ekuador, në anijen e quajtur “Dance”, me flamur portugez, dhe në port menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku më pas i është nënshtruar kontrollit të detajuar në skaner. Arkat me banane, të cilat kompania Masabi Fruits, i ngarkonte në Ekuador, e që më pas i sillte në magazinat në Kombinat, por të shtunën u tentua që të kaloheshin edhe 143 kg kokainë së bashku me to. Kjo linjë trafiku, e me të njëjtën skemë për fshehjen e drogës në banane, u zbulua fillimisht në shkurt të 2018-ës, ku Arbër Çekaj, tentoi të kalonte 613 kg kokainë. Të njëjtën gjë, e përsëriti edhe babai i tij 3 vite më pas. Në 1 prill, në kontejneri­n e kompanisë së tij, u gjetën të fshehur në shasi, 49 kg kokainë. Kryesisht, ngarkesat që kanë për origjinë, Kolumbinë dhe Ekuadorin, autoritete­t portuale, i kanë nën mbikëqyrje, për shkak të rrezikut të trafikimit të lëndëve narkotike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania