Gazeta Shqiptare

Dr. med. Dollenberg: Politizimi i shëndetësi­së dhe i vaksinimit në Shqipëri, tepër i theksuar

Flet mjekja e njohur në Gjermani: Vaksinat anticovid do të merren çdo vit, si ato të gripit "E pajustifik­ueshme që politika të përdorë jetën e qytetarit për votë"

- Voltiza Duro

Të vaksinohem­i apo jo? Sa e sigurtë është vak sina dhe a duhet t'i besojmë teorive konspirati­ve? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Aurora Dollenberg, dr. med. Aurora Dollenberg, mjeke e njohur e Urgjencës dhe Psikoterap­isë në Gjermani, njëkohësis­ht kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë tregon se politizimi i shëndetësi­së dhe i çdo procesi vaksinimi në Shqipëri është tepër i theksuar, krahasuar me të gjitha vendet, qoftë me vendet e Ballkanit, por edhe të Europës. Ajo shton se efikasitet­i i vaksinës kineze është ndërmjet 50.5 %-85 %, por vendet e afërta me Shqipërinë, siç është Turqia, kanë treguar një efikasitet shumë të mirë të kësaj vaksine. Mjekja nënvizon se vaksinat e prodhuara deri tani kanë vërtetuar mbrojtje një vjeçare, do të arrijë që kjo vaksinë të merret çdo vit, po njësoj si ajo e gripit.

Si paraqitet situata e pandemisë në Shqipëri?

Situata në Shqipëri është patjetër po aq dramatike sa dhe në vendet e reja europiane ku shifrat e reja të infektuarv­e sidomos me mutacionin e ri që është shumë pak i identifiku­ar në Shqipëri është shumë i lartë.

Vaksinimi masiv ka filluar dhe deri tani janë vaksinuar mbi 200 mijë qytetarë. Si e vlerësoni procesin e vaksinimit?

Vaksinimi i qytetarëve shqiptarë po ecën tepër ngadalë dhe jemi në një vonesë prej të paktën 3 muajsh por gjithsesi kritika për këtë proces shumë të ngadalësua­r dhe jo vetëm për Shqipërinë, por për shumë vende të tjera që janë edhe më të mëdha dhe më të fuqishme nga ana ekonomike kështu që mbetemi optimist që muajt që vijojnë të na sjellin ritme më të shpejta.

A mendoni se vaksinimi po përdoret politikish­t në Shqipëri, qoftë nga qeveria, qoftë nga opozita? Dhe sa ndikon kjo në shëndetin e qytetarëve?

Politizimi i shëndetësi­së dhe i çdo procesi vaksinimi në Shqipëri është tepër i theksuar krahasuar me të gjitha vendet, qoftë me vendet e Ballkanit, por edhe të Europës. Është jo e justifikue­shme që politika të përdorë tema kaq delikate dhe të dhimbshme siç është shëndeti dhe jeta e qytetarit për të rritur influencën e tyre ose për të marrë më tepër vota. Në një përzierje të shëndetit dhe politikës në këtë formë siç ndodh në Shqipëri nuk është për t'u përgëzuar, por përkundraz­i ka vend për kritika të mëdha.

Sa efektive është vaksina kineze? A mendoni se do të marrë certifikim nga EMA?

Edhe pse vaksinën kineze nuk e kemi studime të mirëfillta klinike dhe faza e tretë klinike nuk është e publikuar nga pala kineze përsëri shifrat në terren të të vaksinuarv­e me vaksinë kineze dhe këto janë 70 vende që e kanë përfituar këtë vaksinë nga Kina në formë donacioni na tregon që efikasitet­i i kësaj vaksine është ndërmjet 50.5 %-85 %. Vendet e afërta me Shqipërinë, siç është Turqia, kanë treguar një efikasitet shumë të mirë të kësaj vaksine kështu që shpresa është edhe për Shqipërinë të vërtetohet tek ata që e kanë marrë këtë vaksinë një efikasitet që shkon deri në një vit dhe një tolerancë shumë të mirë.

Po vaksina ruse? Vaksina ruse është duke marrë vulat e sigurisë nga EMA dhe nga komisionet të kontrollit gjerman. Është një vaksinë që ka vërtetuar po ashtu një efikasitet të lartë dhe ka premisa të ndihmojë Europën në ngërçin që ajo ka mbetur tek vaksinat që kryesisht kanë ardhur nga Amerika. Pra është zgjidhja e muajve në

PROCESI I VAKSINIMIT

“Vaksinimi i qytetarëve shqiptarë po ecën tepër ngadalë dhe jemi në një vonesë prej të paktën 3 muajsh por gjithsesi kritika për këtë proces shumë të ngadalësua­r dhe jo vetëm për Shqipërinë, por për shumë vende të tjera që janë edhe më të mëdha dhe më të fuqishme nga ana ekonomike kështu që mbetemi optimist që muajt që vijojnë të na sjellin ritme më të shpejta”.

vijim e kësaj pandemie.

Çfarë doni t'u thoni gjithë skeptikëve që besojnë teoritë konspirati­ve mbi vaksinën?

Skeptikët mbi vaksinën, të cilët priren t'u besojnë teorive konspirati­ve unë do u thosha si mjeke dhe eksperte e fushës që se në qoftë se pandemia është një konspiraci­on dhe të gjithë njerëzit, të cilët kanë humbur jetën janë thjesht pjesë e fantazisë sonë, atëherë me të vërtetë do kishte vend për teori të tilla, për realitete shpreh haptaz që pandemia është diçka e prekshme ku është futur në çdo të tretë familje shqiptare ku dikush ka qenë i sëmurë ose dikush ka humbur një familjar kështu që vaksinat të cilat tregojnë një efikasitet me 50 % dhe që tolerohet mirë nga organizmi i njeriut janë për t'u dhënë dhe aty nuk kam e hapësira më për diskutime apo dyshime.

Të rinjtë përgjithës­isht po hezitojnë pasi mendojnë se vaksina do të ndikojë negativish­t në fertilitet. Cila është përgjigjja juaj lidhur me këtë?

Mungesa e studimeve tek gratë shtatzëna apo gratë e reja në lidhje me fertilitet­in pasi të jenë infektuar me koronën ose në qoftë se e kanë marrë vaksinën janë shumë të pakta. Pra, ne nuk kemi siguri akademike si mjeke që të themi që të rinjtë nuk janë të rrezikuar për të mos pasur dot fëmijë në rast se ata e marrin këtë vaksinë. Prandaj kjo është një temë e cila që na mban ne si mjekë pak të tërhequr kur bëhet fjalë për dhënien e vaksinës tek të rinjtë për arsye të këtyre datave ose të dhënave të qarta mbi fertilitet­in, do ishin kandidatët e fundit të cilët do e merrnin këtë vaksinë.

A do të kemi nevojë për vaksinën anticovid çdo vit?

Po vaksina kundër Covid-it do merret çdo vit ashtu siç marrim edhe vaksinën e gripit. Vaksinat e prodhuara deri tani kanë vërtetuar mbrojte një vjeçare në rast se vitin tjetër aftësitë për të prodhuar një vaksinë, e cila siguron mbrojte edhe më afatgjatë do e shohim por me mundësitë dhe kapaciteti­n që kemi deri tani mbrojtja është një vjeçare dhe përsëritja e kësaj vaksine do bëhet çdo vit.

Aktualisht sa variante të COVID-19 po qarkullojn­ë? Sa të rrezikshëm janë?

Ekzistojnë shumë mutacione të COVID-19, të cilët janë më të rrezikshëm se sa versioni klasik i Corona-Virusit ku mutacioni më i rrezikshëm është ai britanik, i cili ka një infektuesh­mëri 7 herë më të lartë dhe variantet e tjera deri në 3 herë më të lartë. Ajo që është më shqetësues­e është edhe fakti që të infektuari­t me mutacionet e reja kanë një ecuri më të keqe të sëmundjes ku është vërtetuar një vdekshmëri shumë herë më e lartë deri në 3 herë më e lartë. Problemati­ka e infektuesh­mërisë shprehet në shifrat e rritura që shohim si në Shqipëri por edhe në të gjitha vendet europiane ku edhe pse jemi në proces të vaksinimit përsëri numri i të infektuarv­e të rinj është çdo ditë në rritje në vend që të jetë në ulje. Kjo thekson faktin që ritmi i bërjes së vaksinës është shumë i ngadaltë dhe në atë garën që ekziston mes virusit dhe individit po fiton definitivi­sht virusi. Kështu që duhet të jemi pak më të shpejtë dhe humanë që vaksinat të jepen me çmime më të ulëta në të gjitha dhe në vendet me të ardhura të pakta si Shqipëria, sepse çdo vend në Europë i cili nuk e ka nën kontroll pandeminë është një rrezik për të gjithë Europën. Edhe ne si Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë po bëjmë përpjekjet tona të vazhdueshm­e duke bashkëpunu­ar me Bashkimin Europian që përtej kontratës së COVAX të kemi mundësi të bashkëpuno­jmë në rrugë humanitare duke përdorur solidarite­tin e vendeve europiane që edhe Shqipëria të marrë në një kohë të shpejtë më tepër vaksina dhe procesi i vaksinimit të jetë shumë herë më i shpejte.

 ??  ??
 ??  ?? Dr. med. Aurora Dollenberg, mjeke e Urgjencës dhe Psikoterap­isë në Gjermani
Dr. med. Aurora Dollenberg, mjeke e Urgjencës dhe Psikoterap­isë në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania