Gazeta Shqiptare

COVID-19, konfirmohe­n 234 raste të reja pozitive brenda 24 orësh, humbin jetën 5 qytetarë

MSH: 192 pacientë të shtruar, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar Shkon në 2326 numri total i viktimave

- Voltiza Duro

Ministria e Shëndetë sisë informoi dje se nga 2862 testime, rezultuan 234 raste të reja me COVID-19, në një kohë që 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. "Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastë­r, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamzë, Delvinë, Vau i Dejës, Përrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastë­r, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë",-bëri me dije MSH. Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 - 85 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetë

NJJOFTIM/ ANKANDI I PARË

sisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient

SITUATA

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n. jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19",-apeloi MSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania