Gazeta Shqiptare

Hyn në fuqi vendimi, zbardhen datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Nxënësit mbetës kanë të drejtë t'i japin provimet sërish në sesionin e dytë Testimi shtesë që do të zhvillohet për nxënësit e pakicave kombëtare

- Voltiza Duro

Provimet kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2020-2021 do të zhvillohen përgjatë muajit qershor. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. "Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe të neneve 26 e 50, të ligjit nr. 69/2012, "Për sistemin arsimor parauniver­sitar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, UDHËZOJ: Provimet kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2020-2021 (sesioni i parë) do të zhvillohen si më poshtë: lënda "Gjuhë shqipe", më 16 qershor 2021; lënda "Matematikë", më 21 qershor 2021; lënda "Gjuhë e huaj" e parë, më 25 qershor 2021",-thuhet në vendim. Ndërkohë nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën "Gjuhë amtare". Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën "Gjuhë amtare" do të zhvillohet më 11 qershor 2021.

SEKSIONET DYGJUHËSHE

Gjuhët e huaja të para, që do të jepen si provim i detyruar, janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanish­t. Testi i gjuhës së huaj të parë hartohet në përputhje me gjuhën e cila, në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetës­e të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

RREGULLORJ­A

Çdo provim kombëtar i arsimit bazë fillon në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. "Për hartimin e testit në lëndën "Gjuhë amtare" të pakicës kombëtare greke, ndiqet procedura si vijon: a) testi, përgatitet nga një grup pune me 3 mësues dhe 1 pedagog, të ngritur me urdhër të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniver­sitar (DRAP) Fier; mësuesit dhe pedagogu që hartojnë testin propozohen nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniver­sitar (ZVAP) Gjirokastë­rLibohovë,

ZVAP Finiq-Dropull dhe ZVAP Sarandë- Konispol-Delvinë; grupi i punës që përgatit testin mblidhet në ZVAP Gjirokastë­r-Libohovë; testi tërhiqet në ZVAP Gjirokastë­r- Libohovë; përfaqësue­sit e ZVAP Finiq-Dropull dhe ZVAP Sarandë-Konispol-Delvinë e tërheqin testin në ZVAP Gjirokastë­r-Libohovë, një ditë para provimit, ndërsa ata të ZVAP Gjirokastë­r- Libohovë e tërheqin testit në ditën e provimit",-bëhet me dije në vendim. Për hartimin e testit në lëndën "Gjuhë amtare" të pakicës kombëtare maqedonase, testi, përgatitet nga një grup pune me 3 mësues dhe 1 pedagog, të ngritur me urdhër të drejtorit të DRAPsë Korçë. Grupi i punës që përgatit testin mblidhet në DRAP Korçë e testi tërhiqet në DRAP Korçë. Përfaqësue­sit e ZVAP Korçë-Pustec e tërheqin testin në ditën e provimit. Nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat e zakonshme, i zhvillojnë provimet kombëtare, bazuar në planin edukativ individual me të cilin punojnë në përshtatje me veçoritë e tyre. Drejtoria e institutit të nxënësve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi", e tërheq testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail. Nxënësit mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë kanë të drejtë t'i japin ato në sesionin e dytë sipas procedurav­e të parashikua­ra në rregullore­n për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Republikën e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania