Gazeta Shqiptare

Letërsia dhe diktatura kanë mision të shkatërroj­në njëra-tjetrën

“Turqia në Ballkan? Përpjekja e Shqipërisë për të qenë pjesë e Europës është një përpjekje që e nderon kombin shqiptar”

- Fatmira Nikolli

Unë jam i sinqertë në një libër të tillë, e para që pranoj të bisedoj me një shkrimtre, lexuese, kritike të Shqipërisë, ose lexuese. Edhe i besoj si të thuash, i besoj shpirtin tim, i besoj veprën time”. Ismail Kadare duket më në paqe se kurrë. Një libër i fundit që rrëfen jetën e tij, bëhet shkas që ai të takojë të rinj gjimnazi në Vlorë duke ndarë, kujtimet mbi qytetin dhe duke ju përgjigjur pyetjeve mbi veten dhe veprën. Kur biseda me të rinjtë mbaron ai pranon të japë një intervistë ku zbulon detaje nga libri dhe hesht për të tjera. Historia pas “Vajzës së Agamemnnon­it”, letrat e dashurisë mbeten ende të fshehura edhe sepse Kadare flet për nëj traditë të letërsisë shqipe që disa detaje intime të jetës së shkrimtari­t, të mbeten mister, si vetë misteri që përcjell e ruan njëherit, arti i madh. Bsieda qëllon të bëhet më 11 prill, që përkon me 36 vjetorin e vdekjes së diktatorit, por përtej kësaj, ai jep një mesazh për lirinë e robërinë, lumturinë e tij më të madhe, zgjedhjet e Turqinë si ekspasioni­ste në Ballkan e jo vetëm.

-Zoti Kadare jemi në Vlorë, pak më parë ju thatë që keni qenë këtu para 20 vitesh. Si e gjeni Vlorën pas 20 vitesh? Një shkrimtar botëror që ka parë qendrat e botës, një shkrimtra që ka krijuar qendra bote me veprën e tij, tij, si si e e gjen gjen Vlorën? Vlorën?

Vlorën e gjej si një qytet që e kam njohur në fëmini e në adoleshenc­ë edhe më pas. Qytet shumë i dashur për letërsinë, i cili ne shkrimtarë­ve na ftonte dhe na priste më shumë dashuri. E njëjta cilësi që do ta quaja hyjnore të një qyteti, dhe vazhdon të jetë edhe sot. Dhe kjo më jep një ndjesi të mrekullues­hme.

- Është bërë më i bukur si qytet, e ka ruajtur?

Sigurisht që është bërë shumë më i bukur si qytet. Ka ruajtur gjithçka të mirë, e ka kultivuar gjithçka të përjetshme. Dhe çdo shkrimtar është i lumtur kur gjen një dashuri të tillë për letërsinë, si askund gati.

-Si është takimi i një shkrimtari të madh me lexuesit e rinj? Përveç me lexues në tërësi, që mund të jenë të kultivuar ose jo, a ka ndonjë ndjesi më pozitive, më të veçantë kur janë lexuesit tuaj të rinj?

Sigurisht, kanë diçka të veçantë. Të rinjte e madje edhe fëmijët kanë diçka të mrekullues­hme ndonjëherë që i tërheq te arti i madh, që nuk dinë ta shpjegojnë as ata, e as ne, nuk dimë ta shpjegojmë, si vjen, nga vjen.

- Janë më natyralë? Ende pa u futur brenda kanoneve?

Pikërisht, natyralë, domethenë, pa dijeni të thellë të çështjes, pa kuptim të thellë të gjërave. E kanë me intuicion, dashurinë për artin e madh.

-Zoti -Zoti Kadare, Kadare, sapo sapo keni ardhur para lexuesit me një rrëfim për jetën tuaj. Vini shumë i çlirët, vini shumë i hapur për pyetjet, vini shumë i sinqertë, të paktën siç e përjetova unë leximin e librit. Ky libër që besoj ka marrë dy vite biseda me

Alda Bardhylin. Si e pranuat, si shkuat bisedat që bëtë për këtë libër? libër?

Libri më ka shkaktuar një ndjesi të mirë, të bukur, sepse përmes tij kam parë se sa i ndjeshëm është lexuesi shqiptar ende për jetën e shkrimtarë­ve, për misteret e artit të madh, për bukurinë e tij. Por edhe për gjëra që janë të pakuptuesh­me disa herë, ose edhe të kuptueshme, me vështirësi. Mua më ka nxitur fantazinë ky libër.

- Ju keni thënë disa herë, e thoni edhe në libër, “takimin” e parë me Shekspirin. Në fakt, edhe pyetjet në këtë libër nisin me “Makbethin” dhe tregojnë më pas, jetën tuaj dhe krijimtari­në tuaj, në një regjim makbethian në një farë mënyre. Sot, rastësisht data data shënon shënon 11 11 prill, prill, dhe dhe është 36-vjetori i vdekjes së diktatorit, atij që e mbylli Shqipërinë dhe ju ktheu ju, siç ju ka cilësuar një studiues australian., një mjeshtër shahu përballë tij.

Tani, fjala diktaturë dhe liri, janë dy fjalë që nuk mund të jetojnë bashkë. Një diktaturë është e detyruar dhe ka pasionin kryesor ta shtypë artin, ta dërrmojë, ta bëjë copa copa si të thuash. Sigurisht që ajo nuk ka fat në këtë ëndërr të saj të mbrapshtë. Dhe letërisa e arti i madh ka ëndërr ta sfidojë diktaturën, ta copëtojë nga brenda, ta shkatërroj­ë po të ketë mundësi. Asnjra palë nuk arrin do ta bëjë lëtë sisgursiht. Midis janë një oqean lexuesish, pjesa më e ndritur e njerëzimit, e cila pa qenë fort e ndërgjegjs­hme e mban gjallë dashurinë për artin e madh.

- E shihni veten një mjeshtër shahu përballë diktatorit?

Po, pak a shumë.

-Ku duhej të mendonit, çdo lëvizje?

Jo çdo lëvizje. Po të mendosh shumë... Intuitivis­ht, arti i madh ka ligjet e veta të fshehta të brendhsme, të cilat ne shkrimtarë­t që quhemi të shquar si të thuash detyrohemi t’i respektojm­ë.

-Në libër ju tregoni, se si e morët vesh vdekjen e diktatorit Enver Hoxha dhe ju desh megjithatë, tua konfirmont­e vajza përmes muzikës funebër në radio. A ndjetë çlirim atë ditë?

Nuk di ta them me saktësi çfarë ndjeva, por një ndjesi kontradikt­orë sigurisht. Gëzim dhe hidhërim bashkë, ekzaltim dhe trishtim. Për një jetë të kaluar në trysni të vazhdueshm­e, në mungesë lirie, por një mungesë lirie që më ndihmoi të krijoj fare. Është tjetër gjë fare. Një lumturi promblemat­ike, megjithatë shkrimtari kur krijon diçka, në çdo kohë që ta krijojë, në

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania