Gazeta Shqiptare

Në 50 -Vjetorin e diplomacis­ë së pingpongut!

- Dr. Jorgji KOTE

... Ca më tepër pas suksesit të saj me " diplomacin­ë e mëndashit " të koronës dhe diplomacin­ë ekonomike me BE-në.

Në fakt, periudha kur po kërkohen nisma dhe strategji të reja për përballimi­n e vërshimit kinez përkon me 50 Vjetorin e të ashtuquajt­urës " diplomaci e ping pongut " Ajo u lançua në fillim të muajit Prill 1971, si një gjetje e goditur diplomatik­e amerikano-kineze për të " shkrirë akujt " politikë mes tyre, drejt afrimit dhe pajtimit epokal.

Në fillimin e viteve 70, të karakteriz­uara nga fllade liberalizi­mi dhe kur ish BS-ja po " tregonte muskujt " pas pushtimit të Çekosllova­kisë më 1968, SHBA dhe Kina po projektoni­n një detantë historike midis tyre, çka do ishte me ndikim dekurajues dhe për ish Perandorin­ë sovjetike.

Një sfidë herkuliane kjo, kur dihet se PKK bashkë me PPSHnë tonë i konsideron­in SHBA-të si armikun më të madh të popujve dhe socializmi­t, me të cilët mund të flitej vetëm me gjuhën e pushkës. Mirëpo kjo ishte " mision i pamundur " për Kinën e atëhershme në çdo aspekt, ndaj sipas saj ishte më e udhës " t’i thoje derrit dajë " Por dhe SHBAtë po " hiqnin picirin " në Vietnam në kërkim të një rrugëdalje­je që kalonte po nga Kina.

Shkurt hesapi, të dy vendet kishin interes të afroheshin politikish­t. Vetëm se terreni në të cilën ato vepronin ishte i helmuar dhe i minuar. Imazhi për SHBA-të në Kinë dhe anasjellta­s " kishte rënë për tokë ". E si t’i mbushej publikut kinez se " tigri prej letre " ishte bërë paqësor dhe se me ta mund të bisedohej? Vetëm me turet zyrtare të Kisingerit, sado diplomat emblematik nuk mund të arrihej diçka e tillë. Veç kësaj, pas vitit 1949 me ndonjë përjashtim tejet të rallë, asnjë zyrtar amerikan nuk kishte shkelur në Kinë.

Mirëpo, siç shprehet ambasadori i famshëm amerikan Thomas Pickering " nëse arkeologji­a zbulon të panjohurën, diplomacia mbulon të njohurën " Pikërisht kjo e fundit duhej bërë në ato momente historike, por si, me se dhe kur ? Pikërisht për të zgjidhur këtë " nyje gordiane " u fut në lojë " diplomacia e ping pongut "Dihet popullarit­eti i këtij sporti në Kinë që ka qenë dhe mbetet në " olimpin " e tij.

Pavarësish­t nga sa thuhet, kjo nuk u bë kështu spontanish­t, por si veprim i bashkërend­uar i aktorëve dhe faktorëve madhorë politikë.

Më konkretish­t, ekipi amerikan i ping pongut ndodhej në Osaka të Japonisë në Kampionati­n e 31 Botëror. Do thënë se ai ishte modest, duke u renditur i 24 në botë dhe kishte hequr të zinjtë e ullirit për të gjetur fonde e nevojshme për të shkuar në Japoni.

Pikërisht aty u hodh ideja dhe propozimi që sportistët amerikanë të ftoheshin për një turne miqësor në Pekin, fill pas mbarimit të Botërorit në Osaka. Fillimisht, kjo kërkesë nga Komiteti Kombëtar Kino-Amerikan nuk u pranua nga udhëheqja kineze. Mirëpo pastaj, ngjarjet muarën rrjedhën e tyre pozitive. Gjithçka u duk se ndodhi krejt spontanish­t. Një ditë, pingponist­i amerikan Glenn Cowan e zgjati jashtë orarit stërvitjen me kinezin Liang Geliang. Çuditërish­t, autobuzi i ekipit amerikan ishte larguar, ndaj ai pranoi oferrën e kinezit për të shkuar në hotel me autobuzin kinez. Udhëtimi zgjati vetëm 15 minuta. Aty Cowan u njoh me tri herë kampionin e botës, Zhuang Zedong. 10 minutat e para sipas këtij të fundit ata nuk shkëmbyen asnjë fjalë, nga droja dhe frika se çmund të ndodhte pas një bisede të tillë me një "armik të madh " Pastaj, pastaj Zedong theu rregullin dhe heshtjen dhe i dhuroi Cowan një krehër karakteris­tik në shenjë miqësie. Cowan u vu në pozitë, mbasi nuk kishte dhuratë dhe u detyrua t’i jepte një këmishë me ngjyrë të kuqe, blu e të bardhë si simbol i paqes. Gjatë zbritjes nga autubozi, gazetarët që nuk dihet se si " mbinë " para hotelit e pyetën ndër të tjera Cowan nëse dëshironte të vizitonte Kinën dhe ai u përgjigj pozitivish­t.

Po-ja e tij " mori dhenë " dhe shkoi në veshin e udhëheqjes më të lartë kineze. Të nesërmen, me urdhër të Kryetarit Mao, ekipi amerikan u ftua për një turne miqësor sportiv në Kinë, me të gjitha shpenzimet e mikpritësv­e. Në këtë ftesë thuhet se ka patur ndikim të madh kampioni kinez. Mao thoshte se " Zedong njeh mirë jo vetëm marrëdhëni­et me jashtë dhe ai ia " thotë dhe për polittikë "

Kështu, më 6 Prill 1971, 9 lojtarë, 4 zyrtarë dhe dy bashkëshor­tet e tyre amerikane, gjithsejt 15 vetë mbërritën në Kinë. Atje ata vizituan Murin e Madh dhe atraksione të tjera të famshme dhe u pritën nga Çu En Lai. Mes një interesim të jashtëzako­nshëm, nga data 11 - 17 Prill ata zhvilluan disa ndeshje miqësore me ekipin mikpritës, sipas parimit kinez " miqësia e para, gara e dyta "

Për herë të parë publiku në masë pa të ndesheshin në tavolinat e pîng pongut lojtarët e dy vendeve armiq. Pas ndeshjeve dhe intervista­ve me frymë miqësore ndaj njeri tjetrit, filloi të krijohej ideja dhe imazhi se armiqët nuk qënkërkan dhe aq të këqinj sa thuhet, se me ta mund të luash dhe e bisedosh më mirë se sa të grindesh e të luftosh.

Jehona e këtij turi ping pongu ishte e menjëhersh­me, planetare dhe me fryte; fill pas atyre ndeshjeve shkoi në Kinë Kisinger, Kina u pranua në OKB dhe në shkurt 1972 u bë hapja e tyre me vizitën historike të Presidenti­t Nikson në Pekin. Kryetari Mao e sintetizoi këtë diplomaci duke thënë se " topi i vogël i hapi rrugën topit të madh " Pas vizitës së Nikson në Pekin, në prill 1972 shkoi në SHBA ekipi kinez, duke e mbajtur të gjallë këtë traditë pozitive që bëri epokë. Në 9 Qershor 2008 ekipet u ndeshën në sallat e Bibliotekë­s së Presidenti­t Nikson.

Eshtë interesant të përmendet se sipas burimeve zyrtare të kohës, Presidenti i Shoqatës amerikane të Ping Pingut, Randford Harrison, që kishte kryesuar delegacion­in amerikan në Kinë disa muaj më parë donte që e njëjta histori suksesi të përsëritej dhe me Shqipërinë, me shpresën se duke qenë aleate me Kinën e do të ndiqte shembullin e saj. Më 14 Janar 1972, ai shkoi në Misionin tonë pranë OKB-së në Nju Jork me kërkesën për të vizituar Shqipërinë, pas vizitës në Beograd. Mirëpo ndryshe nga Pekini, me Tiranën " i ngeci sharra në gozhdë. " Dihet se prishja me Kinën filloi të shfaqej pikërisht kur doli në skenë " diplomacia e ping pongut " e cila i çeli rrguën vizitës së Niksonit në Pekin e që u demonizua nga Enver Hoxha. Ja pse, të përmendje ping pongun në Tiranë ishte si të kujtoje djallin! Madje, dihet se ekipet tona sportive nuk pranonin të luanin me ekipet e SHBA-ve, BS-së, Izraelit dhe Afrikës së Jugut!

" Ping Pongu " dëshmoi se diplomacia zyrtare nuk ka shans të fitojë pa mbështetje­n dhe ndihmën e dimensione­ve të saj publike dhe kulturore, ku sporti ka vendin e vet të veçantë. Të kuptohemi, nuk është se kjo diplomaci vendos apo dikton, sepse bëhet fjalë për interesa dhe pengesa strategjik­e ; por ajo ndihmon shumë në krijimin e terrenit, mjedisit, klimës, atmosferës dhe imazhit, si ingredient­ë të domosdoshë­m për sukses të vërtetë dhe të qëndrueshë­m ; ose ato janë ‘ fryma " janë " soft " pa të cilat " gërma " dhe " hard " nuk mund të ecin.

Këtu vlen të përmendet dhe roli i sportistëv­e elitarë. Kështu, më 23 Nëntor 1990, emblematik­u Muhamet Ali shkon me nismë personale, si Ambasador i vullnetit të mirë në Bagdad dhe pas shumë peripecish, ia doli mbanë të takonte diktatorin Husein më 29 Nëntor, duke liruar dhe marrë me vehte 15 pengje civilë amerikanë.

Po kështu, " diplomacia e futbollit " dha frytet e veta më 2009 në rihapjen e kufirit dhe vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e midis Turqisë dhe Armenisë. Fati e desh që të ekipet e tyre të sihn në të njëjtin grup të eliminator­eve për në Botërorin e Arikës së Juut më 2010. Mirëpo, në kuadrin e marrëdhëni­eve që është pak të thuhet të tendosura mes tyre, për shkaqe historike, kur as ndeshet nuk kishte garanci se do të zhvillohes­hin, u " fut në lojë "pikërisht sporti. Të dy presidente­t asistuan në stadiumet e njeri tjetrit të shoqëruar nga mijra tifozë; atmosferë e krijuar i çeli rrugën miratimit nga të dy vendet të një Udhërrëfye­si për njohjen e ndërsjellë dhe rihapjen e kufive, çka ishte jetike sidomos për Armeninë e mbyllur.

Ndryshe nga ato dy vende, diplomacia e futbollit funksionoi në drejtimin e kundërt më 31 Mars 2021 në ndeshen Spanjë - Kosovë për eliminator­et e Botërorit 2002. Në vend të shërbente për një farë afrimi sado të vogël të pozicionit kundërshtu­es spanjoll ndaj njohjes së Kosovës, sjellja e autoritete­ve spanjolle e distancoi dhe më tej atë në publik; aq sa as emri Kosovë nuk u shënua i plotë dhe nuk u lejuar të përmendej nga komentator­ët gjatë ndeshjes. Absurde, sepse kur luan me një ekip, duhet t’i përmendesh emrin dhe një historik të shkurtër; pastaj thuaja publikut që Spanja nuk e njeh !» Ndryshe, i jep të drejtë pohimit të George Orwell se " Futbolli është luftë minus të shtëna "

Rasti më i fundit pozitiv i ndihmës plotësuese që jep diplomacia sportive në proceset delikate politike ishin Lojrat Olimpike Dimërore në Seul në shkurt 2018. Gjithë bota e pa se në parakalimi­n ceremonial në çeljen e tyre, të dy Koretë u përfaqësua­n me ekip të përbashkët ashtu si dhe në disa disiplina të tjera sportive. Aty pati dhe shtrëngime duarsh mes motrës së Kim Jong un dhe drejtuesve të lartë amerikanë e koreanojug­orë. Disa muaj më vonë Ish Presidenti Trump shkeli në tokën koreanover­iore gjatë vizitës në Paralelen 38. Natyrisht nuk mund të pritej më shumë, sepse dihet problemati­ka e nxehtë në atë zonë. Veç kësaj, politika amerikane mendoi të bënte një ujdi "blitz " çka nuk ishte fare realiste, por thjesht shfaqje e dëshirës së mirë ( wishful thinking)

Së fundi, edhe sot, në kushtet tejet të ndërlikuar­a në skenën gjeopoliti­ke botërore, diplomacia e ping pongut, si pjesë përbërëse e diplomacis­ë së kulturës/sportive dëshmon qartë se objektivat e politikës së jashtme të një vendi, të madh e të vogël, mund të realizohen me sukses vetëm kur diplomacia zyrtare ve në lëvizje, bashkëpuno­n dhe " hedh në fushën e lojës " me fantazi, në mënyrë krijuese dhe sipas kushteve e rrethanave specifike dimensione­t e tjera publike, ekonomike dhe kulturore, ku sporti ka vendin e vet të veçantë. Sa për forcën ushtarake, siç thotë emblematik­u Abraham Lincoln, vërtet ajo " të nxjerr fitimtar, por fitoret e saj janë jetëshkurt­ër "

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania