Gazeta Shqiptare

Rama përsërit ftesën për Bashën: I gatshëm të shkoj përtej ndasive të 30 viteve

“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet”, kryeminist­ri: Të bashkëpuno­jmë për Shqipërinë “Tregoi se nuk është lider, por i varur nga Meta dhe Berisha”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama foli sërish dje për mundësinë e një bashkëpuni­mi me liderin e opozitës Lulzim Basha. Para të rinjve në Kamëz, kreu i qeverisë theksoi se është i gatshëm që të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit. I bindur se PS-ja do të fitojë më 25 prill, Edi Rama këmbëngul në bashkëpuni­min me Bashën. Por kjo, sipas Ramës duhet të bëhet kur kryetari i opozitës të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Para të rinjve në Kamëz, kreu i mazhorancë­s deklaroi se është i gatshëm që të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit. Por për këtë ai renditi një sërë cilësish që sipas tij një lider si ai i ka, ndërsa kryetari i opozitës jo. “Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e së ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet, stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë se kanë ankthin si do dalin nga pandemia. Duhet të jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformu­ese, nuk e ndal Shqipërinë asgjë”, - theksoi z.Rama. Sipas tij, fitorja nuk është as për të e as për politikën, por është për të ardhmen e shqiptarëv­e. “Çështja nuk është do fitojë apo s’do fitojë PS-ja, çështja është si ne do të shkurtojmë kohën, si ne do të afrojmë të ardhmen, si do ta prekim të ardhmen shumë më shpejt sesa përndryshe do ta preknim nëse nuk do të bëheshim bashkë, bashkë, bashkë”, deklaroi z.Rama. Mungesën e gatishmëri­së së Lulzim Bashës për të pranuar ftesën e tij për bashkëpuni­m pas 25 prillit, Edi Rama e sheh si provën më të mirë se ai nuk është lider, por një udhëndjekë­s i Sali Berishës dhe Ilir Metës. “Që ta mbaroj, më thotë ai gazetari ‘je ti gati të bashkëpuno­sh me Lulzim Bashën?’. Patjetër, pa diskutim, por me një kusht, duhet të ndahet nga Saliu dhe nga Iliri. Dhe Lulzim Basha përgjigjet. Dhe përgjigjja e tij është thjesht dhe vetëm pohim i faktit që ai nuk është një lider, ai nuk është një udhëheqës, ai është udhëndjekë­si i Saliut dhe i Ilirit. Sepse unë për Shqipërinë, për shqiptarët jam i gatshëm të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 vjetëve, por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, që ta bësh këtë duhet të jesh udhëheqës, që ta bësh këtë duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e së ardhmes,

DEKLARATA

“Nëse është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike ndasish dhe sherresh dhe të bashkëpuno­jmë ngushtësis­ht, por ama, thashë, Luli duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis. Janë dy çelësa dhe Luli vrapon me vrap të thotë ‘jo’ se nuk mundet. Si të thotë ‘po’? Po tha ‘po’, i hoqën baterinë dhe nuk këndon më. Po tha ‘po’ mbaroi. Se vetëm një kukull me bateri mund të jetë një herë Spiderman dhe një herë Borbardhë”, - tha Rama.

që ta bësh këtë duhet që të jetosh së brendshmi me hallet, me stresin, me problemet, me aspiratat, me ëndrrat e njerëzve. Që ta bësh

këtë duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë dhe ata se kanë ankthin se është

KOMUNIZMI

“Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, akoma sot, me fantazmën e tij, hijen e tij. E mban peng tamam si një mallkim, jo përmes nesh, as përmes qytetarëve të saj, por përmes PD-së së Shkodrës. Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru mund ta shpallte përmes PD-së Jozefina Topallin tradhtare. Jozefina Topalli nuk është shoqja ime, por të jetë tradhtare… Ju marrtë e mira që për 30 vjet luftoni komunizmin. Çfarë komunizmi luftoni ju? Me mua? Unë jam komunisti, Saliu demokrati? A jeni në vete, a jeni në tru të kokës a s’jeni?” - tha Rama në Shkodër.

pandemia. Për ta bërë këtë duhet të jesh mishërimi i atij karakteri shqiptar që ne e adhurojmë në këngët dhe vjershat e rrëfimet e prindërve, dhe nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në një fuqi të madhe transformu­ese, nuk e ndal Shqipërinë asgjë. Ne nuk na ndali armiku i padukshëm, ne nuk na ndali tërmeti. Kush do të na ndalë ne? S’ka asnjë sfidë që ne nuk e fitojmë”, - theksoi Edi Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania