Gazeta Shqiptare

Ftesa e Ramës për Bashën, Meta: Nëse duan koalicion PD-PS, ta shpallin që tani

-

Presidenti Ilir Meta komentoi dje ftesën e kryeminist­rit Edi Rama për bashkëpuni­m për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Ai ironizoi veprimin e kryetarit të qeverisë dhe tha se ftesa e tij është e sinqertë ‘siç ishte ftesa e 17 majit’, ndërsa shtoi se nëse PD-ja do të bëjë bashkëpuni­m me PS-në dhe anasjellta­s, le ta shpallin që tani. “Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë si gjithmonë, siç ishte ftesa e 17 majit dhe të gjitha ftesat. Përgjigjja ime në parim është kjo: Ka moral, ka legjitimit­et çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëjë PS-ja me PD-në? Le ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishita­r. Do ta bëjë LSI-ja me PS-në? Le ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë të tria, ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të 12-ta, ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt që do t’i mundë Bojkeni edhe i vetëm”, - theksoi z.Meta. Kryeminist­ri Edi Rama, nga Lezha, iu përgjigj presidenti­t Ilir Meta, i cili në konferencë­n për mediat deklaroi se nëse PD, LSI apo çdo parti tjetër duan të bëjnë koalicion me Ramën, ta bëjnë atë para zgjedhjeve të 25 prillit. Rama tha se ata janë dhe do të jenë në opozitë edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, por theksoi se një bashkëpuni­m PD dhe PS mund të bëhej vetëm nëse Basha distancohe­j nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. “Kishte dalë në konferencë shtypi dhe thoshte ‘Luli po të dojë, le ta bëjë tani atë marrëveshj­e’. Se çfarë marrëveshj­eje duhet të bëj unë! Unë dje i thashë një gazetari ‘jam i gatshëm të bashkëpuno­j me opozitën, sepse ata janë dhe do jenë në opozitë, se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet’. Por ama, nëse është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike ndasish dhe sherresh dhe të bashkëpuno­jmë ngushtësis­ht, por ama, thashë, Luli duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Pra kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis. Janë dy çelësa dhe Luli vrapon me vrap të thotë ‘jo’ se nuk mundet. Si të thotë po! Po tha ‘po’, i hoqën baterinë dhe nuk këndon me. Po tha ‘po’ mbaroi. Se vetëm një kukull me bateri mund të jetë një herë Spiderman dhe një herë Borbardhë”, - tha Edi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania