Gazeta Shqiptare

Qeveria e re, Basha: SHBA, BE dhe Britania e Madhe na kanë vendosur në dispozicio­n 4 ekspertë

“Drejtimi i timonit u takon shqiptarëv­e, jo një njeriu të vetëm”

-

Kreu i PD-se Lulzim Basha u shpreh dje se drejtimi i timonit nuk i takon një njeriu të vetëm, por gjithë qytetarëve, ndërsa theksoi se udhëheqësv­e u takon të tregojnë rrugën. “Timoni u takon shqiptarëv­e, nuk i takon një njeriu të vetëm, ndërsa drejtuesve u takon të tregojnë rrugën. Është shpërdorua­r shumë si metaforë. Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjës­ia ime”, theksoi Basha në ABC.Kreu demokrat tha se ‘25 prilli është në radhë të parë për të vendosur ndryshim në nivel qendror më pas për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga papërgjegj­shmëria në nivel vendor”. Lulzim Basha theksoi se zotohet që biznesin e vogël disa nisma do të bëhen realitet me afate kohore.“Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund, çdo ditë falimentoj­në 60 biznese, që do të thotë 60 kryefamilj­arë nuk çojnë më një rrogë në shtëpi. Kjo klimë nuk mund të vazhdojë më, shumë e bizneseve shqiptare janë për ndryshimin. Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros. Biznes i vogël do të quhet çdo biznes me xhiro nën 140 milionë të vjetra në vit. Angazhimet e tjera, që ky terror psikologji­k i inspektora­teve të marrë fund, duke fiksuar pullën fiskale”, -theksoi Meta. Lidhur me qeverine e pas 25 prillit, Basha deklaroi: “Partnerët na kanë vendosur në dispozicio­n 4 ekspertë perëndimor­ë. Partnerët janë SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Ekspertët i bashkohen ekipit tanë. Partnerët ia kanë vendosur edhe qeverisë, por mesa duket është interesuar te teatri dhe jo te zgjidhja e problemit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania