Gazeta Shqiptare

“Do të ndez dritën e shpresës”, Basha-Ramës: Kërkon të qeverisësh me ne, por ti do ikësh

“Zgjedhjet të jenë të lira”, Basha me zv.presidenti­n e KE: Brenda 100 ditëve të para nisim negociatat “Plani ynë ekonomik do hapë 110 mijë vende pune”

- Valentina Madani

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj sër ish dje kryeminist­rit Edi Rama për ftesën e tij për bashkëpuni­m. Sipas Bashës, Rama e bën një ftesë të tillë sepse e di që më 25 prill e pret humbja. Lideri demokrat deklaroi nga Kombinati se ndryshimi nuk mund të vijë nëse Edi Rama nuk largohet. “Këtu nga Kombinati dua t’ju them juve, dua t’iu them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë, se edhe Edi Rama e di që shqiptarët ia kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim, por dua t’i them nga Kombinati, nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë, do të vijë përmes përkushtim­it, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëv­e. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e

NDRYSHIMI

“Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e ‘Don Boskos’. Siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë. Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndezë dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëv­e. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Më 25 prill numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!” - deklaroi z.Basha.

MBËSHTETJA

“Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kw/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdr­ejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë, që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës”, tha Basha gjatë vizitës në dy familje, në Bathore e në Kamëz.

mundur për ju, për prindërit tuaj”, - deklaroi z.Basha. Integrimin në Bashkimin Europian, Lulzim Basha e ka ambicien e tij politike, për të cilën i ka ftuar shqiptarët që në 25 prill ta votëbesojn­ë, për

ta kthyer në një realitet hyrjen në union. Të njëjtin angazhim ndau dje edhe me zv/ presidenti­n e Komisionit Europian, njëkohësis­ht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas,

gjatë një takimi online. Të njëjtin optimizëm me kreun e demokratëv­e ndau edhe zv/presidenti i Komisionit Europian, i cili i njohu jo pak merita në rolin që luajti si ministër i Brendshëm në procesin e liberalizm­it të vizave. Pandemia dhe çështja e vaksinimit ishte një tjetër temë mes tyre. Kryetari i demokratëv­e i shpjegoi zv.presidenti­t të KE-së programin elektoral të PD-së dhe ambicien për të çelur negociatat brenda 100 ditëve nëse fiton zgjedhjet. Basha akuzoi qeverinë për mungesë transparen­ce, duke hedhur poshtë çdo pretendim se ka përdorur pandeminë e COVID-19 për të sulmuar qeverinë. Nga ana e tij, zv/presidenti i Komisionit Europian u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në këtë proces. Zv/presidenti i KE-së u shpreh se ringjallja ekonomike është një domosdoshm­ëri për Shqipërinë dhe se në funksion të rimëkëmbje­s do të jenë edhe investimet europiane.

PREMTIMI

Kreu i PD-së publikoi dje një spot elektoral, ku bën thirrje që qytetarët të votojnë numrin 9 në zgjedhjet e 25 prillit, për ndryshimin që, sipas tij, Rama nuk do ta sjellë dot kurrë. “Për 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi. Më 25 prill – e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!” shkruan Basha krahas videos. Në video thuhet se “Shqipëria po thërret: duam ndryshim.

Duam të jetojmë më mirë, të sigurojmë të ardhurat për familjet tona. Në 8 vite me Ramën, kishim papunësinë më të lartë, si asnjëherë më parë. Ai nuk do sjellë kurrë ndryshim. Ai është problemi. Ai është dështimi. Ndryshe nga ai, plani ekonomik i Bashës do hapë 110 000 vende pune. Më 25 prill, Shqipëria do votojë numrin 9 për punësim, për një rrugë të re drejt një jete më të mirë. Për ndryshim. Për Bashën”. Ndalesa e radhës e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për fushatë elektorale, ishte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Gjatë takimit me qytetarët, Basha theksoi se nuk mund të flasë me mikrofon sepse është ndërprerë energjia elektrike. Ai u zotua të sjellë ndryshimin pas 25 prillit. “Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e ‘Don Boskos’. Siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë. Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndezë dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëv­e. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Më 25 prill numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!” - deklaroi z.Basha. Duke kërkuar edhe një herë tjetër ndjesë për legalizime­t, Lulzim Basha tha se procesi do të përmbyllet brenda dy viteve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania