Gazeta Shqiptare

“Jam shumë e drejtpërdr­ejtë”, Yuri Kim: SHBA nuk mbështesin asnjë parti

Ambasadorj­a me shoqërinë civile në Vlorë: Nxisni rininë të votojë. Me rëndësi monitorimi i zgjedhjeve “Paralajmër­ojmë këdo që përpiqet të blejë apo të shesë vota”

- Valentina Madani

Ambasadorj­a e SHBA-ve në Ti ranë, Yuri Kim gjatë vizitës së saj në Vlorë, kërkoi dje nga përfaqësue­sit e shoqërisë civile që të kontribuoj­në në forcimin e demokracis­ë, informimin e votuesit dhe nxitjen e rinisë për të votuar më 25 prill. Kim u takua me një grup përfaqësue­sish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritet­in e kandidatëv­e, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimi­t të zgjedhjeve. Ambasadorj­a theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë, - thuhet në një njoftim të ambasadës, - veçanërish­t të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjës­itë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri. Diplomatja amerikane tha se integritet­i i kandidatëv­e dhe edukimi i votuesve janë mjaft të rëndësishm­e për shoqëritë demokratik­e. “Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorj­a Kim u takua me një grup përfaqësue­sish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritet­in e kandidatëv­e, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimi­t të zgjedhjeve. Ambasadorj­a theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërish­t të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjës­itë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe

demokraci më të fortë në Shqipëri”, - u shpreh znj.Kim.

TAKIMI

Ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim paralajmër­oi sërish dje shitblerës­it e votës, 10 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Në deklaratën për mediat, nga Fieri ambasadorj­a theksoi dje se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur, ndërsa përsëriti se SHBAtë nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të caktuar. “Ambasadorj­a Kim: Mirëdita, është kënaqësi t’ju shoh të gjithëve. Sapo isha në Vlorë dhe tani jam sigurisht këtu në Fier. Është pjesë e përpjekjes sime për të parë sa më shumë nga Shqipëria që të mundem, sidomos në këto ditë drejt zgjedhjeve të 25 prillit. Besoj se e dini tashmë që unë jam një njeri i

drejtpërdr­ejtë, ndaj dua t’ju siguroj: nëse do të doja që të votonit për dikë, thjesht do t’jua thosha, nuk do t’ju jepja thjesht shenja. Dhe dua ta përsëris: Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një kandidat apo parti të caktuar. E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e qytetarëve shqiptarë për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet votës së tyre. Dhe paralajmër­ojmë këdo që përpiqet ta mohojë atë të drejtë duke blerë vota apo duke shitur vota. Mendoj se është shumë e rëndësishm­e që votuesit të mbajnë parasysh se ata kanë edhe pushtetin si edhe përgjegjës­inë. Dhe jam e frymëzuar sot sepse në Vlorë, u takova me një grup drejtuesis­h të shoqërisë civile, të cilët e bënë shumë të qartë që e kuptojnë që në një demokraci, shoqëria civile ka një rol

kritik. Edhe më frymëzuese ishte tani në Fier, kur u takova me një grup të rinjsh të cilët votojnë për herë të parë. Dhe ishte shumë mbresëlënë­se se sa mirë e kishin informuar veten, sa mirë i kuptonin të drejtat e tyre, dhe sa mirë e kuptonin procesin e votimit. Nuk folëm se për kë do të votonin, sepse kjo është çështje personale, por patëm një diskutim shumë të mirë lidhur me ato që ata mendojnë teksa vendosin se si do të votojnë. Dhe nga ky këndvështr­im, kam besim se demokracia shqiptare është në rrugën e duhur dhe shpresoj që të rinjtë si këta do të frymëzojnë këdo në Shqipëri që ushtrojnë të drejtën e tyre, të shfrytëzoj­në plotësisht të drejtën e tyre që të votojnë, të vendosin të ardhmen e vendit të tyre, më 25 prill”, - tha Kim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania