Gazeta Shqiptare

“Ne nuk bëjmë tifo për asnjë palë”, ambasadori italian: 25 prilli, sfidë për Shqipërinë

-

Zgjedhjet e 25 prillit do jenë një sfidë për Shqipërinë sa i takon rrugëtimit drejt Bashkimit Europian. Ky ka qenë mesazhi që ambasadori italian, Fabrizio Bucci përcolli këtë të enjte nga Elbasani. “Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet në një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishë­m në të cilin populli vendos për qeverinë që do t’i drejtojë ata. Shqipëria për Italinë është një vend me të vërtetë i veçantë, kemi marrëdhëni­e që na lidhin së bashku prej shekujsh. Ne nuk bëjmë tifo për asnjë palë, për asnjërën palë. Ne bëjmë tifozllëk për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët dhe që do të zgjidhë problemet e tyre. Që e shtyn Shqipërinë gjithmonë e më shumë përpara dhe e ofron me BE-në”, - deklaroi z.Bucci. Diplomati italian siguroi se ditën e zgjedhjeve nuk do të pranohen përplasjet fizike mes forcave politike. “Përplasjet e ideve dhe planeve janë të pranuara, por ato fizike nuk janë të pranueshme. Zgjedhjet duhet të jenë një festë, një festë e demokracis­ë. Sepse populli zgjedh ata që do t’i drejtojnë në të ardhmen. Përplasja e ideve është në rregull, konfrontim­i i tyre sa kohë është i bazuar në fakte, në programe dhe në gjëra konkrete. Sepse besoj në bazë të tyre shqiptarët do të zgjedhin ata që do t’i zgjidhin problemet e tyre, sepse problemet janë po ato, punësimi, edukimi. Të gjitha partitë kanë prezantuar programe dhe votuesit do të përcaktojn­ë kush është më i miri”, - u shpreh Bucci. Gjatë vizitës në Elbasan, ambasadori italian u takua me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla dhe atë të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, ku përcolli mesazhin për të garantuar procesin e zgjedhjeve në 25 prill.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania