Gazeta Shqiptare

“25 prilli, prova e zjarrit”, Meta: Kush prek votën, e ka vendin në burg!

Presidenti: Persona me rekorde kriminale po vjedhin identitete­t e shqiptarëv­e në Korçë “Manovra mafioze. As mos t’iu shkojë ndërmend që të ofrohen në qendrat e votimit”

- Valentina Madani

Kreu i shtetit Ilir Meta e konsideron 25 pril lin provën e zjarrit, ku do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur me demokracin­ë. “25 prilli është prova e zjarrit për të gjithë, do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur. Demokracia dhe sundimi i ligjit nuk është lojë”, - theksoi z.Meta. Vetë presidenti me 25 prill, ditën e zgjedhjeve do të jetë në Vlorë. Para mediave Meta dje u shpreh se ka dështuar çdo skenar për fitimin e zgjedhjeve nga socialistë­t “pa ndeshje fare”. Meta foli me tone të ashpra ndaj Damian Gjiknurit, të cilin e akuzon shpesh si drejtuesin e grupit kriminal të prekjes së votës në Vlorë. Kreu i shtetit tha se përfaqësue­sit e PS-së e dinë shumë mirë se çfarë mund t’iu bëjnë vajzat dhe gratë e Vlorës vagabondëv­e. “Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitet­in. Ju e kuptoni se çfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëv­e vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash. Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identiteti­n e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe guruja i tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ia bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim”, - theksoi z.Meta. I pyetur nëse ka përplasje brenda LSI-së në qarkun e Vlorës, presidenti deklaroi se nuk ka asnjë interes për forcën në fjalë. Ai pretendon mes të tjerash se PS ka ske

PROVAT

“Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditësh, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Atje nuk ka burra Damiani, por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitet­in. Ju e kuptoni se çfarë mund t’iu bëjnë këto vagabondë vajzave dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka dhe janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash”, - tha Ilir Meta.

nar për ndërhyrje në njësinë nr.10, ku pritet që të votohet elektronik­isht. “Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohe­n. Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25 prill do të triumfojë referendum­i, në thelb të së cilit janë liria dhe demokracia”, - u shpreh Ilir Meta.

DENONCIMI

Presidenti Ilir Meta, denoncoi dje se po vidhen identitete­t e shqiptarëv­e që nuk kanë mundësi që të rikthehen në Shqipëri e të votojnë në 25 prill. Ai tha se në qarkun Korçë, persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID për të votuar në emër të emigrantëv­e. Meta theksoi se kushdo që falsifikon dhe prek votën do ta ketë vendin në burg, teksa

deklaroi se i është drejtuar prokuroris­ë për nisjen e verifikime­ve. “Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifiki­mi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin. Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identiteti­n e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut. Nga ajo që është bërë publike, autoritete­t e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjës­i”, - tha Meta.

MESAZHI

Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi dje mesazhin e Konferencë­s Ipeshkvnor­e të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit, për të paralajmër­uar

edhe një herë këdo që tenton të prekë votën. Meta tha në “Facebook” se vendi i tyre do të jetë në burg, ndërsa thirrja për qytetarët është që të mos bien në grackë. “Ndëshkoni ata, që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria, atdheu ynë i bekuar! E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencë­s Ipeshkvnor­e t? Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrj­en masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishë­m të jetës demokratik­e dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë. I bëj, gjithashtu, jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj! Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg! ”, - shprehet z.Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania