Gazeta Shqiptare

Sherri në Berat ku u dhunua çifti dhe u plagos polici që tentoi t’i ndante, arrestohen 3 vëllezërit Marini

Të arrestuari­t: S'mbajmë mend ç'kemi bërë. Në kërkim dhe vëllai tjetër Nëna e Albert Memës: Ishin të pirë. Nuses i ranë me gur në kokë, djalin ma kapën për fyti

-

Tre vëllezër janë arres tuar dje nga policia e Beratit, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai tjetër, në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal mes disa familjarëv­e, ku si pasojë mbetën të plagosur një çift bashkëshor­tësh si dhe një efektiv policie që tentoi të shuante konfliktin. Burime nga policia lokale bënë me dije se në sherr u përfshinë katër vëllezër dhe një çift bashkëshor­tesh. Në këtë moment kanë ndërhyrë blutë, ndërsa dyshohet se gjatë konfrontim­it fizik arma ka kryer qitje të pavullnets­hme ku është plagosur në këmbë efektivi. Sipas burimeve të mësipërme, në pranga kanë përfunduar shtetasit: Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Armando Marini 46 vjeç. Shkëndi Memaj, e ëma e Albert Memajt që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e së mërkurës në Berat, ka treguar dje se vëllezërit Marini i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme, por të mërkurën kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Sipas saj, vëllezërit u konfliktua­n me Albert Memajn për motive banale, duke i thënë se pse mbani njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre. Ndërkohë, para policisë, tre vëllezërit e arrestuar kanë thënë se kanë qenë të pirë dhe se nuk mbanin mend se çfarë kishin bërë një natë më parë. Konflikti u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës, ku u përfshinë katër vëllezërit (përdorues të

NGJARJA

Mësohet se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat, ku Albert Mema dhe bashkëshor­tja e tij Olta Mema, u konfliktua­n me katër vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe Arjan Marini 40 vjeç, që është shpallur në kërkim. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontim­it, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë.

lëndëve narkotike) me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe bashkëshor­ten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë. I plagosur mbeti edhe efektiv i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontim­it, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. Ai u transportu­a për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializu­ar.

DËSHMIA E NËNËS SË ALBERT MEMËS

“Ora ishte 8 pa çerek. I thashë djalit mbylle dyqanin se vajti vonë. Më tha ik përpara se erdha unë. E mori në telefon një njeriu ynë dhe po fliste. Në atë kohë djali më tha “erdhi Geraldi

në dyqan dhe më mbërtheu prej gryke”. Ai i kish thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë, a je në terezi apo nuk je. Ai u hodh, tha çuni, dhe erdhi i vëllai me një kaçavidë. I kish thënë edhe një komshi “çuna, çfarë po bëni”. Djali i nxjerr jashtë dhe vjen lart. Ata dolën përjashta dhe na qëlluan me gurë. Atje u godit nusja me gurë në ballon sipër. Nusja u godit dhe i filloi hemorragji­a nga koka. U futëm brenda dhe i thashë djalit merr policinë. Erdhi policia dhe u përleshën andej. Mori nusen ambulanca. Të them se jemi ngatërruar qysh a tek nuk jemi ngatërruar. Ata ishin të katërt aty. Dy ishin aty, dy ishin te dera. Me policinë u përleshën ata, por nuk morën vesh çfarë ndodhi se kishim hallin

tonë. Kështu qe puna,”- tha Shkëndi Mema. Ndërsa i afërmi i familjes Mema tregoi se palët e konfliktua­ra kishin shtëpitë ngjitur dhe katër vëllezërit vinin shpesh në dyqanin e familjes Mema. Ai shtoi se nuk dinte asgjë më tepër për këtë ngjarje. “Isha te lokali në lagje dhe po diskutonim në lokal që kështu ndodhi që është plagosur një polic. Mora nipin ta pyes, Pastaj kishte ardhur edhe policia. Të shoqen e kishin dërguar në urgjencë. Pastaj e sollën në shtëpi. E përjetova keq. Unë kam qenë dëshmitar disa herë këtu edhe pa lekë i kanë dhënë. Ata mesa kuptuam kanë qenë të dehur. Më tepër nuk di çfarë të them. Nuk jam takuar as me çunin se dje kishte ardhur policia. Ku di gjë më unë ç’të them,”- u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania