Gazeta Shqiptare

Grabisnin vilat e të pasurve në Tiranë, gjykata lë në burg 5 të arrestuari­t

PËRGJIMET/ “Ik se nuk do dalësh bosh atje”. Hektor Qirjazi u çonte adresat me “Google Maps” Zbardhet dosja, hajduti: Si e hapa kasafortën e vilës në Sauk, mora 4 pako me euro, bizhuteri, 1 Samsung e IPAD

-

TIRANË – Gjykata e Tiranës dje ka lënë në burg 5 personat e arrestuar si pjesë e një grupi të grabitjes së banesave në Sauk dhe Liqeni i Thatë në Tiranë. Në qeli kanë përfunduar lideri i grupit Dorjan Lamani ( Hektor Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti. Ata u kapën në flagrancë teksa sapo kishin grabitur një banesë tek kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku morën një shumë të konsiderue­shme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Grupi dyshohet se kontrolloh­ej nga famëkeqi Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i cili u çonte anëtarëve me ”Google maps” vilat të cilat duhet të vidhnin. Mësohet se alarmi i dhënë në policinë e Tiranës se më 12 prill do të grabitej një pikë e këmbimit valutor në Yzberisht nën kërcënimin e kallashnik­ovëve, zbuloi grupin e skifterëve të vilave luksoze në Tiranë. Ndërkohë, “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare” kanë siguruar dosjen e grabitësve të vilave, në zonën e Liqenit të Thatë. Në këtë dosje mes të tjerash, është edhe momenti i grabitjes së një vile luksoze, që nga çasti kur autori hyn brenda, duke kapërcyer murin rrethues e deri kur largohet me eurot dhe sendet e marra. Në dosjen e prokuroris­ë është zbardhur dëshmia e njërit prej pesë të arrestuarv­e, Dajvid Dosti, i cili tregon si ka arritur ta hapë kasafortën e vilës luksoze, prej ku ka marrë 4 pako me euro dhe disa bizhuteri. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, ai është shprehur se me Qirjazin është takuar për herë të parë në Skrapar, pas kontakteve që kanë pasur në rrjetet sociale. Natën e arrestimit, teksa ndodheshin në vilën që grabitën, Dosti shpjegon se e ka ftuar Qirjazi që të kryente “punën”. Gjithashtu, Dosti është shprehur se Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për grabitje, u dërgonte me “Google maps” vilat të cilave iu ishte “vënë syri” për t’u grabitur.

OPERACIONI “START & STOP”

Dajvid Dosti u arrestua pas vjedhjes së vilës në TEG më 12 prill, sapo kishte hipur në taksi për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Pas tij janë vënë në pranga edhe Hektor Qirjazi, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, gjatë operacioni­t të koduar “START & STOP”, ndërsa ky grup kriminal ka kryer aktiviteti­n kriminal në Greqi dhe vende të tjera të BE-së. Gjatë operacioni­t në fjalë, policia ka sekeustrua­r një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrësedhë­nëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

TAKIMET TAKIMET E E DOSTIT DOSTIT ME ME QIRIAZIN QIRIAZIN

Njëri prej anëtarëve të grupit, Dajvid Dosti në dëshminë e tij para grupit hetimor, është shprehur se me Qirjazin është takuar për herë të parë në Skrapar, pas kontakteve që kanë pasur në rrjetet sociale. Natën e arrestimit, teksa ndodheshin në vilën që grabitën, Dosti shpjegon se e ka ftuar Qirjazi që të kryente ‘punën’. Ai shton se ka kaluar murin, ka hyrë në vilë, ka gjetur kasafortë dhe ka marrë 16 mijë e 250 euro. Grupi u vu në pranga më 12 prill të këtij viti. Qirjazi ishte shpallur në kërkim nga autoritete­t greke ku është dënuar me burg të përjetshëm.

KUSH KUSH ËSHTË ËSHTË HEKTOR HEKTOR QIRIAZI QIRIAZI

Mësohet se 38-vjeçari Hektor Qirjazi ishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh nga autoritete­t greke si pjesë e një grupi grabitësis­h të dhunshëm në shtetin fqinj, ku edhe ka marrë dënimin me burg të përjetshëm. Në Shqipëri, bashkë me të arrestuari­t e tjerë, Qirjazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës. Grupi i shqiptarëv­e që vepronin në shtetin fqinj u identifiku­an si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi. Në Shqipëri, bashkë me të arrestuari­t e tjerë, Qirjazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës.

DËSHMIA E NJËRIT PREJ TË ARRESTUARV­E

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 10.00 e ka marrë në telefon ne rrjetin social “Messenger” shtetasi Dorjan Qirjazi, i cili i ka thënë “që duhej të takoheshim”, rreth orës 10.30 janë takuar te një lokal në zonën e Astirit, i cili ishte vetëm. Gjatë kësaj kohe ai i tha që “ishte një punë dhe nëse unë e bëja dot ose jo”, ai më tha

se “ishte një shtëpi te TEGu dhe se do ta vjedhim”, unë i thashë se “do e bëj”, ai më tha “ok” , gjatë kësaj kohe nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim , ai i ka treguar nëpërmjet “Googles maps” banesën që do të vidhnim, pra nëpërmjet hartës. Dorjani i ka thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu, ai i ka thënë ik

se “nuk do dalësh bosh atje”. Gjatë kësaj bisede që kanë bërë gjithashtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani. Gjithashtu, Dorjani i ka dhënë një vegël si “krik dore” të madh për hapje dyersh, një kaçavidë të madhe, pllakë dhe një radio marrëse dhënëse, ai i ka thënë që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij në zonën e Astirit për të ndarë lekët”,- citohet në dosje. Grupi i grabitësve u godit katër ditë më parë nga policia në kuadër të operacioni­t të koduar “Start&Stop”. GRABITJA E VILËS “Jam nisur në drejtim të shtëpisë me anë të telefonit, nëpërmjet ‘Google maps”, siç me kishte treguar Dorjani, drejtimi që unë mora në fillim ishte majtas dhe më pas djathtas dhe gjithë kësaj kohe orientohes­ha nga telefoni për drejtimin e banesës. Më pas, kam kapërcyer murin e shtëpisë dhe kam hyrë në oborrin e banesës, kam marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese, e cila ishte e hapur fare. Menjëherë kam hyrë brenda dhe kam kontrollua­r nëpër shtëpi, ku nuk kishte asnjë banor të saj. Pasi kam kontrollua­r te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë, kam gjetur një kasafortë, e cila ishte e mbyllur, e hapa me kaçavidën dhe Krikon që kisha me vete në çantë, gjithashtu gjatë gjithë kësaj kohe që kam qëndruar në banësë, përreth një orë, kam komunikuar me radio marrësedhë­nëse.

Kasaforta ishte me kod dhe kam qëndruar rreth një orë për ta hapur, pasi e kam hapur, aty kishte një shumë të konsiderue­shme parash, të cilat ishin në euro, lekë shqiptare nuk kishte, shuma në euro nuk e di sa ishte, por kam marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu, në kasafortë kam marrë edhe disa bizhuteri, të cilat ishin në kuti të ndara, pasi kam marrë eurot dhe bizhuterit­ë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung, gjithashtu, kam marrë dhe një palë vëth;, gjithashtu kam marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Palay Stacion”, - ka deklaruar para hetuesve të çështjes, I arrestuari Dajvid Dosti. Ndërkaq ai ka rrëfyer se: “Më pas, kam dalë nga kjo banesë, ku kam qëndruar rreth një orë dhe kam marrë drejtimin për të dalë andej nga hyra, pra duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese. Pasi kam kapërcyer murin, kam ikur për nga qendra tregtare “TEG”, në drejtim të disa taksive dhe gjatë kësaj kohe jam arrestuar nga policia. Personat e tjerë nuk i njoh me emra, pasi ishte hera e parë që i shikoja, por po t’i shoh përsëri, edhe mund t’i identifiko­j, kam lëvizur në mjetin tip Ford, ndërsa Dorjani nuk e di me çfarë mjeti ishte”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania