Gazeta Shqiptare

Bie ndjeshëm kurba e koronaviru­sit, 169 raste të reja brenda 24 orësh

Zbrazen spitalet covid, 182 të shtruar, 9 në terapi intensive e 1 i intubuar Humbin jetën 4 persona, shkon në 2335 numri total i viktimave

- Voltiza Duro

Kurba e covid 19 ka pë suar rënie të ndjeshme në 24 orët e fundit duke regjistrua­r 169 raste të reja si dhe 4 humbje jete. "Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastë­r, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamzë, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastë­r, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan",-beri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

TË TË HOSPITALIZ­UAR HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë 2335 persona kane humbur jetën në betejën me virusin e rrezikshëm. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 - 86 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",-thuhet në njoftimin e MSh.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19",-apeloi MSh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania