Gazeta Shqiptare

Të drejtat e grave nuk maten me numrin e ministreve dhe deputeteve

- Nga Lediana Fratari

Një grua u gjet e pajetë dje në mesditë në banesën e saj në Shkodër, në lagjen "Fahri Ramadani". Në trupin e viktimës kishte plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Nuk ka një përgjigje zyrtare nëse është vrarë apo vetëvrarë. Vetëm pak ditë më parë, 45-vjeçarja Fëllënxa Shirja nga fshati Manskuri i Kavajës vdiq në mënyrë barbare, duke u djegur nga bashkëshor­ti i saj, i cili i dha fund edhe jetës së tij. Pak javë më parë, të njëjtin fat pati edhe një grua e re në Lushnjë. Kronika e zezë është e mbushur me lajme tragjike mbi vrasjen apo dhunën ndaj grave e vajzave. Modernizim­i i jetës dhe bashkëjete­sa me teknologji­në duket se fare pak kanë ndikuar në ndryshimin e mentalitet­it të burrit. Pushteti i tij mbi gruan vazhdon të demonstroh­et në forma të ndryshme dhe ajo që ne shikojmë në ngjarjet tragjike, janë vetëm maja e ajsbergut të kësaj plage të madhe sociale dhe shoqërore.

Unë bisedova dy ditë më parë me disa gra që kanë rënë pre e dhunës dhe abuzimit. Historitë e tyre ishin vërtet dramatike. Vajza që janë trafikuar dhe kanë rënë pre e shfrytëzim­it nga banda kriminale dhe gra, që kanë rënë pre e dhunës së burrave, dhe për vite me radhë kanë heshtur në kushtet e pamundësis­ë për të ngritur krye për hir të fëmijëve apo mentalitet­it se "vajza që ka dalë nga dera e prindërve nuk kthehet më atje".

Është një tjetër realitet, përtej atij që ne shikojmë dhe që flet për shoqëri moderne e tolerante. Pas mureve të shtëpive, në shumë familje është bota reale, të cilën e përjetojnë më së shumti gratë. Përballimi e vetme i punëve në familje është më e pakta peshë që mban gruaja.

Sipas organizatë­s CRCA, 16 gra dhe vajza u vranë në vitin 2018, ndërsa mbi 100 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar përgjatë 18 vjetëve të fundit. Vetëm gjatë vitit 2020 janë dhënë mbi 4000 urdhra mbrojtjeje nga gjykata! Që prej vitit 2010 në Shqipëri kanë humbur jetën 106 gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje, 73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshor­tët e tyre.

"Shqipëria po kthehet në një shesh beteje për të drejtat e grave dhe vajzave. Nga njëra anë kemi një lëvizje gjithnjë në rritje të shoqërisë për arritjen e barazisë burrë-grua, por nga ana tjetër vlerat tradiciona­le dhe kulturore që e shikojnë dhe e trajtojnë vajzën dhe gruan si pronë prodhojnë dhunë dhe vrasje! Në këtë drejtim përgjegjës­i kryesore mbajnë bashkitë kudo në Shqipëri, pasi në 28 vjet nuk kanë arritur të ndërtojnë thuajse asnjë shërbim komunitar për fuqizimin e familjeve dhe zgjidhjen e konfliktev­e", - thotë Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA.

Një studim i "UN Women" tregon se 1 në 3 gra, ose 36,6% e grave përjetonin aktualisht dhunë. Në veçanti 1 në 3, ose 36,7% e grave, ato që ishin ose kishin qenë të martuara, që jetonin me një partner mashkull, përjetonin dhunë në familje nga partneri intim. Nga të gjitha gratë e moshës 1874 vjeçe, 3,4% kanë përjetuar dhunë nga jopartneri, 8,5% kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe 6,9% kanë përjetuar përndjekje.

Ekspertiza për të treguar përmasat e dhunës ndaj grave nuk ka munguar. Raportet e organizata­ve vendase dhe të huaja janë të pafundme. Por reagimi ka qenë thuajse mjeran. Sa herë flitet për gratë, i referohemi barazisë gjinore në politikë. Qeveria tregon me krenari pjesëmarrj­en e grave në kabinetin qeveritar apo në parlament. Por, pas mureve të shtëpive, ku gratë përjetojnë dhunën dhe mundimin, shteti nuk ka hyrë. Ne vazhdojmë të demonstroj­më parimin e fasadave edhe në këtë drejtim.

Mbrojtja e të drejtave të grave është një nga kauzat, angazhimet e mia në politikë. Por ky angazhim nuk do t'u referohet grave në politikë. Përkundraz­i, unë do të punoj fort që gratë e politikës t'i bëj bashkë në një angazhim për të mbështetur gratë e dhunuara, atyre që janë pas mureve që ne të tjerët nuk i shikojmë.

Do t'i angazhoj të bëjmë maksimumin për të kërkuar ndëshkimin e burrave të dhunshëm që ende vazhdojnë të mendojnë se gruaja është pronë dhe ajo mund të trajtohet ashtu siç duan dhe dinë ata.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania