Gazeta Shqiptare

VIP-at sugjerojnë: Blini këpucë transparen­te, kombinohen me gjithçka

Trendi i fundit i modës, vajzat e showbiz-it shqiptar zgjedhin këtë model këpuce Nga Klea Huta te Luana Vjollca, ja si të eksperimen­toni me veshjet dhe takat

-

Takat transparen­te janë trendi i pran verë-verës së 2021shit. Po, prej kohësh janë në qarkullim, por vetëm tani po ia shohim shumë vajzave të njohura të show bizz-it dhe shumë shpejt po kthehen në modë. Nëse këto ditë do të bënim një ecje nëpër rrugët kryesore në Tiranë, zakonisht nëpër ambiente të zhurmshme, në bare apo vende që frekuentoh­en nga të rinj, diku në një anë të tij do të vërenim medoemos një vajzë që ka zgjedhur pikërisht takat transparen­te. E bukura e tyre është fakti që mund të kombinohen me çdo gjë. Ngjyra të ndezura apo fosforeshe­nte, ngjyra toke apo ngjyrat e pranverës gjithçka shkon me takat më të preferuara të momentit. Arsyeja? Janë transparen­te dhe s'keni nevojë të kombinoni ngjyra për t'i përshtatur me veshjen. Jo rrallëherë kemi parë nëpër studiot televizive, në spektakle apo evente të ndryshme, që bukuroshet e show bizz-it të zgjedhin pikërisht këto lloj takash për të dalë në skenë. Klea Huta, Elita Rudi, Lori Hoxha, Era Istrefi, Luana Vjollca dhe Oriola Marashi janë disa nga vajzat që i kanë në garderobën e tyre këto taka. Klea, Lori, Oriola dhe Era i kanë kombinuar këto taka me veshje elegante.

KLEA HUTA

Huta e veshur me një kostum ngjyrë jeshil dhe sipër me një pelerinë tyl, lejla ka preferuar që të zgjedhë pikërisht takat transparen­te, për të mos u lodhur më shumë në kombinime të gjera. Një make up i lehtë dhe flokët e kapura gërshetë mbrapa e bëjnë të duken atë mjaft tërheqëse. Ndërsa për takat mund të themi që zgjedhja e saj ka qenë e duhura.

LORI HOXHA

Bukuroshja Lori Hoxha ka zgjedhur t'i vesh këpucët e saj transparen­te me një kostum plot xixa të shkëlqyesh­me. Një rozë e ndritshme dhe një make up i lehtë, e bëjnë atë të duket mjaft sensuale. Lori, së cilës i pëlqen të eksperimen­tojë dhe guxoj me veshjet, këtë herë ka gjetur rehati e ka preferuar të vesh takat transparen­te.

ERA ISTREFI

Ajo njihet për shijen e çuditshme dhe për shpirtin që kërkon gjithmonë gjërat e komplikuar. Megjithatë, kur bëhet fjalë për veshjet Era Istrefit i pëlqen të jetë e kuruar në detaje. As kësaj këngëtarej­e nuk do t'i mungonin takat transparen­te. Ajo ka preferuar t'i vesh ato me një kostum të kuq, ndërsa ka pozuar para një makine.

ORIOLA ORIOLA MARASHI MARASHI

Trendit të fundit të takave transparen­te nuk do t'i shpëtonte as Oriola Marashi. Modelja bukuroshe i ka veshur ato me një fustan me dekolte të hapur, i cili sugjerohet për evente dhe për dasma. Oriola duket mjaft bukur në fotot e postuara në rrjetin social 'Instagram' dhe mjaft e qetë për zgjedhjen e veshjeve dhe këpucëve,

LUANA VJOLLCA

Herë pas herë moderatorj­a Luana Vjollca ka veshur këpucë transparen­te në emisionin e saj "Shiko kush Luan". Asaj i pëlqen të eksperimen­tojë dhe të bëj zgjedhje të ndryshme për veshje e këpucë. Takat transparen­te Luana i ka pasur në një prej klipeve të saj, në të cilin ngjyra vjollcë ka qenë dominante në veshje.

ELITA RUDI

Elita i ka veshur gjatë një shëtitje me birin që nuk ka shumë kohë që ka ardhur në jetë. Një kostum i bardhë, shumë veror, buzët e kuqe dhe takat transparen­te. Kështu i ka pëlqyer Elitës të vishet teksa shijon një ditë pushimi me të birin. Por zgjedhja e takave transparen­te ka qenë edhe e vajzave të "Përputhen", si Ana, Sindi apo Antonela, të cilat i shohim çdo ditë në ekran. Po ju a i keni këto taka në garderobë apo do mendoni t'i blini pas këtij artikulli?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania